GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Disiplina “shkund” zyrtarin e Egnatias! Elbasani vazhdon ta pësojë prej tifozëve (Vendimet)

11:10 - 14/02/26
në Sport
Kohë leximi: 6 min
A A
Komisioni i Disiplinës me dorë të hekurt, Flamurtari e pëson keq
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, ka publikuar vendimet e marra në lidhje me javën e fundit futbollistike. Këto vendime kanë të bëjnë me ekipet e Superiores, Kategorisë së Parë e deri te futbolli i moshhave.

Ajo ç’ka bie në sy është dënimi i drejtorit sportiv të Egnatias, Klejdi Zenelaj, me një pezullim prej katër ndeshjesh dhe gjobë prej 100 mijë lekësh të reja. Elbasani në krahun tjetër e ka pësuar prej tifozëve duke u gjobitur me 200 mijë lekë të reja.

Vlen të përmendet edhe gjoba e majme për Apoloninë e Fierit. Për shkak të vonesave gjatë ndeshjes si dhe për sjellje të gabuar të tifozëve, klubi fierak është gjobitur me 500 mijë lekë të reja.

VENDIMET:

Zyrtari i KF Egnatia, Klejdi Zenelaj, për dhënien e deklaratave publike fyese dhe denigruese ndaj institucioneve sportive dhe zyrtarëve të ndeshjes, duke cenuar parimet e etikës sportive, në kundërshtim me nenin 8/1, 13 dhe nenin 14/6 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Në zbatim të nenit 6/5 të KDE, KF Egnatia ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.

KF Vora, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
FK Bylis, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese në mënyrë të përsëritur, në bazë të neneve 17/2/e dhe 33 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
Zyrtari i AF Elbasani, Maringlen Çoku, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

FK Apolonia, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1, 16/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
FK Apolonia, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës

K.S. Korabi, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF.
Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Zyrtari i KF Vllaznia Femra, Oliver Matija, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Apolonia B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë e Tretë, kundër KF Përmeti, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
Lojtari i KF Gramozi, Ardjol Zaka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i AF Elbasani U-16, Ermal Kycyku, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Elbasani U-16, Amarildo Sinani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FK Apolonia U-16, Eldi Biti, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i Rinia EL U-19, Rael Selami, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Rinia EL U-19, Laert Jaçe, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i Rinia EL U-19, Jerli Hatellari, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Butrinti U-19, Arseljo Metaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i KF Butrinti U-19, Emiljano Zhuli, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Butrinti U-19, Petrit Sinani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i Akademia e Futbollit U-17, Jon Zajmi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Kinostudio U-15, Albi Cakalli, për sjellje te dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Lojtari i FC Dinamo City U-15, Luis Legisi, për sulm ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Zyrtari i KF Shkodra U-13, Noris Kozmai, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, zona Rajonale Tiranë, kunder Alfa Football Albania U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së lojtarit të Don Bosko Academy U-13, Roan Kadiolli, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit Nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE për pikën 24, duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj tij. Dënimin e lojtarit të Don Bosko Academy U-13, Dion Dangshi, për sjellje josportive dhe shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2 dhe 77 të KDE, me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
Pranimin e kërkesës së Holle U-16, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 21, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së Kamza 07, U-14, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 22, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Pranimin e kërkesës së Korabi U-17, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e Vendimit nr. 26, datë 05.02.2026 të KDE, për pikën 23, duke ndryshuar masën e dënimit me gjobë prej 100,000 (njëqind mijë) lekë dhe duke përcaktuar që, në përputhje me nenin 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Turbina U-16 kunder TR 19 Akademi U-16.
Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen KF Oriku kunder Eagle Football.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Argjend Hasfatija të KF Shkumbini si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Orsi Ageja të KF Shkumbini si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Qerim Cuni të KF Turbina si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Stiven Cela të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Henri Gjyzeli të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Dario Merja të KF Teuta U-16 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Etiketa: Elbasanigjobetigoze

Lajme të lidhura

Vllaznia siguron matematikisht “Final–Four”, “luftë” e ashpër për vendin e 4-të dhe mbijetesën
Sport

Në lojë 3 pikët e kreut dhe të mbijetesës, ja dy sfidat e sotme të Superiores

10:09 - 14/02/26
‘Çunat e Kombëtares na bënë krenarë’/ Berisha: Vetëm fitore e presin Shqipërinë tonë Madhështore
Sport

Nations League/ Kombëtarja e nis në shtëpi dhe e mbyll në transfertë, kuqezinjtë njihen me kalendarin e sfidave

12:48 - 13/02/26
Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit
Breaking Views

Shorti i UEFA Nations League, Duka: Shqipëria do të përgatitet maksimalisht, prioritet sfidat e marsit

20:58 - 12/02/26
Para
Banorët që preken nga projekti TID në protestë, Rama futet në bashkinë e Durrësit

Banorët që preken nga projekti TID në protestë, Rama futet në bashkinë e Durrësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës nga Rama, reagon Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija
Aktualitet

Largimi i Agaçit dhe Bizhgës nga Rama, reagon Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

12:57 - 14/02/26

Në një bisedë online me qytetarë, Sali Berisha komentoi ikjen e Engjëll  Agaçit dhe Valbona Bizhgës nga qeveria e Edi...

Lexo më shumë
Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula

Berisha: Ramën e refuzuan në Konferencën e Mynihut se nuk ishte i denjë, atij i mbeti në dorë Dash Sula

12:38 - 14/02/26
U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës së 10 Shkurtit, lirohen 14 protestuesit

12:25 - 14/02/26
Banorët e Durrësit po takohen me Ramën për projektin TID, deputetët e PD-së nuk lejohen të marrin pjesë

Banorët e Durrësit po takohen me Ramën për projektin TID, deputetët e PD-së nuk lejohen të marrin pjesë

12:11 - 14/02/26
E rëndë në Itali, shqiptari mbyt bashkëshorten në sy të fëmijëve

Ekzekutohet në mes të rrugës 25-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

11:43 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com