GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dita e Flamurit,Kosova publikon agjendën për organizimin e festës

09:23 - 28/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e Flamurit,Kosova publikon agjendën për organizimin e festës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka publikuar agjendën shtetërore për organizimin e 28 Nëntorit, 110 vjetorit të Ditës së Flamurit Kombëtar.

Qeveria kohë më parë kishte krijuar një komision të udhëhequr nga ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku lidhur me koordinimin dhe këtë agjendë shtetërore. Sipas agjendës, dita e nesërme nis me homazhe tek busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti. Dita e 28 nëntorit e emërtuar si Festa e Flamurit është një nga më të veçantat për shqiptarët në krejt botën, për arsye të shumta, ndër vite e shekuj.

Gjenon në kthimin e Gjergj Kastrioti – Skënderbeut në Krujë, para plot 574 vjetësh, për të ngritur shqipen dykrenëshe dhe çliruar shqiptarët për 25 vjet nga sundimi osman. Ngjarja tjetër e madhe që pason këtë datë, është ndoshta më me peshë për shqiptarët, pasi aty i gjejmë fillet e një kombi që hyn ndruajtshëm, por i mëvetësuar, në shekullin e njëzetë.

Më 28 nëntor të vitit 1912 Kuvendi Kombëtar i Vlorës, pjesë e të cilit ishin liderët shqiptarë të gati të gjitha krahinave, shpalli Shqipërinë shtet më vete, pas së cilit akt Ismail Qemali, kryetar i tij, ngriti flamurin kuqezi. Festa tjetër e kësaj date për shqiptarët vjen më 1994, si akt çlirimi nga pushtimi nazi-fashist, që do të pasohej fatkeqësisht me një diktaturë të përligjur komuniste.

Njëmbëdhjetë vjet nga kjo datë do të lindte një nga kolosët e kombit, angazhimi dhe sakrifica e të cilit janë në themel të luftës së fundit për çlirim të shqiptarëve të Kosovës. Adem Jashari me flijimin e vet dhe të krejt familjes do të bëhej inspirim i pashoq për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kishin bërë daljen publike më 28 nëntor të vitit 1997, deri në çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

Etiketa: FesteKosovepavaresi

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
Fifi shtatzanë për herë të parë? Ja fotot që ngjallën dyshime

Fifi shtatzanë për herë të parë? Ja fotot që ngjallën dyshime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja”
Breaking Views

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore të “Merja”

10:47 - 04/04/26

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton se, pas një denoncimi të bërë nga qytetarët, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”,...

Lexo më shumë
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com