GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dita e parë në pushtet, Trump nis “spastrimin” e emigrantëve

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Dita e parë në pushtet, Trump nis “spastrimin” e emigrantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ethet” po mbizotërojnë javën e fundit në Uashington, ku të hënën, më 20 janar, Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij Jay D. Vance do të ribetohen si president i Shteteve të Bashkuara. Njerëzit e presidentit të ri po bëjnë prekjen e fundit në ceremoninë e inaugurimit ndërkohë që shërbimet e sigurisë, të udhëhequra nga Shërbimi Sekret po zbatojnë masa të rrepta në kryeqytetin amerikan.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Donald Trump do të fillojë planin e tij të dëbimeve masive të emigrantëve të martën me një bastisje një-javore në Çikago. Operacionet të nisura nga “cari kufitar” i Donald Trump, Tom Homan – mund të fillojnë në Çikago, një qytet me një popullsi të madhe emigrantësh, që nga e marta, thonë New York Times dhe Wall Street Journal. Trump ka thënë se do të mbikëqyrë programin më të madh të dëbimit në historinë e SHBA.

Sipas Wall Street Journal, presidenti i zgjedhur do të dërgojë 200 agjentë për të kryer operacionin.

Bastisja e Çikagos do të shërbejë për t’i dërguar një mesazh ‘qyteteve të shenjta’, atyre qyteteve demokratike që mbrojnë emigrantët duke mos ndihmuar autoritetet federale të zbatojnë ligjet e imigracionit.

Ka rreth 11 milionë emigrantë që jetojnë jashtëligjshëm ose me qëndrim të përkohshëm në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave nga viti 2022. Kjo figurë është rritur në 13 apo 14 milionë, thonë disa analistë. Emigrantët me leje të përkohshme qëndrimi nuk mund të dëbohen menjëherë dhe mund të jetojnë në shtetet “strehimore”, të cilat e kufizojnë bashkëpunimin me institucionet federale për emigracionin.

Ku jetojnë emigrantët pa status ligjor?

Kalifornia është shteti me më së shumti emigrantë që jetojnë jashtëligjshëm në Shtetet e Bashkuara, me rreth 2.2 në vitin 2022, sipas vlerësimeve nga Qendra për Studimin e Emigracionit në Nju Jork.

Teksasi është i dyti me 1.8 milionw, i ndjekur nga Florida (936,000), Nju Jorku (672,000), Nju Xhersi (495,000) dhe Illinoi (429,000). Kalifornia, Nju Jorku, Nju Xhersi dhe Illinoi – që të gjitha bastione të demokratëve – janë në mesin e 11 shteteve që kanë ligje “strehimore” apo politika që e kufizojnë bashkëpunimin me organet federale për emigracionin, sipas Qendrës Burimore për Emigracion Ligjor.

Rreth 44% e emigrantëve që jetojnë jashtëligjshëm në SHBA ndodheshin në shtete të cilat ofrojnë status të “strehës së sigurt” në vitin 2022, sipas vlerësimeve të qendrës. Ky numër nuk përfshin ata që jetojnë në qytete dhe qarqe të tilla në vende pa një ligj në nivel shtetëror, siç është Nju Meksiko.

Shumica e emigrantëve që arrestohen nga Shërbimi i Emigracionit dhe Doganave i SHBA-së (ICE) kapen duke kaluar kufirin jashtëligjshëm. Forcat e rendit në shtetet që ofrojnë status të “strehës së sigurt” zakonisht refuzojnë ta njoftojnë ICE-në kur ndalojnë ose lirojnë një emigrant që plotëson kushtet për dëbim.

Nga vijnë emigrantët pa status ligjor?

Pothuajse gjysma e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA në vitin 2022 vinin nga Meksika, apo 4.8 milionë nga gjithsej 11 milionë, sipas një raporti të Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS).

Vendet e tjera ishin Guatemala, El Salvador dhe Hondurasi.

Që nga Janari i vitit 2022, rreth 2 milionë emigrantë nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela janë kapur duke kaluar jashtëligjshëm kufirin ose janë lejuar të hyjnë përmes programeve humanitare të kohës së Bidenit, sipas statistikave të DHS-së.

Trumpi synon t’i japë fund programeve të Bidenit, duke përfshirë një për emigrantët me sponsorë në SHBA dhe një tjetër që ua lejon emigrantëve në Meksikë ta përdorin një aplikacion për të hyrë nëpërmjet një kalimi kufitar ligjor.

Në cilat vende të SHBA-së punojnë jashtëligjshëm emigrantët?

Shumica dërrmuese e emigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA në vitin 2022 ishin në moshë të aftë për punë, sipas raportit të DHS-së. Rreth 8.7 milionë nga 11 milionë ishin të moshës 18-54 vjeçare.

Grupet e bujqve i kanë bërë thirrje Trumpit që t’i kursejë punëtorët e tyre nga dëbimet e premtuara prej tij, duke argumentuar se largimi i tyre do ta çrregullonte zinxhirin e furnizimit me ushqim në SHBA.

Institucionet kërkimore dhe Qeveria amerikane kanë vlerësime të ndryshme për numrin e punëtorëve bujqësorë që jetojnë jashtëligjshëm në SHBA. Qendra për Studimet e Emigracionit në Nju Jork arriti në përfundimin se numri i përgjithshëm ishte 283.000 në vitin 2022, rreth gjysma e tyre në Kaliforni.

Vlerësimet e Qeverisë amerikane sugjerojnë se numri i përgjithshëm në shkallë kombëtare mund të jetë më afër 1 milion.

Sa amerikanë jetojnë në familje që kanë “statuse të përziera”?

Grupi avokues për emigracionin, FWD.us, parashikoi se deri në janar të vitit 2025 mund të ketë deri në 14.5 milionë imigrantë pa status ligjor, ose me mbrojtje të përkohshme, nga 11 milionë sa ishin në vitin 2022.

Nga këta, 10.1 milionë jetojnë me një shtetas amerikan ose një banor të përhershëm, në atë që njihet si një “familje me statuse të përziera”. Kjo shifër dëbimi masiv ka gjasa t’i ndajë familjet dhe mund t’i prekë miliona shtetas amerikanë dhe banorë të përhershëm.

Të paktën 5.1 milionë fëmijë shtetas amerikanë jetojnë me një prind emigrant pa status ligjor, sipas një analize të FWD.us bazuar në të dhëna qeveritare. Këto familje mund të përballen me mundësinë e zhvendosjes në një vend tjetër së bashku ose ndarjes.

Sa gjatë kanë jetuar në SHBA emigrantët që s’kanë status ligjor?
Rreth 54% e imigrantëve që jetonin jashtëligjshëm në SHBA kanë jetuar në vend për më shumë se 10 vjet, sipas një raporti të Qendrës për Studimet e Imigracionit në Nju Jork. Rreth 25% jetojnë në vend për më pak se pesë vjet.

Sa emigrantë në SHBA janë pa status ligjor?

Qendra për Studimet e Imigracionit dhe institucione të tjera kërkimore kanë përdorur të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë në SHBA dhe të dhëna të tjera për të vlerësuar se rreth 11 milionë emigrantë në SHBA në vitin 2022 ishin pa status ligjor të imigracionit ose me mbrojtje të përkohshme humanitare.Statistikat kufitare sugjerojnë se të paktën 5 milionëemigrantë të tjerë kanë hyrë në SHBA pa status ligjor ose me status të përkohshëm humanitar që nga ajo kohë.

Megjithatë, disa prej këtyre imigrantëve janë dëbuar, janë larguar vullnetarisht, kanë marrë status ligjor ose kanë vdekur gjatë së njëjtës periudhë.

Etiketa: Donald TrumpemigracionEmigrantëemmigracion i paligjshemSHBATrump

Lajme të lidhura

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Botë

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

15:32 - 16/05/26
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro
Botë

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

15:04 - 16/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Para
Arrestohet anëtari i klanit ‘Duka’: Elvis Gaçaj, vite më parë u dyshua për vrasjen e Santiago Malkos

Arrestohet anëtari i klanit 'Duka': Elvis Gaçaj, vite më parë u dyshua për vrasjen e Santiago Malkos

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe
Kosovë & Rajon

“Bashkohuni të gjithë”/ Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestojnë sot për gjuhën shqipe

09:12 - 18/05/26

Ditën e sotme, në orën 16:30, studentët shqiptarë do të protestojnë para Urës së Gurit në Shkup për kryerjen e provimit të...

Lexo më shumë
Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

Shqipëria rrezikon të humbasë përgjithmonë diasporën, po asimilohet brezi i dytë

09:05 - 18/05/26
Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore

Avokati: A mund të bëhet kurban shefi i policisë për dështimet e bashkisë dhe institucioneve shtetërore

08:53 - 18/05/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 18 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 18/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Maj 2026

07:49 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com