GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dita e tretë e luftës me Ukrainën/ Kremlini kapet me mediat, i urdhëron që …

14:16 - 26/02/22
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Dita e tretë e luftës me Ukrainën/ Kremlini kapet me mediat, i urdhëron që …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia ruse e monitorimit të mediave, Roskomnadzor, i urdhëroi mediat që t’i fshijnë raportet që përdorin fjalët: “sulm”, “pushtim” ose “shpallje lufte”, për të përshkruar inkursionin e paprovokuar ushtarak të Rusisë në Ukrainën fqinje.

Agjencia tha se ka nisur hetime për “përhapjen e informacioneve jo të besueshme” kundër gazetës së pavarur Novaya Gazeta dhe mediave të tjera, si: Ekho Moskvy, InoSMI, Mediazona, Neë Times e Dozhd.

Këto media akuzohen për publikimin e “informacioneve të pasakta në lidhje me granatimet e qyteteve të Ukrainës dhe viktimat civile në Ukrainë, si rezultat i veprimeve të ushtrisë ruse”.

Nëse mediat refuzojnë t’i fshijnë raportet, Roskomnadzor kërcënoi se do t’i bllokojë ato.
Gjithashtu, Roskomnadzor bëri me dije se mediat mund të gjejnë informacione të besueshme vetëm nga agjencitë zyrtare të informimit.

Rreth 100 gazetarë rusë, duke përfshirë disa nga mediat shtetërore si TASS dhe RT, nënshkruan një letër të hapur, duke dënuar “operacionin ushtarak që Rusia ka nisur kundër Ukrainës”.

Një ditë më parë, agjencia paralajmëroi se qasja në Facebook në Rusi do të kufizohet, sepse gjiganti i mediave sociale ka bllokuar llogaritë zyrtare të disa mediave shtetërore ruse, përfshirë RIA Novosti-n dhe kanalin televiziv të Ministrisë së Mbrojtjes, Zvezda.

Gati 700,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion rus në internet, duke bërë thirrje që publiku të flasë kundër luftës në Ukrainë.
Së fundmi, qeveria ruse nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar për humbjet ushtarake ruse gjatë ofensivës në Ukrainë, e cila ka nisur më 24 shkurt.

Etiketa: mediatpushtimRusia

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
“Vendi im ka nevojë për ndihmë”, ambasadori ukrainas paralajmëron protestë në Tiranë

“Vendi im ka nevojë për ndihmë”, ambasadori ukrainas paralajmëron protestë në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund
Sport

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund

17:40 - 15/03/26

Barazim 2-2 ndërmjet Vorës dhe Partizanit në ndeshjen e Superiores. Ishte një barazim i çmendur për të kuqtë, që në...

Lexo më shumë
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha

17:16 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

Konflikt në Durrës/ Burri plagos me thikë në këmbë të riun, shpallet në kërkim

15:29 - 15/03/26
“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai ndërroi jetë, dhunohet i biri

15:20 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com