GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dita e tretë e protestës në Velipojë, i moshuari bie pa ndjenja: Nesër do jemi para SPAK-ut

11:19 - 04/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e tretë e protestës në Velipojë, i moshuari bie pa ndjenja: Nesër do jemi para SPAK-ut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë. Gjatë përplasjes me forcat e policisë, një nga protestuesit ka rënë në tokë në gjendje të rënduar shëndetësore, duke u dukur pa ndjenja.

Ngjarja ka ndodhur mes tensioneve dhe shtyrjeve mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa në momentin kur qytetari është rrëzuar, pranë tij ndodheshin vetëm gazetarë dhe banorë të tjerë.  Asnjë punonjës policie nuk është afruar menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pavarësisht thirrjeve të menjëhershme për ndihmë, autoambulanca nuk u shfaq në vendngjarje, duke shkaktuar zemërim dhe panik mes të pranishmëve. Banorët pohojnë se kishin telefonuar urgjencën prej rreth një ore, por pa asnjë përgjigje. Kjo vonesë e pashpjegueshme dhe e paprecedentë, veçanërisht kur ngjarja po transmetohej drejtpërdrejt, ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin e shërbimit të urgjencës në qytetin e Shkodrës.

Në mesin e zërave të protestuesve, u hodhën dyshime se spitali mund të ketë probleme edhe me furnizimin me karburant për autoambulancat. Në mungesë të personelit mjekësor, ndihma e parë për qytetarin në gjendje të rëndë shëndetësore u dha nga deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, i cili është me profesion mjek dhe ndodhej në protestë. Edhe pse forcat e Policisë së Shtetit ishin të pranishme për të menaxhuar protestën, ishte ndërhyrja e deputetit ajo që ofroi asistencën e parë jetike.

Banorët e Baks-Rrjollit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës, përfshirë bllokimin e rrugëve dhe një tubim para dyerve të SPAK. Ata kundërshtojnë projektin që, sipas tyre, rrezikon rreth 80 banesa dhe pretendojnë se pronat po u merren në mënyrë të padrejtë për t’i hapur rrugë ndërtimit.

Një nga protestuesit deklaroi se kundërshtimet do të jenë të pandalshme derisa çështja e pronësisë të zgjidhet. Ai drejtoi akuza ndaj qeverisë, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku si përgjegjës për firmosjen e projektit, si dhe akuzoi biznesmenin Bashkim Ulaj.

Protestuesit i kanë bërë thirrje edhe kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, që të ndërhyjë për zgjidhjen e situatës, duke theksuar se disponojnë dokumente ligjore dhe vendime gjyqësore për pronat e tyre.

Tensione në Baks-Rrjoll! I moshuari bie pa ndjenja gjatë protestës

Etiketa: Kryesore1protesteSpakVelipoje

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

Protesta pas heqjes së subvencionit të naftës është shoqëruar me tensione mes vetë fermerëve, ku ata që morën pjesë në...

Lexo më shumë
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com