GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ditë zgjedhjesh për amerikanët, pikëpyetjet për të ardhmen e SHBA

08:11 - 08/11/22
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Ditë zgjedhjesh për amerikanët, pikëpyetjet për të ardhmen e SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

E marta është dita e zgjedhjeve në SHBA. Miliona amerikanë votojnë në zgjedhjet për legjislativin, që përcaktojnë trajtën filozofike të Kongresit dhe tonin për debatin politik në Uashington, përgjatë gjysmës së dytë të mandatit katërvjeçar të Presidentit Joe Biden.

Votohet për të gjitha vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, 435, si dhe për 35 nga 100 vendet në Senat. Mbi 42 milionë persona kanë votuar tashmë nëpërmjet votimit të hershëm në person apo me postë. Disa analistë sugjerojnë se numri i përgjithshëm i votuesve do t’ia kalojë totalit prej 115 milionësh që pati në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2018.

Lexo edhe A do të ruajnë demokratët shumicën? SHBA drejt zgjedhjeve për në Kongres

Demokratët kanë aktualisht një shumicë të ngushtë në të dyja dhomat e Kongresit, por anketimet parazgjedhore tregojnë se republikanët ka gjasa të marrin shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe në Senat, një rezultat ky që në të kaluarën ka sjellë ngërç të zgjatur politik, me njërën palë që ka kontrollin e Kongresit, ose të paktën njërën prej dhomave të tij, dhe me palën tjetër që ka Shtëpinë e Bardhë.

Një firmë kryesore e anketimeve në SHBA, fivethirtyeight.com, u jep tashmë republikanëve 55% shans për të marrë Senatin dhe 83% gjasa për të marrë Dhomën e Përfaqësuesve nga demokratët. Ajo parashikon se republikanët do të fitojnë 13 vende në Dhomën e Përfaqësuesve, pra me një shumicë 225 me 210, dhe një vend në Senat, duke krijuar një shumicë 51 me 49, në fuqi nga janari 2023 me Kongresin e ri.

Një tjetër firmë anketimesh, RealClearPolitics.com, i jep edhe më shumë avantazh republikanëve, duke parashikuar se do të fitojnë tre vende në Senat, si dhe nga 14 deri në 48 në Dhomën e Përfaqësuesve.

Duke parashikuar një fitore të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, drejtuesi i pakicës republikane Kevin McCarthy, kandidat kryesor për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në rast se republikanët marrin shumicën, ka premtuar se do të kërkojë ulje të shpenzimeve në programet e qeverisë të favorizuara nga Presidenti Biden. Ai i tha kanalit CNN se ligjvënësit republikanë do të shqyrtojnë më nga afër ndihmën financiare dhe në armatime që Shtetet e Bashkuara i japin Ukrainës për të luftuar sulmin e Rusisë, që ka hyrë tashmë në muajin e nëntë.

Që nga fillimi i luftës, Presidenti Biden, me pak debat në Kongres te SHBA, ka dërguar në Ukrainë më shumë se 27 miliardë dollarë në municione dhe ndihma humanitare. Por zoti McCarthy tha se republikanët nuk janë të gatshëm të financojnë një “çek bosh” të vazhdueshëm pa një analizë të mëtejshme se çfarë i nevojitet më shumë Ukrainës.
Ligjvënësit e tjerë republikanë kanë premtuar të nisin hetime për punën e administratës së Presidentit Biden gjatë dy viteve të para të mandatit të tij, në veçanti për fluksin e vazhdueshëm të mijëra emigrantëve pa dokumenta përgjatë kufirit jugor me Meksikën që Presidenti Biden, ashtu si ish-Presidenti Donald Trump, nuk ka mundur t’i ndalë.

Disa ligjvënës republikanë po bëjnë thirrje për seanca dëgjimore mbi aktivitetet e biznesit të kryera nga djali i presidentit, Hunter Biden, në Ukrainë dhe në Kinë. Prokurorët amerikanë tashmë kanë kryer një hetim mbi operacionet e biznesit të Hunter Biden-it, por nuk kanë ngritur asnjë akuzë.

Ndërkohë demokratët, që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi Kongresin, kanë akuzuar republikanët se planifikojnë të shkurtojnë programet popullore të kujdesit shëndetësor dhe pensioneve për amerikanët e moshuar nëse marrin kontrollin e Kongresit, apo se ato do t’i nënshtrohen rishikimeve të rregullta buxhetore çdo pesë vjet.

Si Presidenti Biden ashtu edhe ish-Presidenti Trump kanë bërë fushatë javët e fundit për kandidatët demokratë dhe republikanë. Ish-Presidenti Trump, i cili humbi në vitin 2020, ende pretendon pa evidencë për manipulime dhe parregullsi në numërimin e votave.
Ligjvënësit e tjerë republikanë kanë premtuar të nisin hetime për punën e administratës së Presidentit Biden gjatë dy viteve të para të mandatit të tij, në veçanti për fluksin e vazhdueshëm të mijëra emigrantëve pa dokumenta përgjatë kufirit jugor me Meksikën që Presidenti Biden, ashtu si ish-Presidenti Donald Trump, nuk ka mundur t’i ndalë.

Disa ligjvënës republikanë po bëjnë thirrje për seanca dëgjimore mbi aktivitetet e biznesit të kryera nga djali i presidentit, Hunter Biden, në Ukrainë dhe në Kinë. Prokurorët amerikanë tashmë kanë kryer një hetim mbi operacionet e biznesit të Hunter Biden-it, por nuk kanë ngritur asnjë akuzë.

Ndërkohë demokratët, që po përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi Kongresin, kanë akuzuar republikanët se planifikojnë të shkurtojnë programet popullore të kujdesit shëndetësor dhe pensioneve për amerikanët e moshuar nëse marrin kontrollin e Kongresit, apo se ato do t’i nënshtrohen rishikimeve të rregullta buxhetore çdo pesë vjet.

Si Presidenti Biden ashtu edhe ish-Presidenti Trump kanë bërë fushatë javët e fundit për kandidatët demokratë dhe republikanë. Ish-Presidenti Trump, i cili humbi në vitin 2020, ende pretendon pa evidencë për manipulime dhe parregullsi në numërimin e votave./VOA

Etiketa: AmerikeSHBAZgjedhje

Lajme të lidhura

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve
Botë

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha
Botë

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim
Botë

Edhe drejtoresha e Inteligjencës kundër Trump: Refuzoj të përgjigjem në senat nëse Irani përbën kërcënim

19:40 - 18/03/26
Para
“Lëvizi miliona nga burgu” Mediat krahasojnë shqiptarin me El Chapon

“Lëvizi miliona nga burgu” Mediat krahasojnë shqiptarin me El Chapon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com