GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në vitin 2024

16:49 - 22/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Divorcet në rritje, mbi 6600 çifte u ndanë në vitin 2024

xr:d:DAFjG3HcaD4:171,j:3035824507254621623,t:23080114

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i divorceve në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2024, duke arritur në 6 632 raste, rreth 1 mijë më shumë sesa në vitin 2023.

Faktorët ekonomikë, dhuna, emigracioni, ndryshimi i pritshmërive mes partnerëve janë ndër arsyet kryesore të krizave martesore.

Drita Avdyli, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve: “Është shoqëria në krizë, janë familjet në krizë, kanë ndikuar edhe shkaqet ekonomike po dhe emigracioni ka ndikuar, kemi shumë raste nga dhuna në familje. Vijnë raste që nuk kuptohen më ose kur dashuria ka mbaruar.”

Ndërsa numri i divorceve të përfunduara është rritur, sipas të dhënave të marra nga Ministria e Drejtësisë kërkesat e reja për zgjidhje martese kanë shënuar rënie. Tendenca e ndarjeve nuk është e kufizuar vetëm tek çiftet e reja, ndërsa shumica e kërkesave bëhen nga gratë.

Drita Avdyli, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve: “Nuk ka moshë në ndarjen e familjeve. Gjatë vitit të kaluar ishte mosha nga 40-50 dhe kërkesat kanë ardhur nga gjinia femër.”

Një tjetër prirje në rritje në vitin 2024 është shtimi i kërkesave për divorc me marrëveshje ndërmjetësimi, duke shmangur proceset e gjata gjyqësore.

Drita Avdyli, Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve: “Janë mbi 2 mijë raste të zgjidhura me ndërmjetësim gjatë vitit 2024, ndërsa në vitin 2023, 1200-1300. Janë rritur shumë sepse palët janë ndërgjegjësuar, vetëm me një seancë çështja mund të zgjidhet… Jo vetëm që qytetari e ka zgjidhjen shumë shpejt po dhe gjykatat ulen nga ngarkesat e tyre.”

 “Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Fieri kryesojnë listën e qyteteve me numrin më të lartë të divorceve për vitin 2024, ndërsa Kukësi, Gjirokastra, Saranda dhe Dibra kanë shënuar numrin më të ulët.”/Tv Klan

Etiketa: divorce

Lajme të lidhura

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares
Aktualitet

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

14:10 - 09/03/26
Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta
Aktualitet

Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

14:01 - 09/03/26
Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet
Aktualitet

Shtyhet seanca e parë në themel për Veliajn, avokatja kërkoi njohjen me dokumentet

12:49 - 09/03/26
Para
Shqiptarët renditen pas gjeorgjianëve për kthimet e detyruara nga vendet europiane në 2024

Shqiptarët renditen pas gjeorgjianëve për kthimet e detyruara nga vendet europiane në 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim
Breaking Views

Protesta te Kryeministria, Adriatik Lapaj përballet sërish me procedim

14:53 - 09/03/26

Sërish telashe për kreun e Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj. Ky i fundit është proceduar sërish në lidhje me protestën...

Lexo më shumë
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

Aksidenti fatal, në pranga shoferi që përplasi makinën e 39-vjeçares

14:10 - 09/03/26
Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

Raporti i SPAK: Rriten kërcënimet ndaj prokurorëve, korrupsion në nivelet e larta

14:01 - 09/03/26
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mori atributet e GJKKO, zbardhet raporti me 17 faqe

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS mori atributet e GJKKO, zbardhet raporti me 17 faqe

13:31 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com