Një ngjarje e rëndë është regjistruar në njësinë administrative Manzë, në fshatin Rrushkull, në Durrës.
Një çift bashkëshortësh është qëlluar nga djali i tyre. Si pasojë, të dy prindërit kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Sipas burimeve policore, gruaja po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Durrësit, ndërsa bashkëshorti është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.









Discussion about this post