GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Djegia e pallatit në Tiranë, zbardhen detajet e reja. Zjarri nisi nga apartamenti i një…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Djegia e pallatit në Tiranë, zbardhen detajet e reja. Zjarri nisi nga apartamenti i një…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pallat 10 katësh u përfshi nga flakët gjatë pasdites së sotme, ndërsa zjarri nisi në katin e fundit, për tu përhapur më pas edhe në katet e tjera.

Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë për më shumë se 3 orë për të shuar flakët, ndërsa zjarri është riaktivizuar në disa kate, ku sipas raportimeve ka pasur edhe shpërthime të bombolave të gazit.

Fatmirësisht nga flakët që kanë dëmtuar të paktën 5 katet e fundit, të cilat konsiderohen si të pabanueshme, nuk ka persona të lënduar, pasi qytetarët që kanë pasur apartamentet në këtë pallat, janë evakuuar. Raportohet për 2 zjarrfikës që kanë pasur probleme me asfiksinë, për shkak të tymit të madh që është krijuar.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin edhe pse dyshimet e para flasin për një shkëndijë elektrike në katin e fundit, atje ku edhe kanë shpërthyer flakët.

Zjarri është përhapur në fasadën e pallatit për shkak edhe të lëndës polesterol që është përdorur në të, ndërsa ekipet zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë rreth orës 17:30.

Pallati në fjalë është një ndërtim i ri, ndërsa të gjitha apartamentet, sipas dëshmive të dhëna nga banorët, janë të blera, edhe pse ato ende nuk janë të hipotekuara në emrat e tyre.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për rastin fillimisht duke pyetur banorët e pallatit, që sipas raportimeve, kanë treguar se flakët kanë nisur në katin e fundit. Sipas dëshmive të dhëna, në këtë kat banon një mjek, ndërsa nuk dihet nëse ka pasur ose jo persona në apartamentin e tij në momentin që ka rënë zjarri.

Pritet që ekspertët të zbulojnë përbërjen e materialeve të përdorur në fasadë dhe nëse pallati ka patur të instaluar sistemin anti-zjarr.

Nga raportimet mësohet se policia pritet të marrë në pyetje ndërtuesin e pallatit, por edhe inxhinierët, ndërsa dëmet në këtë pallat konsiderohen të mëdha. Ende nuk ka një bilanc mbi numrin e apartamenteve që mund të jenë kthyer në të pabanueshme, edhe pse nga të dhënat e para raportohet për të paktën 5 kate pallati (nga kati 5 në të 10) që janë të pabanueshme. Gjithashtu raportohet se pothuajse e gjithë fasada e pallatit është e djegur dhe një pjesë e saj është e rrëzuar.

Drejtori i ekipeve zjarrfikëse të Tiranës tha se është nga rastet e rralla kur fasada e një pallati digjet dhe flakët përhapen në mënyrë të tillë, duke shtuar se ato janë ndihmuar edhe nga elementët që kanë veshur fasadën e pallatit.

Fillimisht u tha se kishim të bënim me lëndë polesteroli, por do të jenë ekspertët që do të thonë fjalën e fundit.

Etiketa: Kryesore1pallatTiranezjarri

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Presidenti Bajram Begaj do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare, ja shteti që do të shkojë

Operacioni ‘Tempulli’, Begaj përgëzon policinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com