GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do dal në pension për arsye shëndetësore”, KPK pranon dorëheqjen e gjyqtares së skandaleve

15:43 - 24/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do dal në pension për arsye shëndetësore”, KPK pranon dorëheqjen e gjyqtares së skandaleve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtarja Mimoza Brahimi ka shpëtuar nga procesi i vettingut, duke dhënë dorëheqjen vetëm pak kohë, pasi emri i saj do kalonte në rivlerësim. E emëruar në vitin 2000 në gjykatën e Tiranës, ajo vendosi këtë verë të paraqesë kërkesën për dorëheqje, pikërisht në kohën, kur emri i saj u fut në listën e personave që do të kalojnë në vetting.

Emri i saj kishte dalë nga shorti që në dhjetor të vitit 2019, por ajo kishte qëndruar në detyrë dhe për dy vite, derisa Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte nisur procedurat për rivlerësimin e saj në të tria kriteret. Në datën 9 janar 2020, subjekti u njoftua nëpërmjet postës elektronike mbi fillimin e procesit të rivlerësimit kalimtar. Deri në korrik të këtij viti, ajo qëndroi në detyrë, por pikërisht më 7 korrik 2021, ajo kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor daljen në pension të parakohshëm për shkak të vjetërsisë në punë prej 39 vjetësh dhe moshës 61 vjeç e dy muaj. Ajo argumentonte se ky vendim vinte për shkak të moshës, gjendjes shëndetësore jo të mirë dhe lodhjes së shkaktuar në 39 vite punë.

Në këto kushte, KPK vendosi më 15 shtator të pranojë dorëheqjen e saj, por dhe ndalimin për tu rikthyer në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Një mekanizëm i tillë është përdorur nga shumë gjyqtarë dhe prokurorë, por në rastet e dyshimta, komisioneri publik ose ONM ka kërkuar që hetimi të vazhdojë me qëllim për të demaskuar rastet e rënda të korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Por kush është Mimoza Brahimi?

Gjyqtarja e Tiranës Mimoza Brahimi (Kajo), njihet ndryshe edhe si gjyqtarja e skandalit ‘Duty Free’ dhe objekt i dy raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Deri në vitin 2019 ishte një gjyqtare e palakuar në media dhe në qarqet diplomatike. Me një vendim të dyshimtë dhe të shumëdiskutuar, Mimoza Brahimi (Kajo), në 7 tetor 2019, pranoi kërkesën e gruas së Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për të kontrolluar dhe shfrytëzuar ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, me anë të kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution. Gjyqtarja Brahimi luajti një rol vendimtar që çifti Gjin Gjoni dhe Elona Çaushi të mbanin dyqanet, ndonëse kompania e tyre kishte humbur tenderin për menaxhimin e dyqaneve pa taksa si dhe i kishte mbaruar kontrata me koncesionarin Tirana International Aeroport në 27 gusht 2019. Për më tepër, tenderin e kishte fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free, duke lidhur një kontratë me TIA-n që në korrik të 2019, për menaxhimin e dyqaneve.

Në këtë çështje u përfshi edhe ish-zëvendësministrit Financave Elton Haxhi i cili i firmosi gruas së Gjin Gjonit licencën për 24 orë. Haxhi u shkarkua më pas nga kryeministri Edi Rama pas një takimi me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Kur Ministria e Financave ia hoqi Elona Çaushit licencë që i kishte dhënë zyrtari i saj, Gjin Gjoni gjeti një tjetër gjyqtar pa Vetting, Avni Sejdinin, duke rrëzuar Ministrinë e Financave dhe mbajtur licencën për kompaninë e gruas dhe për rrjedhojë duke kontrolluar edhe sot dyqanet, jashtë vullnetit të TIA.

Lajme të lidhura

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Para
Ku ka përfunduar klonimi i disa gjitarëve?

Ku ka përfunduar klonimi i disa gjitarëve?

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për 32 të pandehur që akuzohen për trafik emigrantësh, grup kriminal e falsifikim dokumentesh....

Lexo më shumë
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com