GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Do e marrë Putini mandatin e 6? Rusët vijojnë votimin 

10:16 - 16/03/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Putin emëron bashkëpunëtorin e tij në postin e drejtorit të agjencisë shtetërore TASS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rusët e kanë filluar të shtunën ditën e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale, gjatë të cilave ka pasur protesta sporadike nga disa qytetarë, të cilët shfaqën zemërimin e tyre me procesin e përgatitur për t’ia dhuruar presidentit Vladimir Putin edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar në pushtet. Më shumë se një e treta e 110 milionë qytetarëve rusë me të drejtë vote, votuan të premten fizikisht dhe online në ditën e parë të zgjedhjeve treditore në Rusi, tha Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë (KQZR), pas mbylljes së qendrave të votimit në rajonin perëndimor të vendit, Kaliningard.

Votimi rifilloi të shtunën në Lindjen e Largët të Rusisë, dhe do të vazhdojë në të gjitha 11 zonat kohore të vendit, si dhe në katër rajone të Ukrainës që Moska i aneksoi jashtëligjshëm gjatë pushtimit të vendit fqinj, i cili nisi në shkurt 2022. Disa qytetarë rusë e kanë shprehur zemërimin e tyre me sundimin autoritar të Putinit në ditën e parë të zgjedhjeve, duke i vandalizuar kutitë e votimit.

Është raportuar edhe për të arrestuar po ashtu gjatë të premtes. Fitorja e Putinit në këto zgjedhje është pothuajse e sigurt, dhe ai do ta zgjasë mandatin e tij për edhe gjashtë vjet të tjera. Meqë kundërshtarët e Putinit janë në burg, në mërgim apo të vdekur, rezultati i zgjedhjeve dihet tanimë. Lufta e pamëshirshme që i ka shtypur mediat e pavarura dhe grupet për të drejtat e njeriut nisi para se Moska të fillonte pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, por ajo është bërë edhe më e ashpër prej atëherë.

Gati një muaj para zgjedhjeve, kritiku më i zëshëm i Putinit, Alexei Navalny, vdiq në një burg të izoluar në Arktik në rrethana shumë të dyshimta, pasi po vuante dënime me burgim të cilat cilësoheshin si të motivuara politikisht.

Boris Nadezhdin, një politikan 60-vjeçar me qëndrime kundër luftës, nuk u lejua të garojë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë muajin e kaluar, për shkak të, siç tha, nënshkrimeve të pavlefshme të përkrahësve në aplikacionin e tij për t’u regjistruar si kandidat presidencial. Ai u ankua, por vendimi i komisionit u mbajt në fuqi nga Gjykata Supreme e Rusisë. Ukraina dhe qeveritë perëndimore e kanë dënuar Rusinë për mbajtjen e zgjedhjeve në rajonet ukrainase, duke i cilësuar ato të jashtëligjshme. Rezultati i zgjedhjeve pritet të bëhet i ditur më 18 mars.

Etiketa: mandatputiniRusi

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Lëviznin “si bosa” me drogë dhe euro me vete, dy shqiptarët përfundojnë në burg

Shpërthim me eksploziv në Bashkinë e Otanës në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati
Aktualitet

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti...

Lexo më shumë
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26
Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com