GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do ekzekutonin prokuroren e SPAK, në verifikim një pastruese. Zbulohet baza e grupit të Laert Haxhiut

15:27 - 17/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tafani nxjerr kodet e “Sky” të Laert Haxhiut dhe miqve, çfarë pritet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit dhe oficerë të Krimeve të Rënda, janë duke verifikuar pozicionin penal të një pastruese që shërben në banesën e prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu.

Përfshirja e pastrueses, ka dalë në planin përgatitor të goditjes fizike që do i bëhej prokurores Musabelliu ose anëtarëve të familjes së saj nga grupi i Laert Haxhiut.

Emri i një pastruese është zbuluar së fundmi në dëshmitë shtesë të dhënë nga i penduari Artan Tafani, i cili ka treguar se një pjesë të informacioneve për prokuroren Musabelliu dhe familjen e saj, i mernin nga pastruesja.

Gjithashtu një emër tjetër që ndodhej shumë pranë prokurores, ishte dhe Lorenc Lala, një anëtar i grupit të Haxhiut që tashmë është shpallur në kerkim dhe besohet se qëndron në Angli.

Sipas të penduarit të prokurorisë, Lala ka banesën në të njëjtën shkallë të pallatit, ku banon prokurorja Musabelliu.

Përmes burimeve në policinë e Elbasanit, “Ora News” ka mesuar se këto detaje dhe shumë të tjera mbi organizimin, Tafani i ka treguar në dëshminë e dhënë pas caktimit të masës së sigurimit “arrest me burg” të 13 personave të arrestuar nga prokuroria e Elbasanit.

Për të monitoruar lëvizjet e prokurores Musabelliu dhe familjarëve të saj, sipas Tafanit grupi i Laert Haxhiut kishte një bazë vëzhgimi brenda kompleksit “Delijorgji”, vend ku qëndron me banim dhe prokurorja e SPAK.

Pikërisht kjo bazë e grupit është një lavazh që ndodhet në kompleksin “Delijorgji” dhe që shpesh herë përdorej dhe si bazë për transferimin e sasive të eurove nga Lushnja në Tiranë.

Tafani, u ka thënë prokurorëve dhe oficerëve të krimeve të rënda se eurot vinin në këtë lavazh, përmes arkave të mbushura me perime.

Tashmë ky lavazh është identifikuar dhe disa persona janë marë në pyetje nga oficerët.

Gjatë kësaj jave, prokuroria e Elbasanit do shpallë moskompetencën dhe çështja penale së bashku me të penduarin Artan Tafani, do kalojë në SPAK, me qëllim vijim e hetimeve.

Përmes dëshmisë së Tafanit, prokuroria e Elbasanit lëshoi 16 urdhëra-ndalimi, për anëtarët e bandës së Laert Haxhiut, 13 nga të cilët u ekzekutuan dhe 3 persona të tjerë u shpallën në kërkim ndërkombëtar.

Laert Haxhiu, aktualisht ndodhet i izoluar në burgun e Koridhalosit në Greqi, ku është përfshirë në një proces gjyqësor ekstradimi me drejtësinë Shqiptare.

Së bashku me të në burg në Greqi është dhe Firdeus Berberi nga Pogradeci.

Ndërsa në kërkim vijojnë të jenë Lorenc Lala, i cili ndodhet në Angli, Kristi Bixheku dhe Ederin Çaushi, i cili aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /OraNews/

Etiketa: laert haxhiupastrueseprokuroreSpak

Lajme të lidhura

Burgu i Fushë-Krujës boshatiset: 150 të burgosur transferohen Ja shkaku
Aktualitet

Burgu i Fushë-Krujës boshatiset: 150 të burgosur transferohen Ja shkaku

12:59 - 24/01/26
Blushi: Pensionistët, më të varfër se në 2013, qeveria u ka borxh 1248 Euro në vit
Aktualitet

Blushi thërret qytetarët: Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit

12:45 - 24/01/26
Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari
Aktualitet

Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari

12:30 - 24/01/26
Para
Bardhi-Ramës: Nëse bllokon opozitën, do përballeni me pasoja të rënda

Bardhi-Ramës: Nëse bllokon opozitën, do përballeni me pasoja të rënda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e PD-së/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!
Uncategorized

Protesta e PD-së/ Berisha: Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës!

13:15 - 24/01/26

Kryedemokrati, Sali Berisha, ka reaguar pak orë para nisjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë. Përmes një...

Lexo më shumë
Burgu i Fushë-Krujës boshatiset: 150 të burgosur transferohen Ja shkaku

Burgu i Fushë-Krujës boshatiset: 150 të burgosur transferohen Ja shkaku

12:59 - 24/01/26
Blushi: Pensionistët, më të varfër se në 2013, qeveria u ka borxh 1248 Euro në vit

Blushi thërret qytetarët: Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit

12:45 - 24/01/26
Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari

Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari

12:30 - 24/01/26
Koha për zgjidhje ka ardhur: Belind Këlliçi thërret qytetarët në shesh

Koha për zgjidhje ka ardhur: Belind Këlliçi thërret qytetarët në shesh

12:15 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com