GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Do hajmë me lugë floriri”, deputeti i PD ironizon buxhetin për fermerët

16:30 - 25/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do hajmë me lugë floriri”, deputeti i PD ironizon buxhetin për fermerët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, gjatë seancës parlamentare të ditës së sotme, ka vijuar të flasë për problemet e zonës që përfaqëson me grimca humori dhe ironie. Korreshi ka folur për paketën e re fiksale, dukë thënë se si pasojë e pasojë e mungesës së ndihmës shtetërore për problematikat e fermerëve, tregu do të mbushet me prodhime të vendeve fqinj, pasi prodhuesit shqiptar do të braktisin serat. Ai u shpreh se në Kuvend premtohet se do hajmë me lugë floriri, por realiteti, sipas tij duket ndryshe.

“Sot u premtua që do hamë me lugë floriri gjithandej, po nuk mendoj se është kështu, u tha që ne kemi mbjellë dhe kemi shtuar sipërfaqet. Opingat! Të gjithë fermerët ishin atje jashtë sot dhe unë për fat të mirë i njoh të gjithë ata fermerë. Ka nga ata të cilët realisht janë personat që mbjellin, që mbajnë peshën e asaj që na serviret ne në tavolinë. Ju e keni zakon, gjithmonë këtu s’ka pasur se ne bar do hamë, po kam frikë se s’do na mbijë as bari se fermerët nuk do merren as me këtë se po i lënë serat. Sot serat janë bosh, fermerët janë në protestë. “

Deputeti i PD komentoi dhe protestën e ditës së sotme, ku fermerët u shfaqën para kryeministrisë, e më pas zhvilluan një takim me kryeministrin Rama, i cili i dëgjoi po nuk iu dha një zgjidhje.

“Ju jo vetëm socialista dhe specialista, sot treguat dhe mjeshtëri të lartë sportive. I morët, i amortizuat, i dhatë kafe i thatë se do hani me lugë floriri, po dale sa të kalojmë buxhetin se ashtu është një muhabet. Jo nuk mundet të kalojë ky buxhet, nuk mundet kjo lloj sjelljeje me fermerët lushnjarë. Ta dini se vitin tjetër do hani produkte të “Ballkanit të Hapur” ose të “shqyer”, ç’a është ai. Siç po hani djathin dhe gjalpin nga produktet serbe, se blegtoria e ka mendjen te akademia, sa t’i stërvisim pak, se nuk dinë se si rritet lopa as dhia, po t’i stërvisim pak, ndërkohë që e marrim qumështin nga Serbia, edhe pak qumësht pluhur. Ne vazhdojmë t’i gënjejmë fermerët pasi ata nuk marrin asgjë as nga skemat e rimbursimit të AZHBR-së, me teknikat se kjo sera është 2.80 dhe duhet të ishte 3.20”, tha Koreshi.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, replikoi duke bërë me dije se qeveria ka parashikuar një fond prej 7.1 miliardë lekë për Bujqësinë që është dhe fondi më i madhi vendosur në dispozicion të fermerëve në Shqipëri.

“Është një buxhet prej 12.7 miliardë lekë nga të cilat, 7.1 miliardë lekë adresojnë problematikat që dëgjuam gjërë e gjatë sot në parlament. 7.1 miliardë lekë janë një fond që shkon në mbështetje të drejtpërdrejtë dhe në investime të planit të zhvillimit urban. 3.2 miliardë lekë janë në mbështetje të drejtpërdrejtë të fermerëve dhe ky është buxheti më i madhi vendosur ndonjëherë në shërbim të fermerëve. 26 miliardë lekë shkojnë në agro-përpunim dhe në përmirësimin e fermave dhe 700 milionë për peshkimin Kryeministri i ka ftuar në takim javën që vjen dhe nëse ky parashikim buxhetor që ne kemi kryer nuk është në pëlqim të tyre, do të alokojmë fondet ashtu siç kërkon kjo përfaqësi reale, e papolitizuar fermerësh, në mënyrë që të adresojmë problematikat”, tha Krifca.

Etiketa: buxhetiPaketa fiskalePDSaimir Korreshisenace plenare

Lajme të lidhura

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet
Breaking Views

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26
Rama mburret nga Vatikani: Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës
Breaking Views

Rama mburret nga Vatikani: Pas Skënderbeut, asnjë kryetar shqiptar nuk e ka shkelur pragun e bazilikës

18:57 - 04/02/26
Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit
Breaking Views

Ilir Meta kërkon lirimin nga paraburgimi, Kushtetuesja cakton datën e shqyrtimit

17:47 - 04/02/26
Para
Komisionin Hetimor i “25 prillit”, Gogu: Çdo i thirrur ka detyrim ligjor të paraqitet

Komisionin Hetimor i “25 prillit”, Gogu: Çdo i thirrur ka detyrim ligjor të paraqitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026

07:45 - 05/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026

07:33 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com