GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do iknin në Greqi/ Kapen dy persona në Sarandë, ja çfarë mbanin brenda çantës

11:43 - 15/11/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Do iknin në Greqi/ Kapen dy persona në Sarandë, ja çfarë mbanin brenda çantës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona. Për pasojë, janë sekuestruar rreth 5 kilogramë kanabis. Shtetasit në fjalë po tentonin të trafikonin lëndën narkotike drejt Greqisë.

Por ata janë pikasur nga policët, të cilët pasi kanë ushtruar kontroll në të dy çantat, gjeten brenda dhe “mallin”.

Njoftimi zyrtar i policisë

Goditet 1 rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, drejt Greqisë, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen rreth 5 kg kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se 2 shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nga Konispoli në drejtim të Greqisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bags”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Petrit Brahimaj, 42 vjeç, banues në Greqi dhe Spartak Qama, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Lexo edhe: Arrestohet analisti i njohur në Kosovë, policia jep detajet

Pas lokalizimit të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr.3, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në dy çantat që ata kishin me vete, në të cilat kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 5 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në 4 pako.

Po kështu Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Electronics”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi Bledar Lloji, 36 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe u procedua penalisht shtetasi F. A., 36 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasi B. Ll., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, dyshohet se më datë 07.11.2022, ka vjedhur disa pajisje elektronike, në një dyqan, në lagjen “Pavarësia 3”, si dhe më datë 03.11.2022 ka tentuar të vjedhë në një dyqan tjetër me pajisje elektronike, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për këto raste i kaluan Prokurorisë Sarandë dhe Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Etiketa: GreqipersonaSarandë

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para
Gjykata e la në burg se plagosi Kokoneshin, avokatët e Xhelilit tregojnë tjetër version të ngjarjes

Gjykata e la në burg se plagosi Kokoneshin, avokatët e Xhelilit tregojnë tjetër version të ngjarjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com