GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do jetë një Samit i paharrueshëm për liderët e BE”, çfarë surprize ka përgatitur Rama?!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do jetë një Samit i paharrueshëm për liderët e BE”, çfarë surprize ka përgatitur Rama?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, i pari ky që organizohet jashtë kufinjve të BE-së.

Mbajtja e Samitit në Tiranë përkon me datën e lindjes së diktatorit Enver Hoxha (16 tetor), një rastësi kjo, përsa kohë vendi dhe data janë caktuar nga zyrtarët e Brukselit.

Një ditë para nisjes së Samitit, Kryeministri Edi Rama, ka premtuar se liderët që do të jenë në Tiranë, do të kenë një përvojë të paharrueshme, ndryshe nga ç’ndodh në samite tjera, me pritje standarde.

Rama është shprehur që “Shqipëria nuk është vend ku mund të mbani dietë” dhe ka sugjeruar këtu presidenten e KE-së dhe Mogherinin që të përgatiten për t’u kthyer në BE me ca kile më shumë.

Batutat

Edi Rama: Është hera e parë që ky samit ndodh jashtë BE-së. Ne do bëjmë maksimumin që ta bëjmë të paharrueshëm për çdo të ftuar. Sepse nuk është aq e vështirë, pasi kanë bërë shumë samite, por jo çdo samit është i paharruar, por këtu mikpritja është e një tjetër niveli.

Von Der Leyen: Kemi mësuar prej jush

Rama: Jo kemi mësuar ne prej jush. “Samitet janë vetëm ujë, për të mos vdekur nga etja. Përgatituni që të ktheheni në BE me ca kile më shumë.”

Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) i nisur në gusht 2014 si një nismë, ka në themel të tij bashkëpunimin rajonal dhe mbështetjen e vendeve të BP në rrugëtimin e tyre drejt hyrjes në BE. Krahas gjashtë vendeve të BP (Bosnja – Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria) në këtë proces marrin pjesë BE dhe 10 vende anëtare të tij, nën drejtimin e Gjermanisë.

Objektivat e Procesit të Berlinit

Këto objektiva të deklaruara që në fillim të këtij procesi mbeten të pandryshuara: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të BP, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe së fundi krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.

“Ngritja e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) me seli në Tiranë është një arritje e dukshme drejt plotësimit të këtyre objektivave. Forumi i Investimeve të Dhomave të gjashtë vendeve të BP (WB6 CIF) po bën progres në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive për tregti dhe investime brenda BP,” thotë për DW, Emina Muminovic, koordinatore projektesh në Qëndrën për Politikë Bashkëkohore, me seli në Beograd.

Arritje të tjera të Procesit të Berlinit janë Korsitë e Gjelbërta, brenda rajonit dhe ndërmjet tij dhe vendeve anëtare të BE, që kanë lehtësuar rritjen ekonomike dhe integrimin rajonal. Zbatimi i Marrëveshjes Rajonale të Roaming pritet të ulë kostot e komunikimit mes vendeve të BP dhe atë me vendet anëtare të BE duke forcuar lidhjet mes njerëzve.

Por adresimi i problemeve të hapura dypalëshe dhe të brendshme brenda BP, arritja e pajtimit brenda dhe ndërmjet shoqërive të tij mbeten sfida për Procesin e Berlinit.

Etiketa: batutaKryesore1Ramasamit

Lajme të lidhura

Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe
Breaking Views

Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe

17:44 - 21/06/26
Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Breaking Views

Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

16:41 - 21/06/26
“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029
Breaking Views

“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

16:33 - 21/06/26
Para
Macron viziton Tiranën, e para vizitë e një presidenti francez

A do të marrë pjesë Macron në Samitin e Tiranës? Ja ç'thotë Elysee

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe
Breaking Views

Spiropali: PS të gjejë forcën të vetpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe

17:44 - 21/06/26

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke shkruar se Shqipëria do e...

Lexo më shumë
Formacionet Zyrtare/ Spanjollët kërkojnë fitoren e parë, si rreshtohen ekipet në Spanjë-Arabi Saudite

Formacionet Zyrtare/ Spanjollët kërkojnë fitoren e parë, si rreshtohen ekipet në Spanjë-Arabi Saudite

17:33 - 21/06/26
Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

Qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

16:41 - 21/06/26
“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

“Sponsorët e protestës, para për t’i bërë dëm vendit”/ Rama: Le të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

16:33 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetpadişahbetbetgar girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibom girişjojobet girişbetkomjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis