GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do ju djeg”, kërcënoi ish-gruan dhe fëmijët, dënohet shqiptari

16:56 - 11/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do ju djeg”, kërcënoi ish-gruan dhe fëmijët, dënohet shqiptari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet greke kanë dënuar me dy vite e gjysmë burg një shtetas shqiptar pasi kërcënoi se do të digjte ish bashkëshorten e tij 29 vjeç dhe dy fëmijët e tij.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja në familjen shqiptare ka ndodhur më 30 mars, ku burri ka shkuar në shtëpinë ku jeton nëna e re me fëmijët e tyre të mitur, ka thyer hyrjen kryesore të pallatit, është ngjitur, në katin e katërt dhe i kërcënoi se do t’i vriste.

I pandehuri, i cili deri më sot kishte gjithsej tetë dënime për dhunë në familje, megjithatë ato ishin të pezulluara , nuk u ndal me kaq, pasi kur ish-bashkëshortja nuk pranoi t’i hapte derën për të hyrë në banesë, pasi kishte frikë, për jetën e saj dhe të fëmijëve ata, i vuri flakën hyrjes së pallatit duke shqetësuar dhe banorët e tjerë.

Ndërkohë në polici 29 vjeçarja kishte deklaruar se kishte frikë për jetën e saj dhe të fëmijëve të mitur.

“Kam frikë për jetën time dhe për fëmijët”, ka thënë ajo.

Sipas dëshmisë së saj kjo nuk është hera e parë që 38 vjeçari i kishte dhunuar dhe kërcënuar pasi kishte pas dhe raste të tjera. Megjithatë, pavarësisht se ka bërë 11 denoncime dhe i pandehuri ka tetë dënime, ai është ende në kërkim, duke shkaktuar frikën e 29-vjeçares për jetën e saj.

“Dy vite që jemi bashkë dhe në tre muajt e fundit që jemi divorcuar, vazhdon të më kërcënojë se do të më vrasë, do të më djegë të gjallë me fëmijët dhe se do të na vendosë në zinxhirë”, ka thënë shqiptarja në gjykatë.

Ndërkohë nga ana tjetër 38 vjeçari i ka mohuar akuzat e nga ish gruaja e tij, duke thënë se ato ishin gënjeshtra dhe se ai kurrë nuk ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe fëmijët dhe se nuk ka ushtruar dhunë mbi peshën e saj.

Ndërsa nga hetimet rezulton se ai ishte dënuar pak muaj më parë me 31 muaj burg për dhunë në familje kundër ish-bashkëshortes.

Etiketa: GreqiShqiptari

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
OKB: Ja sa civilë kanë vdekur në Ukrainë

OKB: Ja sa civilë kanë vdekur në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26

Liverpooli ka arritur një fitore spektakolare në “Anfield”, duke mundur me rezultatin 4-0 Galatasarayn dhe duke përmbysur humbjen 1-0 të...

Lexo më shumë
Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

Qeveria italiane ul taksat e karburantit për tre javë, Meloni: Hap për të përballuar rritjen e çmimeve

22:56 - 18/03/26
Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com