GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do kandidoni në krah të Berishës apo Bashës? Ja si përgjigjet Tabaku

15:40 - 14/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku: Pensionet, më pak se gjysma e pagës mesatare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se PD ndodhet sot në këtë betejë për shkak të vendimit që mori SHBA ndaj Sali Berishës, që e shpalli “Non Grata”.

Ajo theksoi se PD është sot e ndarë në tre pjesë duke theksuar se është e drejta e Berishës ta çojë betejën me SHBA deri në fund.

“PD ndodhet sot në këtë betejë për prej një vendimi të Amerikës. PD sot është e ndarë në tre pjesë dhe unë kam mbajtur një qëndrim parimor që atëherë dhe këtë qëndrim po mbaj dhe sot. Ajo që ndodhi me Berishën është e padrejtë, por ndodhi.

PD duhej të merrej me të, nuk mundej që të ndalonte. Në këtë betejë, Berisha nuk duhet tërhequr. Berisha e ka me SHBA dhe duhet të vazhdojë ta mbajë me SHBA.

Nuk është një gjë e lehtë. Secili prej nesh po bën llogari të karrierës personale duke mos çeduar në parime.

Fatkeqësia më e madhe në këtë periudhë për PD është se e kemi përdorur foltoren dhe Kuvendin për të sharë njëri-tjetrin dhe nuk ka pasur kënaqësi më të madhe se sa të shikoje Elisën me shokë dhe shoqe që kënaqeshin për dëmin vrastar që i bënim njëri-tjetrit.

Ne duhet ta fokusojmë betejën tonë me kundërshtarin”, tha Tabaku.

E pyetur se me kë do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme, me PD e Berishës apo të Bashës, Tabaku tha se nuk mund ta parashikojë se krahë kujt do të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2025.

Pyetje: Po e mban Jorida Tabaku mirë me vjehrrën e mirë me burrin, me Saliun e Bashën?

Tabaku: Unë jam në pozitën më të vështirë nga të gjithë. Kam punuar me të dy. E kam dhënë dorëheqjen nga nënktyetare, për të treguar se nuk ka asgjë më të madhe vetijake se betejat e PD. Bashë është ulur mes meje e zotit Bardhi. Unë në PD jam rritur që fëmijë. Unë një pozicion në PD për herë të parë e ka marrë në gusht të vitit 2021. I kam bërë betejat pavarësisht çdo pozicioni. Kur për mua erdhi një pozicion në PD e konsiderova si detyrim e jo si privilegj. Kemi punuar të gjithë bashkë për të kulmuar në fushatën e 2021 për ta bërë PD fituese. Kam një komunikim normal me Bashën, megjithëse kam rreth një muaj pa folur.

Pyetje: Me kë kandidon Tabaku në 2025, me Berishën apo Bashën?

Tabaku: Tabaku ka 2 vite që thotë se PD duhet të kandidojë bashkë. Të shikojë se çfarë na bën ne më mirë, copëzat apo një ofertë e unifikuar dhe nuk do lodhem duke thënë se PD duhet të jetë një në zgjedhjet e vitit 2025. Unë nuk them dot që jemi mirë kur nuk jemi mirë. Por të ardhmen nuk e parashikojmë dot. Ka vetëm një grup parlamentar që mblidhet, nuk di të ketë mbledhje të dy grupeve. Nuk i gjykoj dot kolegët. Kërkesa ime ka qenë që ne duhet të kemi një ofertë unike në Parlament. Kam mbështetur Bardhin për kryetar grupi sepse ashtu ishte shumica e grupit.

Etiketa: BASHAberishaPDTabaku

Lajme të lidhura

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Para
“Mbreti” shqiptar i drogës dënohet me 24 vite burg (Emri-Foto)

“Mbreti” shqiptar i drogës dënohet me 24 vite burg (Emri-Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet
Breaking Views

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26

I pyetur nga të rinjtë lidhur me korrupsionin, kryeministri Rama tha se perceptimi i tij është më i madh sesa...

Lexo më shumë
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com