GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Do kthehesha te Juvja, jam penduar”/ Kampioni i Botës tregon kush është pasardhësi i tij

17:46 - 28/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do kthehesha te Juvja, jam penduar”/ Kampioni i Botës tregon kush është pasardhësi i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Andrea Pirlo ka gjetur trashëgimtarin e tij dhe nuk e përjashton mundësinë që një ditë të kthehet te Juventusi. Trajneri i Karagmuruk është duke vendosur nëse do të rinovojë ose jo përvojën e tij në Turqi. E megjithatë, asnjëherë nuk e ka humbur nga syri kampionatin italian.

“Kapërcimin më të madh e ka bërë Fagioli, i cili bëri debutimin me mua. Ai di të bëjë gjithçka, është pikë fikse e Juventus dhe ka aftësitë për të shkëlqyer në regji. Ai mund të jetë Pirlo i ri”. Për të ardhmen: “A do të kthehesha te Juve? Sigurisht”.

Eksperienca në Turqi po ecën në mënyrë të kënaqshme për ish-trajnerin e Juventus. Pirlo, pas vetëm një viti në Serie A me dy trofe të fituar, ka zgjedhur të ndryshojë kampionat:

“Italia është shtëpia ime, por përvojat mes SHBA-së dhe Turqisë më konfirmuan se është e rëndësishme të shikoj përreth dhe të njoh kultura të reja.

Jam i kënaqur me punën në Karagmuruk, kam shumë lojtarë të rinj që po rriten dhe lojtarët tani kënaqen. Unë sigurisht që do të kthehesha te Juve, nëse një klubi si ai të thërret, nuk mund të thuash jo”.

 

Çfarë rezervon e ardhmja?

Nga ana tjetër, e ardhmja dhe karriera e Pirlos në pankinë nuk janë shkruar ende: “Drejtuesit më kanë ofruar një rinovim, por dua të flas për këtë në fund të sezonit. Dua të rritem në vendin e duhur – tha ai për La Gazzetta dello Sport – Pjesa tjetër është pasojë. Unë i qëndroj besnik 4-3-3, por gjithmonë shikoj dhe informoj veten për të kërkuar një ekip sulmues. Kam punuar me më të mirët, por arsyetoj sipas mendjes sime. Lojë e bukur ose jo, komandon ai që fiton, por futbolli është gjithmonë e më fizik. E duhet të jesh i përditësuar për gjithçka edhe nga ata që janë më pak të njohur”.

Pirlo vazhdon të ketë një konsideratë të veçantë për Juventus: “Ka një skuadër që mbetet shumë e fortë. Edhe pse Allegri ka paguar dëmtimet e shumta, nuk është aq larg nga Napoli si thotë renditja. Marrëdhëniet janë të mira, komunikoj me nga disa drejtues që qëndruan dhe jam takuar edhe me Andrea Agnelli. Vlerësimi mbetet i ndërsjellë”.

Në fundi, një koment për Napolin dominues të Spallettit: “Meritat i shkojnë Lucianos, padyshim, por edhe klubit që rinovoi grupin. Të tjerët duhet ta bëjnë këtë gjithashtu për t’u dhënë më shumë hapësirë lojtarëve të rinj dhe italianëve. Në Champions League, nga çerekfinalet çdo gjë mund të ndodhë, por muzika e kupës mund të kthejë gjithçka përmbys”.

Etiketa: JuventusSportTrajneri italian

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
Komisioni i Prokurimeve Publike i ka rrëzuar tenderin 100 milionë lekë Erion Veliaj

50 ditët e fundit të Veliajt e pis-parasë së tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com