GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Do prishet Teatri i Kukullave?! Elva Margariti denoncohet ne KPP

16:19 - 20/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Do prishet Teatri i Kukullave?! Elva Margariti denoncohet ne KPP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pazaret e prishura për tenderët abuzive po nxjerrin zbuluar ministren e Kulturës, Elva Margariti. Me datë  20 janar 2023 është paraqitur një denoncim pranë Komisionit të Prokurimit Publik në lidhje me një projekt që Margariti pret të ndërtojë qendër aktivitetesh. Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Ndërtimi i një objekti/qendre të re multifuksionale në funksion të së ardhmes së edukimit artistik të fëmijëve në kryeqytet. Pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave”. Më konkretisht 100 milionë lekë do të shkojnë për mbikëqyrësin e punimeve!

Në ankesë thuhet se, ministria ia ka dhënë tenderin bashkimit të operatorëve HE & SK dhe “TOWER” SHPK edhe pse ata nuk i kanë përmbushur  kriteret e përcaktuara në dokument.

“Komisioni i Prokurimit Publik publikon kriteret për të cilat operatori ekonomik “NET-GROUP” SHPK, në ankesën me nr. 106 prot., datë 19.01.2023, pretendon se nuk përmbushen nga operatorët ekonomikë “HE & SK” SHPK dhe “TOWER” SHPK pjesëmarrës në procedurën e prokurimit”, thuhet në ankesë.

Sipas ankimuesit në këtë rast kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Çka do të thotë që Margariti nuk i ka marrë aspak në shqyrtim ofertat e tjera. Edhe pse kanë qenë më të lira se oferta e fituese. Tenderët e Margaritit janë denoncuar herë pas herë në KPP, por ajo nuk reflekton.

Duhet të theksojmë se për tenderin në fjalë ministria e Kulturës nuk ka paraqitur dokumentet e plota si Autoritet Kontraktor

Mos vallë po kurdiset shembja e Teatrit të Kukullave?

Kujtojmë se pazaret për një godinë të re për teatrin e kukullave janë përfolur që në vitin 2020. Në atë kohë, vetë kryebashkiaku Veliaj deklaroi se në respekt të historisë, godina ku u mblodh Këshilli Kombëtar që sot shërben si Teatri i Kukullave do të kthehet në një shtëpi muze.

“Në 27 Mars 1920, pra pak më shumë se një muaj nga shpallja kryeqytet, u mblodh Këshilli Kombëtar. Që është njëkohësisht edhe Parlamenti i parë shqiptar, në godinën ngjitur, që sot shërben si Teatri i Kukullave. Shumë shpejt do ta rikthejmë në një shtëpi muze për Parlamentin shqiptar. Për ta transferuar Teatrin e Kukullave në një ndërtesë tjetër moderne. E për t’u siguruar që në shekullin e dytë kthejmë kokën pas për të kujtuar atë pikë reference të Parlamentit shqiptar”, tha Veliaj.

 

Ndërsa një vit më pas, më 2021, Ministria e Kulturës ka njoftuar për ëndrrën e re dhe më gusht të 2022 ka hapur tenderin për ndërtimin e një qendre të re multi-funksionale pranë qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave. Vlera e tenderit është mbi 1 miliardë lekë pa TVSH. Në dokumente thuhet se afati për zbatimin e kontratës pas nënshkrimit të saj është 24 muaj. Ndërsa tani po hidhen mbi100 milionë lekë për mbikëqyrjen e këtyre punimeve. Urojmë të mos realizohen planet se kjo qeveri ka treguar që nuk i do as teatrot, as trashëgiminë!

Lexo edhe: Elva Margariti tregon se ku mund të vendoset Cirku i ri Kombëtar

 

Etiketa: abuzimDenoncimElva MargaritiErion VeliajShembjetenderTetari i KUkullave

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
KED merr vendim, refuzohet kandidatura e Elsa Mihës

KED merr vendim, refuzohet kandidatura e Elsa Mihës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën nacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë Pishina e Selenicës. Sipas informacionit paraprak, në aksident...

Lexo më shumë
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com