GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do prodhonin drogë sintetike në Tiranë, arrestohen dy trafikantët në SHBA

17:38 - 10/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Do prodhonin drogë sintetike në Tiranë, arrestohen dy trafikantët në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shtetas amerikanë, njëri prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët tentuan të ngrinin një laborator droge sintetike në Tiranë, janë dënuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas faqes së Departamentit Amerikan të Drejtësisë, Distrikti Konektikat, Arbër Isaku, 32 vjeç, lindur dhe banues në Nju Jork, por me origjinë shqiptare, është dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Vincent De Caro, 32 vjeç, lindur dhe banues në Nju Jork me 4 vjet. Ata u ekstraduan nga Shqipëria për në SHBA më 20 prill 2019.

Vanessa Roberts Avery, Prokurorja e Shteteve të Bashkuara për Distriktin e Konektikatit, njoftoi se dy banorët të Stamfordit, do të jenë për tri vjet nën mbikëqyrje pas vuajtjes së dënimit.

Të shpallur në kërkim nga DEA, Isaku dhe De Caro, u arrestuan në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, teksa më herët po përgatiteshin të prodhonin drogë sintetike.

Ndaj tyre, Gjykata e Konektikatit, SHBA kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” kjo vepër e kryer nëpërmjet ‘dark web’.

Pas marrjes së letër porosisë dhe vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ekzekutimin e saj, Policia Kriminale zbuloi bazën ku fshiheshin 2 trafikantët amerikanë.

Gjatë kontrollit në bazën ku fshiheshin dhe zhvillonin aktivitetin kriminal, u gjetën dhe u sekuestruan mjetet dhe prekursorët që do të shërbenin për përgatitjen e drogave sintetike si edhe një numër i madh pajisjesh elektronike.

Sipas dokumenteve dhe deklaratave të bëra në gjykatë, Isaku dhe De Caro blenë përbërës analogë të fentanilit nga furnitorët në Kinë dhe, duke punuar jashtë rezidencës së De Caros në “77 West Hill Circle” në Stamford, e përpunuan drogën në pilula të falsifikuara të oksikodonit, të cilat ua shitën klientëve në tregjet në internet.

David Reichard, i cili jetoi për një kohë të shkurtër në rezidencën e De Caros, ndihmoi Isakun dhe De Caron të shtypnin pilula dhe t’ua dërgonin me postë pilulat klientëve.

Më 3 prill 2018, një kontroll i autorizuar nga gjykata në rezidencën e De Caros, zbuloi pilula të shumta që përmbanin afërsisht 330 gramë fentanil dhe acetil fentanil, afërsisht 40 gramë analoge të fentanilit në formë pluhuri, tre presa për pilula, udhëzime se si të përgatitet analogu i fentanilit, një kostum me material të rrezikshëm, një maskë e tipit gaz/ respirator dhe një numër i madh i zarfeve të zyrës postare amerikane.

Në momentin e kontrollit në shtëpinë e De Caros në prill 2018, Isaku dhe miku i tij ndodheshin në Shqipëri. Isaku dhe De Caro, të cilët të dy u liruan me kusht deri në fund të hetimeve, duhet të paraqiten në burg përkatësisht më 21 shtator dhe 2 nëntor 2022. Po ashtu, bashkëpunëtori tjetër, Reichard është deklaruar fajtor dhe pret dënimin.

 

Etiketa: arrestohnBurgSHBA

Lajme të lidhura

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Aktualitet

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara
Aktualitet

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme pas zjarrit të dytë në Llogara

19:23 - 05/02/26
Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh
Aktualitet

Sinonimi i një tragjedie, emri i djalit të familjes Kola i mbishkruar mbi derën e vulosur në Gryksh

19:18 - 05/02/26
Para
Morën nën kontroll institucionet, paralajmërimi i hakerave:  Do të publikojmë skandalet e qeverisë Rama

Morën nën kontroll institucionet, paralajmërimi i hakerave: Do të publikojmë skandalet e qeverisë Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një...

Lexo më shumë
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com