GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Do rikthehemi në nivele të larta”/ Hallaçi: Gjërat e mira nuk…

15:54 - 13/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do rikthehemi në nivele të larta”/ Hallaçi: Gjërat e mira nuk…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kukësi i këtij sezoni po riformatohet nga e para dhe kjo detyrë e vështirë i lind trajnerit Rraman Hallaçi. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, tekniku pohon se me durim dhe punë Kukësi do të rikthehet sërish në nivelet e larta. Sa i përket sfidës me Fushë-Kosovën, ku skuadra e tij fitoi minimalisht, Hallaçi pohon se skuadra tregoi dy tablo në fushë, teksa në pjesën e dytë priste diçka më shumë nga lojtarët që aktivizoi.

“Si test i dytë mendoj që deri diku jam i kënaqur, por kemi ende shumë gjëra për të rregulluar në dy fazat e lojës. Pjesa e parë ishte pak më e qartë në qarkullimin e topit dhe daljet nga krahët ishin të mira me veprime të shpejta. Skuadra u soll mirë për sa i përket rreshtimit taktik. Në pjesën e dytë u dhashë të gjithëve mundësinë për të shprehur aftësitë e tyre. Skuadra kundërshtare në pjesën e dytë na vuri shumë në vështirësi, lamë shumë hapësira në disa momente. Dëshira nuk mungoi, por në pjesën e dytë prisja pak më shumë nga skuadra”, u shpreh fillimisht Hallaçi.

Më tej, trajneri pohoi se me Elbasanin të shtunën është testi final për të bërë përzgjedhjen e lojtarëve që do të mbajnë në skuadër për këtë sezon, në një kohë kur nuk lejohen më lojtarë të tjerë të vijnë për t’u provuar. “Mendoj se me Elbasanin të shtunën është ndeshja e fundit për sa u përket përzgjedhjeve të lojtarëve. Më pas fillojmë të harmonizojmë sa më shumë skuadrën, pasi jemi në ndërtim”, vijoi më tej tekniku i Kukësit, që e konsideron testin me verdheblutë si provën gjenerale për ata që do të marrin “viston” për të qenë pjesë e skuadrës këtë sezon.

Në fund, së i përket ndërtimit të ekipit dhe atë që i pret këtë sezon, Hallaçi tregohet i sinqertë që i pret një sfidë jo e vogël përpara, por me durim do ta kthejnë skuadrën në nivele të larta. “E kam të qartë që na pret një sfidë shumë e madhe, por do të jemi të kujdesshëm hap pas hapi. Kukësi ka një histori dhe një tifozëri që duhet respektuar. Ndonëse nuk jemi në ditët më të mira për momentin, por të mos harrojmë që kemi bërë historinë dhe do ta rikthejmë skuadrën përsëri në nivelet e larta. Duhet shumë durim, gjërat e mira nuk bëhen për 10 ditë, duhet pak kohë”, u shpreh për gazetën pas ndeshjes tekniku i Kukësit, Rraman Hallaçi./PanoramaSport

Etiketa: hallaciKukesi

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Xhafaj e Majko abstenojnë, PS miraton legalizimin e kanabisit/ Batuta e Koreshit

Xhafaj e Majko abstenojnë, PS miraton legalizimin e kanabisit/ Batuta e Koreshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com