GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do rikthejmë rininë!”/ Berisha: Një Shqipëri pa rini është një vend pa ëndrra, një shkretëtirë njerëzore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do rikthejmë rininë!”/ Berisha: Një Shqipëri pa rini është një vend pa ëndrra, një shkretëtirë njerëzore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh në Sarandë, se një vend pa rini është jnë shkretëtirë njerëzore. Gjatë fjalës së mbajtur, Berisha theksoi faktin, se OKB pak ditë më parë në një raport të saj, shprehej se Shqipëria do të ketë lindshmërinë më të ulët në botë, dhe ky fakt vjen për shkak të largimit të të rinjve.

“Në qoftë se ka një vend që humbi rininë në mënyrën më të pamëshirë, sa asnjë vend tjetër është Shqipëria e këtyre 12 viteve. A e dini ju që, OKB-ja njoftoi 3 ditë më parë se Shqipëria do ketë lindshmërinë më të ulët në botë. Pse?

Për shkak të largimit të të rinjve”, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala:

Saranda, a mund të jetë madhështore pa rininë e vet? Një vend pa rini, është një vend pa ëndërr. Një vend pa rini, të ardhme nuk ka. Është një shkretëtirë njerëzore, nëse mund ta quajmë kështu.

Po në qoftë se ka një vend që humbi rininë në mënyrën më të pamëshirë, sa asnjë vend tjetër është Shqipëria e këtyre 12 viteve. A e dini ju që, OKB-ja njoftoi 3 ditë më parë se Shqipëria do ketë lindshmërinë më të ulët në botë. Pse?

Për shkak të largimit të të rinjve.

A nuk janë këto klithma që dalin nga shpirti i kombit, nga thellësitë e dheut të këtij vendi, që ne duhet të bëjmë të pamundurën që fëmijët tanë, nipërit e mbesat tona, të rinjtë tanë, të ndërtojnë në Sarandë dhe në Shqipëri ëndrrën e tyre

Zonja që foli: jam nënë e dy fëmijëve, papunë, studiova jashtë, patriote, jam kthyer këtu për të ndërtuar ëndrrën. Le të ikin thotë, dembela, dembela.

Askush në Shqipëri nuk është i varfër se është dembel. Varfërinë e sjell politika e mbrapshtë, e sjell vjedhja e qytetarëve. Ndaj dhe ne, do bëjmë gjithçka që çdo i ri të shkollohet. Hiqet mesatarja komplet, nuk ka mesatare më. Hiqen tarifat, simbolike do jenë, ose do hiqen fare.

Bursa 200 euro për studentë.

Punësimi i një të riu, çdo sipërmarrësi do i paguhen sigurimet shoqërore për 1 vit për të riun. Do i paguhet çdo shpenzim që i duhet për trajnimin e tij profesional. Çdo i ri që martohet dhe do të ndërtojë folenë e tij në Shqipëri, familjare, do të ketë një grant prej 30 mijë eurosh.

Do bëjmë gjithçka që të sjellim kombin në moshën e rinisë. Fëmija i 3-të do paguhet nga shteti nga lindja, gjer në 23 vjeç. Fëmija i parë do ketë një bonus prej 70 euro, fëmija e dytë do ketë një bonus 60 euro.

Miq, do bëjmë gjithçka që ata qindra e mijëra të rinj, vetëm në 10 vitet e fundit janë larguar mbi 700 mijë, të kthehen prap në Shqipëri, të kthehen prap në Sarandë.

Do bëjmë gjithçka për strehimin e tyre. Do financojmë bizneset e tyre. 5 vite do jenë pa taksa. Edhe njëherë, kombi duhet të rikthehet në rininë e vet. Një komb pa rini, është një komb pa të ardhme dhe ne, nuk mund të jemi një komb i tillë.

 

Etiketa: berisharini

Lajme të lidhura

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”
Aktualitet

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike
Aktualitet

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26
Para
Eurodeputeti kroat: Serbia s’mund të jetë në BE-së pa njohur pavarësinë e Kosovës

Eurodeputeti kroat: Serbia s’mund të jetë në BE-së pa njohur pavarësinë e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26

Erjon Zylyftari ishte i revoltuar. “Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur...

Lexo më shumë
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për sot, 22 Gusht 2026

07:33 - 22/08/26
Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com