GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Do të ndërtojë një pedonale 1 km të gjatë, Suli i fal pa garë 845 mln lekë Lush Osmanit

09:44 - 25/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Rakip Suli i fal 700 MLN lekë Lush Osmanit për arnim rrugësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërsa në të gjithë botën qeverisja qendrore apo qeverisja vendore rrisin suportin financiar për qytetarët në sezon festash, këtu në Shqipëri me një dorë ua japin me tjetrën ua marrin. Kështu  po vepron kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, i cili do të shpenzojë 845 milionë lekë për të ndërtuar një pedonale vetëm 1 km të gjatë. Para që siguisht vilen nga taksat e qytetarëve, pra po u merren kështu ato pak bonuese që ju dhanë për festa.

Po flasim për tenderin me objekt “Ndertim PEDONALE “Liria-Skenderbeu”+ Ndertim Rruget “Zit Noka”+rruga paralel me Zit Noken+seg.pingul me rrugen Liria, Frutikulture”. Sipas dokumenteve në një lagje do të prishen lulishtet e vjetra dhe do të  ndërtohet një pedonale, paralel me të edhe një korsi biçikletash. Gjithsesi do të ketë gjatësi vetëm 1 km dhe mund të kursehej pak nga ai fondi i lartë.

Procedurat për këtë tender janë hapur që në tetor, ku saktësisht më datë 18 tetor është mbajtur tenderi.

Këtu ngremë një pikëpyetje përse u vonuan ka shumë kontrata, kur Suli  ka zgjedhur  rrugën e abuzimit dhe nuk ka zhvilluar një garë të rregullt.

Sipas të dhënave në dokumente,  7 kompani kanë dorëzuar oferta të ndryshme, por kjo nuk i ka bërë fare përshtypje Sulit, as nuk i ka marrë në konsideratë. Ai ka përjashtuar në fazën e parë 6 ofertat që nuk i leverdisnin, që të mos bëheshin pengesë për firmën që e kishte përzgjedhur vetë si fituese. Shpresa-Al SHPK e Lush Osmanit ishte e privilegjuara që kaloi e vetme në fazën finale, edhe pse kishte ofertën më të shtrenjtë.

Por në atë fazë ajo nuk kishte asnjë konkurrent përballë, kjo ishte gjë e mirë për komisionin pasi nuk u lodhën fare të vlerësojnë dokumente, por kanë shpallur menjëherë fitues Lush Osmanin. Gjithsesi, Suli është përpjekur të mbaj nën hije këtë aferë për dy muaj dhe vetëm më datë 12 dhjetor e ka bërë publike kontratën.

Gjithsesi nuk mund t’i shpëtonte lupës së Open Data Albania e cila i ka ngritur menjëherë Kartonin e Kuq,  i cili tregon njollosjen që i është bërë këtij tenderi nga Suli. Gjithashtu ndez alarmin për shifrat e frikshme që  Suli i shpërdoron me tenderë dhe asnjeri prej tyre  nuk është i rregullt.

Pazare me biznesmen të korruptuar

Lush Osmani ka ndikim të madh duke marrë fonde nga kryebashkiakët prej vitesh përmes Shpresa.al por, edhe kompanive të tjera që ai zotëron. Madje ai fitonte kontrata edhe në kohën kur ishte nën hetim nga SPAK për korrupsion.

Në 25 tetor të 2019, Policia e Durrësit shpalli në kërkim me urdhër të prokurorisë pronarin e kompanisë ‘Shpresa.al”, Lush Osmani.

Biznesmeni ishte i dyshuar si organizator dhe përfitues si skemës së tjetërsimit të tokës shtetërore pranë Kepit të Rodonit.

Osmani u shpall në kërkim policor si i dyshuar edhe për përfitimin e një godine në mënyrë korruptive si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe disa javë më pas, Osmani u vetëdorëzua në Policinë e Durrësit.

Fillimisht Prokuroria kërkoi izolimin e tij. Por më pas, e ndërroi masën në “Detyrim paraqitje” kundrejt garancisë pasurore dhe Gjykata e Durrësit e liroi. Mirëpo, llogaritë e hapura me drejtësinë nuk e kanë penguar Osmanin të jetë i preferuari i  kryebashkiakëve për tenderët!

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimKamëzpedonaleRakip Sulitender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Dhjetëra vjedhje në banesa, goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali

Dhjetëra vjedhje në banesa, goditet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com