GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Do të vazhdoj betejën me Veliaj”, Tabaku: Inceneratori i Tiranës do të jetë gijotina e tij politike

20:53 - 16/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do të vazhdoj betejën me Veliaj”, Tabaku: Inceneratori i Tiranës do të jetë gijotina e tij politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me gjyqin e humbur ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ajo thotë se ashtu si dhe dje, drejtësia e re dështoi të japë drejtësi kur bëhet fjalë për atë që ka pushtet. Tabaku thotë se i ka paraqitur gjykatës dhe prokurorit të gjitha faktet e nevojshme për këtë çështje, përsëri gjyqatari dështoi që të vendos drejtësinë.

“Ashtu si dhe dje, drejtësia e re dështoi të japë drejtësi kur bëhet fjalë për atë që ka pushtet! Muajt e fundit kam depozituar në gjykatë një padi penale për kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliaj. Ky i fundit më ka akuzuar për përfitime të paligjshme në kohën kur unë bëja denoncime për mënyrën si u shemb shkolla e mesme Sami Frashëri! Ndonëse në gjykatë kam siguruar kontratën e plotë të shtëpisë të blerë dy vite përpara ndërtimit dhe procedurave të shembjes me shumë pikëpyetje të shkollës dhe tenderit të rindërtimit të saj. Megjithëse kam siguruar për gjykatën dhe prokurorin të dhënat e kredisë bankare të marrë në këtë periudhë, duke paraqitur  të gjitha provat dhe faktet në lidhje me këtë çështje.

Apo që kam dëshmuar me prova të patjetërsueshme se kompania nga ku është blerë prona ime nuk ka asnjë lidhje me kompaninë që ka përfituar me ndonjë nga kanë fituar një tender abuziv me pikëpyetje  të rindërtimit të shkollës Sami Frashëri. Edhe pse mbrojtja e avokatëve të Veliaj  përkufizohej në zero fakte dhe prova përpos justifikimit “e tha se kështu thonë mediat” përsëri gjyqtari dështoi të vendosë drejtësinë me justifikimin se “politikani duhet të durojë më shumë përderisa është në politikë”. Pra, kjo Gjykatë SPAK vlerësoi se shpifja është pjesë e një lufte politike dhe se duhet të durohet më shumë nga politika edhe kur faktet mungojnë. Duke dështuar të vendosë drejtësinë në vend dhe të përcaktojë qartë ndarjen e lirisë së fjalës me shpifjen” – thuhet në deklaratën e Tabakut.

Më tej ajo shprehet se këtë vendim do ta apelojë në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Ajo gjithashtu i kujton Veliajt që inceneratori i Tiranës mund të jetë edhe gijotina politike për të.

“Unë e kuptoj se Veliaj ka sistemin e tij të drejtësisë brenda drejtësisë. E kam të qartë se ai ka punuar që të jetë mbi ligjin dhe se ka të emëruar aty brenda. Por kjo nuk më pengon asnjë moment që unë të them me zë të lartë dhe të fortë të vërtetën. Madje nuk më pengon as për ta apeluar këtë padi dhe për ta vazhduar në të gjitha shkallët e gjyqësorit e për t’i treguar shqiptarëve që e vërteta triumfon! Unë në moralin dhe gjykimin tim personal nuk mund të përdor shpifjen si luftë politike dhe argument politik. E refuzoj këtë sjellje të pandershme ndaj elektoratit dhe mbi të gjitha ndaj tjetrit.

Siguroj Veliaj, surrogatët e tij dhe oligarkët që e mbështesin se ky vendim nuk do më ndalojë nga denoncimi për to, aferat e tyre dhe korrupsionin e tyre. I kujtoj Erion Veliaj që inceneratori i Tiranës mund të jetë edhe gijotina politike për të. Dhe se  asnjë gjë nuk do na pengojë për të risjellë në jetë hetimin për krimin e tij me vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, për të ai do të përgjigjet herët apo vonë. Dhe vërteta mund të vonojë por kurrë nuk do të harrojë të dalë përpara qytetarëve” – shprehet Tabaku në deklaratën e saj.

Etiketa: BetejaErion VeliajGIJOTINAinceneratoriJorida TabakuPolitike

Lajme të lidhura

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria
Aktualitet

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Para
5 mënyra për t’i ndihmuar fëmijët të praktikojnë vetëdijen

5 mënyra për t'i ndihmuar fëmijët të praktikojnë vetëdijen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet se ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës në Vlorë
Aktualitet

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

15:50 - 06/04/26

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet...

Lexo më shumë
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia

15:15 - 06/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com