GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Do tregojë vrasje të tjera? Bashkëpunëtori i Dumanit kërkon statusin e të penduarit të drejtësisë

10:35 - 01/10/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Do tregojë vrasje të tjera? Bashkëpunëtori i Dumanit kërkon statusin e të penduarit të drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besjan Xhixha ndodhet në qeli pasi është arrestuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia,  ngjarje kjo e ndodhur në 27 prill 2020 në Durrës.

Ndërkohë mësohet se Xhixha është vetëofruar për të treguar krime të rënda që ka dijeni, nëse i ofrohet statusi i të penduarit të drejtësisë.

Gjatë seancës së fundit gjyqësore në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vrasësi me pagesë 31-vjeçar u bëri me dije gjyqtarëve nëse SPAK-u do t’i kishte marrë me kohë dëshminë e tij, nuk do të kryheshin vrasje në Fushë-Krujë dhe FushëKuqe. Ende nuk dihet nëse këto vrasje për të cilat Xhixha është i gatshëm t’i zbardhë janë vrasjet e Brilant Martinajt, Klisman Preçit, zhdukjen e biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj. Xhixha ka qenë bashkëpunëtor me Nuredin Dumanin, një tjetër vrasës me pagesë i njohur, i cili ra në pranga në Fier pasi u plagos në Elbasan. Ky i fundit akuzoi ish-miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij duke përmendur ngjarje të rënda në të cilat janë përfshirë. Në këtë situatë, Xhixha i është kundërpërgjigjur duke i ngarkuar Dumanit 12 vrasje dhe krime të tjera të kryera.

Nga vrasja e vëllezërve Haxhia dhe mohimi i njohjes me Nuredin Dumanin

Besjan Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 17 qershor 2021 në cilësinë e bashkëpunëtorëve në atentatin e dyfishtë ndaj vëllezërve Haxhia në 27 prill 2020. Identifikimi i tyre u bë i mundur nga Klevis Alla, i cili u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ata akuzohen pasi në bashkëpunim me Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën, një person i shumëkërkuar nga drejtësia, përgatitën vrasjen e biznesmenit Viktor Haxhia dhe juristit Besmir Haxhia. Plani paraprak dështoi pasi Enver Diva u infektua me COVID-19. Më pas, realizimin e vrasjes së dyfishtë e mori përsipër Nuredin Dumani. Ky i fundit dhe Çela u shpallën në kërkim nga policia. Vrasja e vëllezërve Haxhia dyshohet se ndodhi për shkak se Dumani dhe Çela u lanë për siguri një sasi parash të grabitura në Aeroportin e Rinasit. Por, pasi kishin kërkuar më pas “pakon”, vëllezërit Haxhia thanë se ajo ishte humbur. Pas Arrestimit, vrasësi Xhixha tha se nuk e njeh Nuredin Dumanin, Talo Çelën dhe Klevis Allën, por pranoi se kishte miqësi me Klevis Allën.

Ndryshimi i versionit në 21 maj 2022, Xhixha akuzon Dumanin për 12 vrasje

Pasi Nuredin Dumani filloi të përmendë 31 emra të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe Xhixhën, ky i fundit e akuzoi për realizimin e 12 vrasjeve dhe lidhjet e fuqishme që kishte me deputetë, politikanë, funksionarë të drejtësisë, madje dhe me prokurorin Altin Dumani. 31-vjeçari nga Kruja pranoi se e njihte shumë mirë Nuredin Dumanin pasi ka qëndruar për 1 vite gjysmë në banesën e tij. Nuredin Dumani ka kryer 12 vrasje. Pas çdo vrasje, na ka thënë se nuk më gjen asgjë, pasi ka lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje më ka thënë që ka lidhje me prokurorin Altin Dumani. E ka njeriun e vetë dhe ndihej i mbrojtur. Dumani është strehuar më shumë sesa një vit e gjysmë në shtëpinë time dhe e njoh dhëmbë e dhëmballë, madje një dhemb prej floriri e kemi vendosur tek një i afërmi im, nëse doni shkoni e verifikoni. Dumani duhet të flasë për të gjitha krimet që ka kryer, nëse me të vërtetë është i penduar.

Ymeri revoltohet në gjyq: S’e kuptoj pse më mbani në ’41 biss’, m’u vërsul gjithë shteti

I arrestuari për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Klodian Saliu, Viktor Ymeri ka kërkuar që të nxirret nga izolimi ekstrem “41 biss” në burgun e Fierit. Në seancën e djeshme në Gjykatën e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-anëtari i bandës së “Gaxhait” në vitet ’90 u shpreh i revoltuar që po trajtohet i diferencuar nga të dënuarit e tjerë. Ai akuzoi shtetin se riburgosi në 2020 duke përdorur si pretekst vrasjen e Lames dhe Saliut. Debati në gjyq u tensionua dhe Ymeri u nxor jashtë me forca policie. “Nuk e kuptoj arsyen përse SPAK më ka futur në ‘41 biss’ dhe përse trajtohem ndryshe nga të tjerët. Kam tërë jetën burgjeve dhe më duket sikur nuk kam qenë ndonjëherë i lirë. Ato pak muaj qe më nxorën jashtë burgut, më bënë shumë keq se m’u vërsul i gjithë shteti mbi shpinë derisa më gjetën një pretekst për të më futur prapë në burg. Më mirë mos të kisha dalë fare, se nëse nuk do kisha dalë, nuk do isha në këtë proces”, tha në seancë Viktor Ymeri. Së fundmi, emri i tij doli dhe në skandalin e burgut të Fierit si njëri prej të dënuarve që përfitoi padrejtësisht ulje të ditëve të dënimit me ndihmën e punonjësve dhe ish-punonjësve të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier. Sipas hetimeve, Ymeri përfitoi 85 ditë ulje dënimi, edhe pse ndaj tij ishte marrë masë disiplinore për 20 ditë “Përjashtim nga veprimtaritë e përbashkëta”. Vendimi për uljen e dënimit u mor në 5 maj 2021, ndërsa masa disiplinore iu dha në 23 mars 2020. Në këtë rast, Ymeri është ndihmuar duke ia fshehur në dokumentacione masën ndëshkuese.

 

Etiketa: Besjan xhixhaNuredin DumaniSpak

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
Rritja e çmimit të apartamenteve, Rama i shmanget pyetjes

Deklaratat e Ramës, deputeti i PD: Ndërtimet pa leje bëhen me bekimin e Sulltanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com