GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Do t’ua nxij jetën”/ Ja si prokuroria po përdoret për të zbatuar urdhrin e Veliajt ndaj FSHF

23:04 - 15/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Do t’ua nxij jetën”/ Ja si prokuroria po përdoret për të zbatuar urdhrin e Veliajt ndaj FSHF
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përgjimin që iu bë Erion Veliajt gjatë mbledhjes së Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës disa javë më parë, ai dëgjohej teksa përbetohej se “do t’ia nxinte jetën” Armand Dukës me SPAK dhe prokurori.

“Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin, nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Tani edhe në rast se duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot, sepse nuk tërhiqen agjensitë që janë vënë në lëvizje, prokuroria është vënë në lëvizje”, – thoshte mes të tjerash kryebashkiaku i Tiranës.

Deklarata u interpretua si konfirmim i radhës, se SPAK dhe prokuroria janë thjesht dy vegla që mazhoranca i përdor sipas rrethanave. Pas deklaratëve të Veliajt se do t’ia nxinte jetën zyrtarëve të FSHF-së me prokurorinë, drejtuesja e organit të akuzës për Tiranën tha se prokuroria që drejton “nuk ka asnjë të ngarkesë të jashtme në lidhje me asnjë çështje”.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryen hetime sipas normave ligjore dhe në pavarësi të plotë në lidhje me çështjen, si për çdo çështje tjetër” u shpreh ajo. Ndonëse u distancua nga përfshirja, nuk kaloi as një ditë dhe prokuroria e Tiranës ndërmori aktin e sekuestrimit të materialeve të zgjedhjeve të FSHF të zhvilluara për kryeqytetin. Në faksimilen poshtë duket dokumenti ashtu sikurse pati paralajmëruar kryebashkiaku.

Për paralajmërimin e Veliajt u pyet edhe Rama, i cili para gazetarëve bëri rolin e të paditurit për kërcënimet e Veliajt në prokurori.

“Mora Veliajn ta pyes çfarë është kjo dhe më sqaroi për pozicionin e tij. Dhe i thashë “po SPAK për çfarë e përmend?” se SPAK-u nuk merret me një OJF, FSHF-ja është OJF dhe SPAK nuk merret fare. Unë e di që përgjimet transformohen se e kam provuar në kurrizin tim. Çfarë i thoja unë atij dhe çfarë diskutohej në televizione” – tha Rama.

Por kërcënimet e Veliajt, janë moto e punës së prokurorëve që hetojnë Federatën Shqiptare të Futbollit. Pas padisë për shpërdorim detyre dhe falsifikim nga dy drejtuesit më të lartë të FSHF, prokurorët nuk i janë ndarë Federatës Shqiptare të Futbollit. Një burim nga FSHF tha për Lapsi.al se oficerët e Policisë Gjyqësore prej dy javësh tashmë paraqiten rregullisht në zyrat e FSHF dhe kërkojnë shkresa të ndryshme. Edhe sot, ashtu si në ditët e tjera, oficerët e policisë gjyqësore kanë kërkuar fashikuj me dokumentacionin përkatës për hetimet që po kryhen.

Veç prokurorisë, Veliajt i është bindur me të njëjtën përulësi edhe gjykata. Pak ditë më parë, një vendim i Gjykatës së Tiranës i dha të drejtë kandidatit që mbështet Veliaj për krijimin e një shoqate tjetër të futbollit. Vendimi erdhi pasi Veliaj bëri një mbledhje paralele të shoqatës rajonale të futbollit duke zgjedhur kryetar të besuarin e tij, Eduard Prodani. Veliaj pretendon se gjykata nuk e njeh Krenar Alimehmetin, i cili u zgjodh kryetar në një mbledhje tjetër të shoqatës, të mbledhur nën monitorimin e Armando Dukës. Pas kësaj, kemi dy shoqata, një të Dukës që njihet nga UEFA dhe një të Veliajt, të cilin e njeh gjykata e Tiranës.

Ky nuk është rasti i parë që “drejtësia e re” i shërben Veliajt kundër palëve të tjera në konflikt. Pas sherrit që ai pati me pronarin e Oraneës, Ylli Ndroqin, menjëherë SPAK u vu në lëvizje duke rinisur hetimet për trafik droge dhe duke sekuestruar televizionet në pronësi të Ndroqit./Lapsi.al

Etiketa: Erion VeliajfshfKryesore1pergjime

Lajme të lidhura

Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit
Aktualitet

Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

08:54 - 06/02/26
Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij
Aktualitet

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Para
Semi flet për Donaldin: Një prej kujtimeve më të bukura në shtëpi, por…

Semi flet për Donaldin: Një prej kujtimeve më të bukura në shtëpi, por…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm

10:08 - 06/02/26

Mjeku Ilir Alimehmeti ngriti shqetësime serioze mbi sigurinë ushqimore në vend, duke theksuar se qytetarët, në shumicën e rasteve, nuk...

Lexo më shumë
U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër

U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur, në pranga 19-vjeçari në Shkodër

10:01 - 06/02/26
Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

09:46 - 06/02/26
Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

Zbulohet ‘punishtja’ e drogës te “Ali Demi”, arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë (Emrat)

09:11 - 06/02/26
Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

Talentet po i merr Europa/ BERZH: 23% e shqiptarëve të arsimuar kanë emigruar, 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

08:54 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com