GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do vras politikanët”, dënohet me 6 vite burg lezhjani

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do vras politikanët”, dënohet me 6 vite burg lezhjani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg Antonio Lekën, 37-vjeçarin i cili u arrestuas pasditen e 9 Janarit 2023 në aksin Milot-Lezhë, pranb fshatit Ishull-Shëngjin.

Në automjetin me të cilin po udhëtonte, atij iu gjetën një armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, një automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, një palë dylbi, një antiplumb ushtarak, një thikë, një çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Ai është është shpallur fajtor për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 9 vite burg në total atë, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dy dënimeve, duke iu ulur dënimi përfundimtar në 6 vite burgim.

Kujtojmë se ditën e arrestimit, ishte vëllai i Antonio Lekës ai që denoncoi në polici duke ngritur alarmin, pasi e kishte parë të vëllain me arsenal armësh me vete.

Gjatë momentit të arrestimit, Antonio Leka nuk shfaqi rezistencë ndaj punonjësve të policisë, por u tha se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët. “…Do vras politikanët e Lezhës, dhe të zhduk farën e keqe të tyre…” – ka deklaruar Leka.

Ndërkohë, kamerat e një servisi makinash në Ishull-Lezhë kapën Antonio Lekën pak minuta para arrestimit, ku shfaqej me automatik në dorë dhe me një qeleshe në kokë.

Leka rezulton se ka edhe precedent të mëhershëm penalë pasi është arrestuar në vitin 2008 duke shitur lëndë narkotike kanabis, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim për “vrasje të mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Etiketa: Antonio LekaGjykata e LezhesKryesore1

Lajme të lidhura

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal
Aktualitet

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26
Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus
Aktualitet

Italiani i droguar pranon vrasjen e shqiptarit, trupi u gjet në një pus

20:34 - 29/10/26
Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë
Aktualitet

Pacienti hidhet nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ishte hera e dytë

20:21 - 29/10/26
Para
Vrasja e vëllezërve Haxhia, 25 vite burg për Klevis Allën

Vrasja e vëllezërve Haxhia, 25 vite burg për Klevis Allën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com