GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Dodik shqetëson Bosnjën, shteti mund të ndahet?

17:14 - 06/09/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dodik shqetëson Bosnjën, shteti mund të ndahet?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republika Srpska të Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik deklaroi sot se po përgatit një dekret për arrestimin dhe dëbimin e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt.

Dodik tha se dekreti do të jetë gati dhe që nesër do të hyjë në fuqi, raporton Klix.ba.

“Ne nuk e respektojmë Schmidtin. Që nga mëngjesi i sotëm, ne kemi përgatitur një dekret për arrestimin dhe dëbimin e Christian Schmidt nga Republika Srpska. Nëse hyn në Doboj. Nëse është tranzit, do të përcillet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ai.

I sanksionuari nga SHBA-ja, Dodik pohoi se kjo rregullore do të aktivizohet nëse Schmidt vjen në Republika Srpska për ndonjë takim apo punë private.

“Nëse ai vjen në një takim në Republika Srpska, ai do të dëbohet”, tha Dodik.

Ai theksoi se stacionet policore do të kenë për detyrë ta zbatojnë këtë rregullore.

“Sapo të marrin vesh se Schmidt është në Republika Srpska, do të kenë për detyrë të organizojnë njësitë për ta nxjerrë jashtë dhe do të jenë të detyruar ta bëjnë këtë”, tha ai.

Në janar të vitit 2021, qeveria gjermane emëroi Schmidt si Përfaqësuesin e Ri të Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën pasi dha dorëheqje diplomati austriak, Valentin Inzko. Rusia dhe Kina kishin kundërshtuar emërimin e Schmidt, nuk e njohin ligjshmërinë dhe legjitimitetin e zgjedhjes së Schmidt dhe refuzojnë të njohin autoritetin e tij.

Në nëntor të vitit 2021, Schmidt i dorëzoi raportin e parë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar se Bosnja dhe Hercegovina rrezikon të ndahet ndërsa mund të kemi edhe një konflikt të ri dhe paralajmëroi se nëse kjo ndodh, prania ushtarake ndërkombëtare duhet të rishikohet.

Etiketa: Dodik

Lajme të lidhura

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti
Kosovë & Rajon

Qeveria e Kosovës miraton pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti

15:06 - 30/03/26
Para
“Është koha për të pirë ca birra”/ Hazard e ka ndarë mendjen

“Është koha për të pirë ca birra”/ Hazard e ka ndarë mendjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com