Një person është proceduar penalisht nga policia e Dibrës pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke në Maqellarë.
Shtetasi me inicialet E. R., banues në Maqellarë, dyshohet se në fshatin Kovashicë, ka ndezur zjarr e si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me barishte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.