GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dogji për së gjalli 2 persona e grabiti 780 mijë euro, arrestohet shqiptari “i rrezikshëm” në Greqi

15:55 - 20/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dogji për së gjalli 2 persona e grabiti 780 mijë euro, arrestohet shqiptari “i rrezikshëm” në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një shqiptar i arrestuar në Maltë dyshohet se ka vrarë dy persona dhe u ka vënë flakën trupave të tyre pasi i ka grabitur 780 mijë euro në Greqi. Por avokatët mbrojtës thonë se policia ka arrestuar njeriun e gabuar, me argumentin se emri i klientit të tyre nuk përputhet me atë në urdhër-arrestin.

36-vjeçari Ledjon Brakaj, u arrestua në Maltë pasi autoritetet greke lëshuan një urdhër-arresti evropian në mars. Kjo shkaktoi një alarm në Sistemin e Informacionit Shengen, i cili nga ana tjetër çoi në gjurmimin e të kërkuarit në Maltë, raporton Times of Malta. Brakaj u shoqërua në gjykatë pasditen e së shtunës, teksa autoritetet nisën procedurat për ekstradimin e tij në Greqi, për t’u përballur me akuzat penale.

Vrasja e dyfishtë në 2015

Brakaj akuzohet në lidhje me një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 2015 në ishullin grek Aegina, ngjarje e cila tronditi komunitetin e qetë të ishullit.  Irini Marmarino, e cila drejtonte një biznes suvenirësh në Aegina, u gjet e vdekur së bashku me nipin e saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së saj.

Të dy viktimat ishin torturuar para se të vriteshin. Nga autopsia doli në përfundimin se autorët i rrahën aq ashpër dy viktimat, sa u shkaktuan fraktura dërrmuese në të gjithë trupin dhe më pas, ndërsa ata ende po merrnin frymë, u vunë flakën.

Nga hetimet rezultoi se Marmarino kishte tërhequr pak kohë më parë kursimet e saj të jetës, që arrinin në rreth 800 mijë euro, raportojnë mediat greke.

Mbrojtja e Brakajt

Duke u paraqitur në një gjykatë malteze të shtunën, avokatët mbrojtës të Brakajt hodhën dyshime nëse klienti i tyre ishte në të vërtetë i kërkuari. Urdhër-arresti evropian i referohej emrave të ndryshëm, thanë ata.

Avokatët mbrojtës vunë re gjithashtu se ndërsa oficerët e policisë i kishin hequr shenjat e gishtave Brakajt, ata nuk i kishin paraqitur ato gjurmë në gjykatë si provë.

Megjithëse mbrojtja kundërshtoi çështjen e identitetit, gjykata, e kryesuar nga magjistrati Noel Bartolo, deklaroi se çështja do të vazhdonte.

Brakaj nuk ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht dhe ka heshtur gjatë gjithë seancës.

 

Etiketa: GreqiKryesore1ShqiptarVrasje

Lajme të lidhura

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani
Aktualitet

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja
Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

12:07 - 19/03/26
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës
Aktualitet

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi

11:41 - 19/03/26
Para
I mituri rrezikoi të mbytej në Sarandë, niset drejt Tiranës me helikopter

I mituri rrezikoi të mbytej në Sarandë, niset drejt Tiranës me helikopter

Discussion about this post

TË FUNDIT

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani
Aktualitet

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26

Një rast i pazakontë ka rikthyer debatin mbi ligjet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shqiptari Klevis Disha ka...

Lexo më shumë
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

12:07 - 19/03/26
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi

11:41 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com