GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dogji zyrën e noterit të Sarandës, caktohet masa e sigurisë për Marjo Sinanin: S’e njoh porositësin

11:56 - 10/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I dënuar për plagosje e vjedhje, kush është Sinani që u porosit për të djegur zyrën e noterit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marjo Sinani ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës pasi tre ditë më parë vendosi zjarrin në zyrën noteriale të Aleko Anagnostit në Sarandë.

Teksa ka marrë fjalën para togave të zeza, 41-vjeçari ka pranuar të jetë autori i zjarrvënies në zyrën e Anagnostit, i cili ndodhet gjithashtu në paraburgim, por nuk e ka treguar emrin e porositësit.

“Më ka vendosur një person për të vënë zjarrin, por nuk e njoh atë”, mësohet të jetë shprehur Sinani. Nga veprimet hetimore, dyshohet se 41-vjeçari e ka vënë zjarrin edhe në zyrën noteriale të Anagnostit.

Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga avokati në ambientet e zyrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Arrestimi i Anagnostit

Anagnosti është në mesin e zyrtarëve të arrestuar më 1 qershor. Në pranga ranë Drejtori i Urbanistikës Pandi Zhonga në Bashki, Rovena Alikaj, juriste në agjencinë  shtetërore të kadastrës si Aleko Anagnosti, noter. Ata dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke abuzuar me lejet e ndërtimit. Arrestimet e tyre janë bërë urdhër të Prokurorisë së Sarandës, e cila pas hetimeve zbuloi se këta persona kanë tjetërsuar 10 mijë metër katror tokë shtetërorë që ishte lulishte në Sarandë.

Çfarë u gjet në zyrën e noterit ?

Brenda zyrës së noterit Aleko Anagnostit që i përfshi në flakë mëngjesin e sotëm ndodheshin dokumentet e ish-noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyrën e Prokurorit në Tiranë, si dhe një pjesë e dokumentacionit të ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003-2011.

Gjithashtu janë gjetur dhe një pjesë e dokumentacionit të ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003-2011.

Kush është Marjo Sinani?

Marjo Sinani, 41-vjeç rezulton i dënuar më parë, si dhe është përdorues i lëndëve të forta narkotike.

Ai ka qenë i dënuar në fillim të viteve 2000 për “Vjedhje në bashkëpunim”. Më pas, më 28 shkurt 2008, është vënë në pranga për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, pasi ka djegur automjetin e Drejtorit të Shtëpisë së Pritjes Sarandë në atë kohë, Agim Kabo.

Dy vite më vonë, më 12 dhjetor 2010, Sinani është arrestuar pasi plagosi me thikë shtetasin S. Dike. Pas 6 vitesh, më 8 nëntor 2016, është arrestuar për vjedhjen e tre automjeteve, në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke përdorur një thikë.

Brenda zyrës së noterit Aleko Anagnostit që i përfshi në flakë mëngjesin e sotëm ndodheshin dokumentet e ish-noterit Artan Lulaj, i cili më vonë ushtroi detyrën e Prokurorit në Tiranë, si dhe një pjesë e dokumentacionit të ish-noteres Ermioni Gjoka, bashkëshortja e ish-Kryetarit të Bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka, në vitet 2003-2011.

Etiketa: Marjo Sinani

Lajme të lidhura

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet
Aktualitet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Kurti ia bënë të qartë Scholzit: Në fund të vitit aplikojmë për në BE, na përkrahni

Kurti ia bënë të qartë Scholzit: Në fund të vitit aplikojmë për në BE, na përkrahni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll
Breaking Views

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com