GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Doja speca dhe domate”, hashashi përplas në polici nusen me vjehrrën: E mbolli për sherebelë

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Doja speca dhe domate”, hashashi përplas në polici nusen me vjehrrën: E mbolli për sherebelë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nuse e re këmbënguli ta shpëtojë bashkëshortin e saj që kishte mbjellë drogë duke ia hedhur përgjegjësinë vjehrrës, një gruaje të moshuar. Sipas deponimit së nuses, i shoqi nuk ishte fajtor, madje ai as që ndodhej fare në Shqipëri dhe fajtore për parcelën me hashash ishte e vjehrra. Por kjo e fundit nga ana e saj, ka mohuar gjithçka, duke u shprehur se farën e kishte blerë në treg për speca e domate.

Sipas burimeve të sigurta pranë policisë së Lezhës parcela me kanabis u kosntatua në zonën e Fushë Milotit, brenda rrethimit të banesës së shtetasit E.H. Gjithsej u numëruan 320 bimë të dyshuara si bimë cannabis sativa. Policia i tha Gazetës “Si” se në kësto kushte u krye asgjësimi i rrënjëve dhe u tërhoqën për ekzaminime të mëtejshme vetëm pesë rrënjë të dyshuara bimë narkotike”. Në vazhdën e marrjes në pyetje të të dyshuarit kryesor, një 45-vjeçar me arsim të lartë, policia thotë se nuk u mjaftua vetëm me versionin e tij por edhe të të afërmve.

45-vjeçari E.H. këmbëngul – sipas dosjes që iu tregua Gazetës “Si” – se nuk gjendej në Shqipëri, në kohën kur mendohet të jetë mbjellë droga dhe për këtë i sygjeroi policisë të këqyrë sistemin TIMS, i cili më pas vërtetoi se nga data 1 prill deri në 1 maj (data mes të cilave ai pretendon se është kultivuar droga) nuk gjendej brenda vendit.

Megjithatë policia thotë se mosha e hashashit është në fakt disa javë përpara se ai të largohej nga vendi. Pra – përmend një burim i Gazetës “Si” – farat janë kultivuar më herët se sa data 1 prill pasi lartësia e hashashit ka qenë 0.5 deri në 0.8 metër. Por versionin më të çuditshëm e ka dhënë bashkëshortja e tij.

“Vjehrra ime duhet ta ketë bërë doemos, pasi vuan nga humbja e kujtesës dhe nga depresioni. Mbaj mend se në datën 10 prill vjehërra ime iku për të blerë sherebelë në Tregun e Milotit dhe se si e ku i bleu, nuk kam dijeni se lëviza një javë tek ime më. Kur u ktheva vjehërra më tha e shqetësuar: “Nuse bimët se si janë, nuk më duken njëlloj në pamje si vitet e kaluara”. Pastaj të dyja, bashkë me vjehërrën jemi përpjekur të gjejmë tregëtarët që ia kishin shitur “farën e sherebelës” por nuk e gjetëm dot”, është shprehur nusja.

Policia – siç mëson ekskluzivisht Gazeta “Si” – ka marrë në pyetje edhe të moshuarën , pra nënën e E.H. “Jam 78 vjeçe dhe bimët i mbolla afër muajit prill. Mbaj mend që i bleva si fara sherebele te një tregëtar nga Shkodra. Isha në Tregun e Milotit për këtë gjë. Më pas tek i njëjti tregtar shkova dhe i kërkova fara për speca dhe domate që t’i mbillja në fidanishte. Madje ai më tha: “Merri këto fara se ke për t’ia parë hajrin”, thotë e moshuara në dosjen e policisë.

Ajo këmbëngul se i mbolli për domate dhe speca në oborrin e shtëpisë së saj dhe se as nusja dhe as i biri nuk ishin përfshirë dhe as që e ndihmonin për punët e bujqësisë. Bëhet me dije se këto deklarime janë kontradiktore midis dy grave. Polcia thotë se nusja përmend që vjehërra mbolli sherebelë, kurse e moshuara këmbëngul se mbolli speca e domate.

“Ne do të presim aktin e pakundërshtueshëm të policisë kriminalistike – theksoi një burim policor – për të konfirmuar ashtu siç mendojmë ne, në mënyrë shkencore se droga u mboll nga i zoti i shtëpisë përpara se ai të udhëtonte jashtë vendit”./ Marrë nga GazetaSi

 

Lajme të lidhura

Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri
Aktualitet

Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri

10:37 - 28/08/26
Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë
Aktualitet

Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë

10:24 - 28/08/26
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet
Aktualitet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet

10:17 - 28/08/26
Para
I moshuari denoncon zhdukjen e djalit në Fier: U largua nga shtëpia dhe…

I moshuari denoncon zhdukjen e djalit në Fier: U largua nga shtëpia dhe...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri
Aktualitet

Xhaxhai e ftoi në ditëlindjen e gruas, nipi me shokë i vjedhin 27 mln lekë e bizhuteri

10:37 - 28/08/26

Një hetim i zhvilluar gjatë muajit gusht nga efektivët e Komisariatit nr. 6 dhe Prokuroria e Tiranës ka zbardhur një...

Lexo më shumë
Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë

Tragjedi në lumin Drin! Gjendet trupi i pajetë i 7-vjeçares, rrjedha e ujit mori pesë familjarë

10:24 - 28/08/26
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet

10:17 - 28/08/26
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

90 ditë protestë! Qytetarët shprehen se do ‘përshëndesin’ Ramën dhe ministrat me vezë para selisë socialiste

10:00 - 28/08/26
Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen dhe evakuohen banorët

Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon vendngjarjen dhe evakuohen banorët

09:27 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com