GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Bashkia Himarë si taverna e Vangjel Tavos, 3.5 MLD lekë pa garë/ Simon Çipa i skeduar nga KLSH për mashtrime, merr super tenderin pa plotësuar dy kritere

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Bashkia Himarë si taverna e Vangjel Tavos, 3.5 MLD lekë pa garë/ Simon Çipa i skeduar nga KLSH për mashtrime, merr super tenderin pa plotësuar dy kritere
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vangjel Tavo dha dorëheqjen nga posti i Prefektit të Vlorës pas një propozimi nga vetë kryeministri Edi Rama. Ai shkonte për të zgjidhur problemet e mbartura në 35 vite në bashkinë e Himarës. Pasonte Fredi Belerin, zgjedhurin që shkoi në burg për blerje votash dhe Jorgo Goron që gjithashtu u burgos për korrupsion me pronat.

Tavo qysh kur është ulur në kolltukun e kryetarit firmos vetëm tendera që skuqin menjëherë nga shkeljet dhe favorizimet. Shumica e tyre janë përfituar oligarkë të lidhur me kryeministrin Rama. Ndërkohë bastet janë hedhur:  A do të shkojë edhe Tavo tek qelia Goros?

Tavo mund ta mendojë veten të mbrojtur, por kjo kontratë 3.5 miliardë lekë që i firmosi biznesmenit Simon Çipa, mund t’ia çojë SPAK-un tek dera. Tenderi miliardësh është zhvilluar me vetëm një pjesëmarrës. Kështu, në formë pazari, pa plotësuar as kriteret formale të shpallura nga bashkia, Tavo ia xhiroi këtë fond biznesmenit me origjinë nga Himara.

Bëhet fjalë për tenderin e Bashkisë Himarë me objekt “Blerje materiale ndërtimi për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuarëve”.

Fondi Limit i financuar nga buxheti i bashkisë për këto furnizime, është 283.3 milionë lekë të reja. Duke përfshirë TVSH, vlera e pritshme e kontratës është mbi 3.5 miliardë lekë.

Open Data Albania e ka shënuar procedurën me “flamur të kuq” që sinjalizon riskun e korrupsionit. Në tenderin e mbajtur më 8 qershor 2026 është paraqitur vetëm Simon Çipa me firmën e tij të emërtuar “Jody-Kompani” shpk. Në këto kushte, me vetëm një ofertë, që është sa 99% e fondit limit, komisioni do të duhej ta anulonte tenderin.

Janë materile që në treg gjenden me çmime dhe cilësi nga më të ndryshmet, prandaj Bashkia duhet t’u jepte mundësinë operatorëve të tjerë me një përsëritje të tenderit.

Duke parë listën e artikujve që do të furnizohen, na bën përshtypje se materilalet janë pa lidhje me njëri tjetrin. Kështu, janë porositur rreth 200 arrtikuj si dërrasa, çimento, gëlqere, asfaltobeton, zhavorr, çakëll, gurë, tuba çeliku, tapa për tuba, rrjetë teli, gozhdë, bulona, letër zmerili, pllaka betoni për trotuare, pllaka qeramike, bordura, bojëra sinjalistike, tabela, polic i shtrirë, pemë dhe shkurre dekorative.

Se çfarë lidhje kanë pemët me materialet e ndërtimit, apo sinjalistika me qeramikën, këtë e dinë ata që e kanë fryrë fondin limit duke bashkuar sa më shumë gjera.

Kjo përzierje e bën të kuptueshme përse nuk janë afruar operatorët e tjerë? Fondi i madh limit nuk lejon të afrohen bizneset e vofla dhe të mesme që të konkurrojnë. Po ashtu, një kompani që merret me gjelbërimin, nuk merr përsipër të sjellë edhe bitumin për tenderin e Vangjel Tavos.

Komisioni ka shkruar disa rreshta se nuk mund ta ndante tenderin në lote, por nuk është aspak bindës. Fraza të tilla si “natyra e integruar dhe e ndërlidhur e materialeve që përdoren në këtë proces”, nuk janë argument. Edhe fëmijët e dinë se pemët mbillen në fund, riparimi i rrugës dhe i trotuareve bëhet në fillim, sinjalistika dhe bojërat vendosen më pas. “Ndërlikimi” shkaktohet thjesht nga tentativa për korrupsion me buxhetin e bashkisë.

Nga ana tjetër, komisioni i Vangjel Tavos, me person përgjegjës Themistokli Foton, e ka kualifikuar kompaninë e Simon  Çipës pa përmbushuar kushtet bazë që i ka shpallur vetë në dokumentet standarde të tenderit.

Njëri kriter lidhet me kapacitetin financiar. Operatori Ekonomik duhet të paraqes vërtetim për xhiron vjetore për 3 vitet e fundit. Për të paktën një nga vitet e periudhës së kërkuar shifra duhet të jetë jo më e vogël se vlera e përllogaritur e fondit limit.

Ne verfikuam të dhënat e pasqyrave financiare dhe na rezulton se kompania nuk e kalon xhiron 122 milionë lekë në vit. Pra, nuk përmbushet kriteri financiar.

Po ashtu nuk plotësohet kriteri i kapacitetit teknik. Sipas dokumenteve standarde, operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për furnizimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 viteve të fundit, në vlerën sa 25 % e vlerës së fondit limit të lotit.

Nga verifikimet e bëra, kompania nuk ka kontrata të tilla furnizimi. E vetmja punë me shifra të tilla që ka pasur “Jody-Kompani” është për mirëmbjatjen e rrugës Sarandë-Butrint, e cila është kategorizuar “shërbim publik”, jo furnizim mallrash.

Kompania “JODY Kompani” është krijuar në vitin 1997 nga tre ortakë nga fshati Pilur i Himarës, më pas dy prej tyre u tërhoqën dhe ia lanë aksionet Simon Çipës dhe Jani Mihës.

Kompania ka notuar vazhdimisht në ujërat e paligjshmërisë duke marrë favorizime nga zyrtarët nëpër tenderat publikë. Këta e ka fiksuar edhe Konktrolli i Lartë i Shtetit  (KLSH) në raportet e auditimit të institucioneve shtetërore.

Gjatë një auditimi në Bashkinë Delvinë të kohëve të fundit, KLSH nënvizon kualifikimin e “Jody-Kompani” pa përmbushur kriteret e tenderave. Faktet janë evidentuar në procedurën me objekt “Sistemim rrugë të brendshme në fshati Stjar” e zhvilluar në datë 11 prill 2017, me fond limit 28.3 milionë lekë pa tvsh.

KLSH zbulon se aty konkurronin të njëjtët pjesmarrës, me të njëjtat dokumenta të deklaruara për mjetet, që “nuk janë të disponuara në kontrata të tjera”. Për pasojë ky kriter kualifikues nuk rezulton i plotësuar. Procedura e prokurimit duhej të ishtë anuluar për mungesë konkurence, pasi në garë nuk ngelet asnjë ofertë e vlefshme, citojmë KLSH.

Në një tender tjetër, kompania e administruar nga Simon Çipa, ka paraqitur staf inxhinierik pa diploma dhe pa CV. Po ashtu ka deklaruar mjete pa kontroll teknik të vlefshëm.

Mangësi janë zbuluar edhe në procedurën me objekt “Sistemim rrugë të brendshme në qytetin Delvinë” e zhvilluar në datë 11 prill 2017, me fond limit 27.3  milionë lekë pa tvsh.

“Jody-Kompani” shpk nuk ka paraqitur dokumenta pronësie, apo kontratë qera përdorimi për “Karier për prodhim guri”. Sipas KLSH, firma ka deklaruar një kontratë qeraje, ku objekti është “linjë franksionimi e përpunimi inerte dhe prodhim betoni”, ndërsa kërkohet (karier prodhim guri). Për pasojë ky kriter kualifikues nuk rezulton i plotësuar.

Kjo sjelle e vazhdueshme e Simon Cipës që merr tendera pa e merituar, shpjegon përse zyrtarët e bashkisë Himarë kanë sajuar këtë super tender. Fituesi ishte i paracaktuar, prandaj me këtë ide është përllogaritur fondi limit, deri tek lejimi i mospërmbushjes së kritereve.

Sa për kryetarin Vangjel Tavo, kujtojmë se e ka mësuar rrugën për në SPAK. Më 4 qershor 2024, në kohën kur ishte akoma prefekt i Vlorës.

Vangjel Tavo është paraqitur në SPAK, ku është pyetur për më tepër se një orë. Koha tregoi se vetëm prangat mund t’i shpëtojë paratë e taksapaguesve nga duart e zyrtarëve të korruptuar.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Simon CipatenderVangjel Tavo

Lajme të lidhura

Emigranti nga Gjermania akuzon Kryeministrin si agjent të Izraelit, i heqin mikrofonin
Breaking Views

Emigranti nga Gjermania akuzon Kryeministrin si agjent të Izraelit, i heqin mikrofonin

21:44 - 25/06/26
Ish-kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bashkë’: Kur diaspora gjobitet, Shqipëria ngrihet
Breaking Views

Ish-kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bashkë’: Kur diaspora gjobitet, Shqipëria ngrihet

20:52 - 25/06/26
Protesta hyn në Këshillin Bashkiak të Tiranës, përjashtohet anëtarja e ‘Lëvizja Bashkë’
Breaking Views

Protesta hyn në Këshillin Bashkiak të Tiranës, përjashtohet anëtarja e ‘Lëvizja Bashkë’

20:33 - 25/06/26
Para
Emigranti nga Gjermania akuzon Kryeministrin si agjent të Izraelit, i heqin mikrofonin

Emigranti nga Gjermania akuzon Kryeministrin si agjent të Izraelit, i heqin mikrofonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Gjermania akuzon Kryeministrin si agjent të Izraelit, i heqin mikrofonin
Breaking Views

Emigranti nga Gjermania akuzon Kryeministrin si agjent të Izraelit, i heqin mikrofonin

21:44 - 25/06/26

Një protestuesi i është hequr mikrofoni gjatë fjalës së tij në tubimin para Kryeministrisë, pasi nisi të fliste kundër sionizmit....

Lexo më shumë
Bashkia Himarë si taverna e Vangjel Tavos, 3.5 MLD lekë pa garë/ Simon Çipa i skeduar nga KLSH për mashtrime, merr super tenderin pa plotësuar dy kritere

Bashkia Himarë si taverna e Vangjel Tavos, 3.5 MLD lekë pa garë/ Simon Çipa i skeduar nga KLSH për mashtrime, merr super tenderin pa plotësuar dy kritere

21:23 - 25/06/26
Ish-kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bashkë’: Kur diaspora gjobitet, Shqipëria ngrihet

Ish-kandidati për deputet i ‘Nisma Shqipëria Bashkë’: Kur diaspora gjobitet, Shqipëria ngrihet

20:52 - 25/06/26
Protesta hyn në Këshillin Bashkiak të Tiranës, përjashtohet anëtarja e ‘Lëvizja Bashkë’

Protesta hyn në Këshillin Bashkiak të Tiranës, përjashtohet anëtarja e ‘Lëvizja Bashkë’

20:33 - 25/06/26
Rasti i tretë në Fier/ Gjarpri futet në qendrën tregtare dhe tmerron njerëzit

Rasti i tretë në Fier/ Gjarpri futet në qendrën tregtare dhe tmerron njerëzit

20:21 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetnakitbahisUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişpiabellacasinojojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet