GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kandidati për deputet i PS-së në Berat, Erjon Këri ka ngritur rrjet me kompani të ngjashme me “5D”-në e drejtorëve të Veliajt. Kryesore është “ARKONSTUDIO” shpk ka qarkulluar për 10 vjet mbi 44 miliardë lekë të tenderave publikë.

Pra, nuk është gjë e re fakti se në tenderin e fundit u skualifikuan të gjithë operatorët konkurrues përvec fituesit, “ARKONSTUDIO” shpk.

Por ky nuk është një projekt i zakonshëm. Fondi limit i caktuar për këtë projekt është jo pak, por 4.8 miliardë lekë.

Më konkretisht, Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Lushnje kishte organizuar prokurimin me objekt “Rrjeti i Ujësjellësit të fshatrave Zhamë, Gramsh, Konjat, Dushk, Thanasaj Njesia administrative Dushk, Bashkia Lushnje”.

Në tenderin e mbajtur më 12 qershor 2026 morën pjesë 9 operatorë dhe bashkime firmash, 8 prej të cilëve u skualifikuan menjëherë. Më tej nuk kishte asnjë pengesë, prandaj më 13 korrik “ARKONSTUDIO” e Erjon Kërit është shpallur fituese.

Në këtë tender, Këri bashkëpunon me “Ed Konstruksion” shpk të Alfred Ibrahimit, në raportet 63% me 37% pjesëmarrje në kontratë.

Tenderi është firmosur nga drejtori i Ujësjellësit Lushnjë, Klaidi Shkurti, i cili është një nga njerëzit e vendosur në këtë detyrë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Edhe herë të tjera, Shkurti ka vepruar në mënyrë të telekomanduar në tendera të tillë. Këtë radhë, me sa duket, Balluku e udhëzon përmes ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi. Për të thuhet se është vendosur aty me ndikimin e Ballukut tek Rama.

Në këtë shoqëri rëndësi nuk kanë rezultatet, por vetëm të firmosësh tendera të tillë në favor të rrethit të ngushtë të biznesmenëve dhe zyrtarëve përfitues të “Rilindjes”.

Vetëm kështu mund të shpjegohet se si mbahet në postin e admnistratorit Klaidi Shkurti, kur shoqëria është zhytur në humbje.

Përvec kompanisë “SENKA” që nuk ka pranuar të bëhet pjesë e farsës, duke mos paraqitur ofertë, të tjerat janë skualifikuar për kritere të diskutueshme. Edhe disa kompani serioze, që mund ta fitonin tenderin me ofertat e tyre, nuk kanë paraqitur as formularin e deklarimeve, as sigurimin e ofertës. Domethënë këto janë pjesë e lojës dhe me vullnetin e tyre janë larguar nga gara.

Tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit. Nëse në tender do të ndiqeshin rregullat që burojnë nga ligji për prokurimet, rezultati do të ishte i ndryshëm dhe buxhetit do t’i kurseheshin afro 1 miliard lekë.

Kështu, kompania “NDREGJONI” shpk ka bërë ofertën 318,4 milionë lekë (të reja) pa TVSH.

“LLAZO” shpk ka propozuar ta bëjë këtë punë për 377,7 milionë lekë pa TVSH.

LIQENI VII ka bërë ofertën 400 milionë lekë pa TVSH;

AGI KONS, 418,6 lek pa TVSH;

Por bashkimi i operatorëve “ARKONSTUDIO” &

“ED KONSTRUKSION” fitoi me ofertën më të lartë, 449,1 milionë lekë pa TVSH.

Një pyetje e rëndësishme na lind duke parë manipulimet në tender: A do të shkojë uji tek banorët e këtyre fshatrave?

Njësia administrative Dushk ka në përbërje të saj fshatrat Dushk, Zhamë, Gramsh, Konjat dhe Thanasaj. Sipas projektit do të shpohet pus i ri, do të rindërtohet depoja dhe tubacionet. Korrupsioni e ka kafshuar tashmë projektin, prandaj banorët duhet të hapin sytë dhe të kërkojnë cilësinë dhe afatin e dorëzimit.

Por kush janë biznesmenët që përfitojnë nga ky tender?

Në vitin 2014, Krenar Dila me origjinë nga fshati Kolonjë e Lushnjës, regjistroi në Tiranë kompaninë “ARKONSTUDIO” shpk.

Kompani ishte modeste në fillimet e veta, derisa erdhi momenti që do të shënonte pikën e kthesës. Me 26 tetor 2017, Krenar Dila ia shet Erjon Kërit 50% të aksioneve.

Erjon Këri do t’i jepte menjëherë “crescendo” xhiros së kompanisë. Krahas tenderave publikë, Këri fitonte me favorizim nga zyrtarët, kompania kreu disa manovra që fshehin paratë dhe burimin e të ardhurave.

Kështu në vitin 2019, kompania krijon një firmë e emrin KEG.

Pas disa muajsh, Elion Matja bëhet aksioner me 33.3% tek KEG. Matja ishte një nga drejtorët e Bashkisë Tiranë deri para pak vitesh. Kompania KEG pati një hyrje të fuqishme menjëherë me xhiro të lartë për shkak të tenderave të fituar.

Këtu u bën disa manovra me pronësinë. Ndërsa administrator i kompanisë ishte Elion Matja.

Kështu aksionet e KEG i kaluan Sokrat Kërit, babait të Erjoin Kërit. Ky është një inxhinier pyjesh dhe drejtonte Shoqatën Rajonale të Kullotave dhe Pyjeve.

Në vitin 2021, ka sërish një manovër me ndryshim pronësie.

Kompania i kaloi familjares së Krenar Dilës. Ndërsa në vitin 2023, do të bëhet lëvzja tjetër. Kompania KEG përthithet nga “ARKONSTUDIO”.

Në nëntor 2020, vjen afera e radhës. Erjon Këri, bashkë me Elion Matjan krijojnë kompaninë e ndërtimit ARKON CONTRAKTOR.

Në janar 2021 krijohet kompania “44INVEST 2021” me administrator dhe ortak Edjon Hila. Ky i fundit është djali i deputetit dhe ish-kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.

Po ashtu, motra e tij Jozefina Hila punonte këshilltare e Presidentit të Republikës.

Ajo që bie në sy është kapitali themelues i kompanisë. Janë 783 milionë lekë (të vjetra) ku një të tretën i ka vendosur Hila.

Nga skeda e pasurisë së Zef Hilës më 2016, mësojmë se i biri nuk i ka pasur këto të ardhura, pavarësisht disa deklarimeve si shitja e një makinë, qeraja e një objekti, paga e tij dhe shitja e aksioneve të një kompanie.

Me sa duket Hila ka pasur nevojë të justifikojë pasuritë që vinte babai si zyrtar i lartë i shtetit. Hila regjistroi 4 kompani në këtë kohë, duke përpjekur të japë idenë se paratë i bënte me biznes.

Ndërkaq, ARKONSTUDIO do të futej në aferat e Samir Manes, duke blerë prona që në fakt mund të jenë operacione për të mbuluar pronarët e vërtetë.

Më 12 maj 2022, Green Coast i shiti “Seaside hotel” kompanive “Arkonstudio dhe “Brunes Invest” me pronar Geront Çelën. Në këtë mënyrë, Erjon Këri ka ndërtuar një sistem kompanish dhe bashkëpunimesh që është më e sofistikuar se sa kompania “5D Konstruksion” që krijuan drejtorët e arrestuar të Erion Veliajt.

Ju kutojmë se, në prill 2024, SPAK ka provuar se disa ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre Redi Molla dhe Mariglen Qato, ishin pronarë “de facto” të kompanisë “5D Konstruksion”.

Ky subjekt ka përfituar në bashkëpunim me kompani të tjera rreth 30 milionë euro tenderë nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë, disa nga të cilat, në periudha të ndryshme janë drejtuar nga Molla dhe Qato.

Hetimet kanë provuar gjithashtu se shumica e tenderëve janë përfituar në mënyrë të parregullt, pa plotësuar kriteret. Në bashkëpunim me firmën “5D” ka marrë tendera edhe kompania ‘Ed Konstruksion’ e Alfred Ibrahimit. Ky i fundit është ortak me Erjon Kërin në tenderin e ujësjellësit të Lushnjës.

Kështu,fondi 4.8 miliardë lekë ka rënë në dorë të dy ustallarëve që dinë të pastrojnë lekët e korrupsionit të zyrtarëve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Edjon HilaElion MatjaErjon KeriKlaidi ShkurtiKrenar Dilatender

Lajme të lidhura

Katër gola për 700 mijë euro, Dinamo përmbys 1-4 Astanën në Kazakistan
Breaking Views

Katër gola për 700 mijë euro, Dinamo përmbys 1-4 Astanën në Kazakistan

20:38 - 16/07/26
Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës
Aktualitet

Sulmi ndaj autobusit shqiptar në Gjermani, mediat: Dyshohet se objektiv ishte transporti i parave nga trafiku i drogës

23:04 - 15/07/26
“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë
Breaking Views

“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë

20:27 - 15/07/26
Para
Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet

Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës
Aktualitet

Studentët hedhin kapelet në shesh në shenjë proteste ndaj qeverisjes së Ramës

20:45 - 16/07/26

Në protestën e 47-të radhazi kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, disa studentë zgjodhën të përcjellin një mesazh simbolik përmes...

Lexo më shumë
Katër gola për 700 mijë euro, Dinamo përmbys 1-4 Astanën në Kazakistan

Katër gola për 700 mijë euro, Dinamo përmbys 1-4 Astanën në Kazakistan

20:38 - 16/07/26
Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet

Shpërthime të forta në Dubai, mbrojtja ajrore raportohet se ka rrëzuar raketa mbi qytet

20:21 - 16/07/26
Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

20:07 - 16/07/26
Protesta e 47-të kundër Ramës/ Nga Sheshi “Skënderbej”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta e 47-të kundër Ramës/ Nga Sheshi “Skënderbej”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

19:59 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com