GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Besmir Lesha i Ujësjellësit Shkodër s’paguan sigurimet e punonjësve, 2 tendera në një ditë: 2.7 MLD lekë kushos së ish-deputetit, 2.4 MLD lekë Ndoc Kullës, nën hetim nga SPAK

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Besmir Lesha i Ujësjellësit Shkodër s’paguan sigurimet e punonjësve, 2 tendera në një ditë: 2.7 MLD lekë kushos së ish-deputetit, 2.4 MLD lekë Ndoc Kullës, nën hetim nga SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besmir Lesha e ka fundosur shoqërinë e Ujësjellësit Shkodër me menaxhimin skandaloz që u bën parave që i janë besuar nga shteti. Por megjithëse prej një viti, shoqëria është e bllokuar nga Tatimet me sekuestro, drejtorit i jepen fonde nga Ministria e Infrastrukturës të bëjë tendera!

Në këto ditë nxehta korriku, drejtori Besmir Lesha ka dhënë dy tendera të manipuluar, njërin për të afërmin e ish-deputetit të PS, Paulin Stërkaj të Malësisë së Madhe, tjetrin për biznesmenin Ndoc Kulla nga Shkodra.

Të dy tenderat janë mbajtur në distancën e 5 ditëve dhe fituesit dyshohet se kanë qenë të paracaktuar.

Më 17 qershor 2026, është mbajtur tenderi i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Qarku Shkodër me objekt “Ndërtim dhe shtim i kapacitetit të sistemit të furnizimit me ujë në blloqet nr.1, 2,3 dhe 4, në lagjen ‘Mar Lula’ Shkodër”.

Nga buxheti i shtetit janë ndarë për këtë projekt mbi 269.8 milionë lekë (të reja) pa përfshirë TVSH.

Lagja “Mar Lula” vuan prej vitesh furnizimin me ujë me orare të limituara. Tashmë që erdhën zgjedhjet, Besmir Lesha, që është një nga drejtuesit e PS në Shkodër, mendon të bëjë një rrugë e dy punë. Edhe kënaq me para Paulin Stërkajn, ish deputetin dhe ish-drejtuesin politik të qarkut Shkodër, edhe mbledh votat në këtë lagje të varfër.

Kjo procedurë prokurimi për shkak të shkeljeve që kanë kapur filtrat e Open Data Albania, ka merituar një “Flamur të kuq. Kujtojmë se shenja përdoret për të treguar riskun e korrupsionit.

Komisioni i tenderit i emëruar nga Lesha ka skualifikuar menjëherë 7 kompani nga 9 pjesëmarrëse, duke e bërë të lehtë shpalljen fitues të bashkimit të operatorëve ekonomikë të përfaqësuar nga “STERKAJ” shpk.

Në këtë procedurë u paraqitën oferta ekonomike që nuk u morën në konsideratë me justifikime të ndryshme.

Kështu, bashkimi i operatorëve “CURRI” & “MELA” propozoi ta bënte këtë punë me 228,7 milionë lekë pa TVSH.

Bashkimi i shoqërive “NIKA” & “RRODHE CONSTRUCTION” & ”NDERTUESI 2014” & “MANE/S” shpk ka ofertë akoma më të ulët: 185 milionë lekë.

Në këto nivele është edhe propozimi i kompanisë “PE – VLA – KU” shpk me vlerë 178,3 milionë lekë, por është trajtuar si “ofertë anomalisht e ulët”.

Komisioni më 10 korrik 2026 ka shpallur fitues bashkimin “STERKAJ” & “NDREGJONI” me me ofertë më tepër se 1.2 miliardë lekë më të lartë se të tjerët.

Propozimi i “STERKAJ” shpk është 245,5 milionë lekë të reja pa tvsh. Por kriteri politik është përpara kushteve të tjera. Pavarësisht se u skualifikuan, ofertat e tjera tregojnë për një fryrje gjigante të fondit limit. Duket se paratë janë përllogaritur enkas për të afërmin e Sterkajt.

Kompania me letra është në emrin e Lulzim Stërkajt, kushëririt të politikanit nga Kopliku, nën ndikimin e të cilit janë bërë favorizimet në tendera. Stërkaj nuk është më në krye të shtabit politik të PS-së në Shkodër, ndërsa në vend të tij është vendosur ministri që zëvendësoi Belinda Ballukun, Enea Karakaci. Është ky që kujdeset tashmë që paratë të mbeten brenda familjes së “Rilindjes”.

Për të treguar se sa fiktive është puna e komisionit të Leshës, po tregojmë një fakt që del nga dokumentet e tenderit.

Firma pjesëmarrëse “JUBICA” shpk është shpallur “e pakualifikuar”, sepse nuk plotëson një numër të madh kriteresh dhe ka mungesë licencash dhe kualifikimesh që janë të domosdoshme.

Por më i dyshimtë është fakti se kompania nuk ka paraqitur grafik punimesh. Nuk ka asnjë prokurim që nuk e kërkon këtë grafik, prandaj kjo shkujdesje tregon që kompania nuk ka pasur fare interes. Këtë mendim tonin e përforcon fakti se “JUBICA” në këtë tender ka paraqitur Licencën NP-7 E që nuk është kërkuar në dokumentet standarde. Në fakt, kjo licencë është kriter kualifikimi në tenderin tjetër, që zhvillon i njëjti autoritet kontraktor.

Pesë ditë më vonë, e njëjta kompani, jo vetëm shpallet e kualifikuar, por fiton në prokurimin e Ujësjellësit Shkodër me objekt “Ndërtim i rrjetit të KUZ për zonën e Shirokës dhe ndërtim i rrjetit KUZ për zonën Zogaj, Bashkia Shkodër”.

Në lojë janë plot 2.4 miliardë lekë që janë marrë nga buxheti shtetit për vitet 2026-2027. Gjithsesi drejtori Lesha nuk e ka shqetësim buxhetin, thjesht shpërndan lekët tek miqtë e tij nga Shkodra.

Në tenderin e mbajtur më 22 qershor 2026, kanë marrë pjesë thuajse të njëjtat kompani që i shërbejnë fasadës që jep imazhin e “konkurrencës”. Edhe këtë radhë, nga 9 kompanitë pjesëmarrëse, 7 janë skualifikuar qysh në fillim.

“Jubica” shpk me pronar Ndoc Kullën do të shpallej fituese më 10 korrik 2026, ditën kur “STERKAJ” paralelisht fitonte tenderin tjetër. Edhe këtu nuk u përfillën ofertat më të ulëta.

Por ajo që bie në sy, është se në këtë tender, “STERKAJ” nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës. Pra, nuk ka qenë i interesuar për këtë procedurë, por për tjetrën që e kishte në xhep. Pjesëmarrja e Lulzim Sterkajt është krejt formale, sepse fituesit duket qartë se diheshin qysh më parë.

I favorizuari Ndoc Kulla, pronar i kompanisë “Jubica”, është përfshirë në hetime nga SPAK për dyshime mbi afera korruptive dhe falsifikim dokumentesh në tendera. Pavarësisht se ka qenë nën akuzë, kompania e tij ka fituar miliona euro fonde publike, kryesisht për mirëmbajtje rrugësh dhe sinjalistikë.

Hetimet dhe dyshimet kryesore lidhen me këto episode: Tenderi Shpal-Rrëshen, për të cilin SPAK e ka marrë Kullën si të pandehur për falsifikim dokumentesh në një tender me vlerë mbi 2.2 milionë euro, të akuzuar bashkë me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të tjerë; Gara fiktive dhe favore: Sipas raportimeve, kompania e tij ka përfituar tendera përmes garave false, me kritere të përshtatura dhe oferta që shkojnë pranë fondit limit. Drejtorë të ndryshëm të ARRSH-së (Autoriteti Rrugor Shqiptar), si Evis Berberi, Ergys Verdho dhe Gentian Gjyli, implikohen për dhënien e kontratave në favor të tij.

E ndërsa, drejtori Besmir Lesha punon për këto lloj privilegjesh, shoqëria e Ujësjellësit Shkodër është e ndëshkuar nga Tatimet sepse nuk paguan detyrimet.

 

Lesha e mori detyrën në fillim të vitit 2024. Në atë kohë, takimin e parë e kreu në bashkinë e Malësisë së Madhe, ku bashkë me kryetarin Tonin Marinaj mashtruan qytetarët duke premtuar se situata e furnizimit me ujë do të rregullohej.

Gjatë vitit 2024, kurba e të ardhurave iku poshtë duke thelluar gropën e humbjeve.

Humbjet arritën në 500 milionë lekë! Përmbarimi bllokonte shoqërinë për shkak të borxheve të krijuara. Sekuestrimi i parë ndodhi në gusht 2024.

E njëjta situatë edhe një vit më pas. Në tetor 2025, Përmbarimi Gjyqësor sekuestron sërish shoqërinë e Ujësjellësit Shkodër.

Përsëri në vitin 2026, në muajin mars, Drejtoria e mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara Rajoni Verior ka urdhëruar bllokimin e shoqërisë.

Dhe akoma deri më sot, nuk janë paguar detyrimet tatimore. Kjo mungesë përgjegjshëmërie, duhet të shqetësojë SPAK, sepse po shpërndahen miliarda lekë me firmën e një administratori që nuk paguan as sigurimet shoqërore të punonjësve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Besmir LeshaLulzim SterkajNdoc Kullatender

Lajme të lidhura

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait
Art & Kulturë

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait

22:59 - 19/07/26
Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit, pas xhamit antiplumb
Sport

Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit, pas xhamit antiplumb

22:25 - 19/07/26
Mbyllet 0-0 pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, Lamine Yamal kishte rastin më të mirë
Breaking Views

Mbyllet 0-0 pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, Lamine Yamal kishte rastin më të mirë

22:02 - 19/07/26
Para
Aksident tragjik në rrugën e Divjakës, humb jetën babai, plagosen 3 fëmijët dhe 2 persona të tjerë

Aksident tragjik në rrugën e Divjakës, humb jetën babai, plagosen 3 fëmijët dhe 2 persona të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait
Art & Kulturë

“Ai vazhdon të jetojë në çdo segment të kohës sime”/ Regjisorja Anila Varfi rrëfen mes lotëve humbjen e të vëllait

22:59 - 19/07/26

Regjisorja Anila Varfi, e ftuar në ‘E Diell’, ka ndarë një nga rrëfimet më të ndjera të jetës së saj,...

Lexo më shumë
Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit, pas xhamit antiplumb

Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit, pas xhamit antiplumb

22:25 - 19/07/26
Mbyllet 0-0 pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, Lamine Yamal kishte rastin më të mirë

Mbyllet 0-0 pjesa e parë e finales së Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës, Lamine Yamal kishte rastin më të mirë

22:02 - 19/07/26
‘U njollos skena më e rëndësishme e futbollit’/Zëvendëspresidenti i Federatës së SHBA sulmon Trump dhe Infantinon

‘U njollos skena më e rëndësishme e futbollit’/Zëvendëspresidenti i Federatës së SHBA sulmon Trump dhe Infantinon

20:50 - 19/07/26
Nga Eranda Libohova te Albano Bogdo, kush janë artistët që po protestojnë kundër qeverisë

Nga Eranda Libohova te Albano Bogdo, kush janë artistët që po protestojnë kundër qeverisë

20:35 - 19/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com