GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Agolli shpik projektin 1 MLN Euro për Likoskëndajn dhe Çobon/ Ish-drejtori nën hetim i Bankers merr tenderin për sistemin me kartë tek trau i parkimit në Vlorë

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 8 min
A A
Agolli shpik projektin 1 MLN Euro për Likoskëndajn dhe Çobon/ Ish-drejtori nën hetim i Bankers merr tenderin për sistemin me kartë tek trau i parkimit në Vlorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga arresti shtëpiak, ku qëndron si i pandehur i SPAK për skandalin “Bankers”, Leonidha Çobo fiton një tender 1 milion Euro. Drejtori i FSHZH, Dritan Agolli, ka bërë një projekt që e ka dizajnuar fiks për Genc Likoskëndajn dhe Leonidha Çobon, dy pronarët e kompanisë “TETRA” shpk.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Aktualisht në hyrjen e parkimeve me pagesë, paratë i jepen cash një personi tek sporteli. Tani e tutje, në Vlorë do të mund të paguani edhe me kartë bankare ose kartë abonimi. Këtë do ta mundësojë Leonidha Çobo, prandaj Dritan Agolli ka bërë enkas këtë prokurim.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Ndërtimi i nyjeve multimodale të mobilitetit, Rajoni 3&4: Përmirësimi i performancës së parkimeve përmes plotësimit me pajisje teknologjike”, me fond limit mbi 946 milionë lekë pa përfshirë TVSH-në.

Open Data Albania ka valëvitur mbi procedurën një “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit. Për hir të Çobos dhe Likoskëndajt, Agolli e ka eliminuar kompanië tjetër pjesëmarrëse që ofroi ta bënte këtë shërbim afro 200 milionë lekë më pak se sa fondi limit.

Tenderi është mbajtur më 10 korrik 2026, ndërsa formulari i fituesit me firmën e Agollit është shpallur më 26 korrik.

Dokumentet teknike të tenderit japin të dhëna mbi secilin prej parkimeve, së pari për Vlorën. Ky parkim ndodhet në qendër të qytetit dhe ka një kapacitet prej 133 vendesh parkimi në një nivel nëntokësor. Objekti është ende në proces ndërtimi dhe ka një hyrje dhe një dalje.

Në raport thuhet se mënyra aktuale e pagesës, vetëm cash, me një post pune për arkëtim manual dhe një makineri vetëshërbimi në katin zero, nuk është e mjaftueshme për funksionimin e parkimit. Për këtë arsye sugjerohet shtimi i makinerive automatike të pagesës APM dhe pranimi i pagesave me karta debiti dhe krediti.

Dokumentet teknike të tenderit japin të dhëna mbi secilin prej parkimeve, së pari për Vlorën. Ky parkim ndodhet në qendër të qytetit dhe ka një kapacitet prej 133 vendesh parkimi në një nivel nëntokësor. Objekti është ende në proces ndërtimi dhe ka një hyrje dhe një dalje.

Në raport thuhet se mënyra aktuale e pagesës, vetëm cash, me një post pune për arkëtim manual dhe një makineri vetëshërbimi në katin zero, nuk është e mjaftueshme për funksionimin e parkimit. Për këtë arsye sugjerohet shtimi i makinerive automatike të pagesës APM dhe pranimi i pagesave me karta debiti dhe krediti.

Paradoksi i dy tenderave paralel

Projekti duket krejt jashtë zhvillimeve dhe nevojave të bashkisë Vlorë. Konkretisht, parkimet publike në Vlorë menaxhohen nga “Vlora Parking”, një shoqëri e krijuar për këtë qëllim.

Në prill 2026, Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e garës për implementimin e sistemit të parkimit për “Vlora Parking”. Fondi limit i parashikuar për këtë projekt është 14 milionë e 294 mijë lekë.

Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, në këtë projekt do të përfshihen katër pika kryesore parkimi në qytet: parkimi pranë stadiumit “Flamurtari”, parkimi te Shkolla e Marinës, parkimi në unazën e dytë “Lungomare”, si dhe parkimin pranë fushave sportive në zonën e Pyllit të Sodës. Këto hapësira do të pajisen me një sistem të integruar dhe të automatizuar, për rritjen e efikasitetit dhe kontrollit të aksesit për automjetet.

Në thelb të këtij projekti qëndron ndërtimi i një software qendror per menaxhimin e qendërzuar të sistemit të parkimit, për administrimin e parkimit. Ky program do të përbëhet nga një sërë modulesh të ndërthurura, të cilat do të mundësojnë administrimin e plotë të hyrje-daljeve, tarifave, përdoruesve dhe pajisjeve në terren..

Një nga elementët kryesorë të këtij sistemi është siguria. Software që do të ndëtohet  do të përmbushë standardet ndërkombëtare për përpunimin e pagesave me kartë, ndërsa të dhënat do të ruhen në databaza të enkriptuara për të garantuar konfidencialitetin.

Një tjetër komponent i rëndësishëm është fleksibiliteti i sistemit. Ai do të lejojë personalizimin e biletave, kartave dhe aksesit për kategori të ndryshme përdoruesish, si dhe aplikimin e tarifave të ndryshme në varësi të orareve, ditëve apo eventeve të veçanta.

Tenderi është mbajtur më 11 maj 2026, ndërsa fituesi është shpallur me15 qershor. Në listën e pjesëmarrësve është, edhe kompania “Tetra”, por tenderin e ka fituar PC STORE.

Pra, është e qartë se të dy tenderat kanë të njëjtin objekt, ndryshojnë vetëm autoritetet kontraktore dhe fituesit. Kështu bëhet e qartë se Dritan Agollit nuk, intereson se çfarë bëjet me parkimet në Vlorë, por vetëm trasnaksioni me dy miqtë e tij Likoskëndajn dhe Çobon.

Vlora ka nam të keq me çështjen e parkimit publik. Në vitin 2019, ish-kryetari i bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, përfundoi në gjykatë i akuzuar në lidhje me konscesionin e parkimit publik, që ky ia shiti një kompanie të huaj. Nga kundërshtimi i qytetarëve vlonjatë koncesioni u anulua.

Për të qenë më të saktë, Agolli ka përfshirë në tender edhe tre qytete të tjera, duke e argumentuar me faktin që janë pika turistike dhe flukset mund të jenë të larta në periudha të ndryshme të vitit.

Raporti nënvizon se parkimi publik i Durrësit nga ana tjetër është një strukturë e re me gjashtë kate mbi tokë dhe konstruksion beton-arme. Sipërfaqja totale e ndërtimit është 15,106 metra katrorë, nga të cilat 13,957 metra katrorë janë të dedikuara për parkimin e automjeteve. Kapaciteti total është 353 vende parkimi, të vijëzuara dhe të identifikuara me numër fiks.

Në Gjirokastër, parkimi publik ndodhet nën sheshin “Çerçiz Topulli”. Ai është tërësisht nëntokësor dhe përbëhet nga tre nivele parkimi, kati -1, kati -2 dhe kati -3. Ambienti ka një korsi hyrjeje, një korsi daljeje dhe 298 vende parkimi të vijëzuara e të identifikuara me numër fiks. Në hyrje dhe dalje janë të instaluara barriera me tra 3 metra.

Parkimi publik i Beratit ndodhet në qendër të qytetit dhe është një kat nëntokë. Ai ka dy hyrje, nga rruga “Shetitorja Osumi” dhe rruga “Antipatrea”, si dhe një dalje në rrugën “Shetitorja Osumi”. Kapaciteti i parkimit është 198 vende parkimi, të vijëzuara dhe të identifikuara me numër fiks.

Në hyrje dhe dalje të parkimit të Beratit janë instaluar barriera me tra 3 metra, ndërsa në hyrje janë vendosur kolona Lite Gate Entry për gjenerimin e biletave dhe leximin e kartave RFID për abonentët. Në korsinë e daljes ndodhet kolona Lite.Gate Exit, e cila shërben për menaxhimin e daljeve për klientët ditorë dhe abonimet afatgjata.

Në të gjitha këto parkime publike teknologjia e aplikuar është e kohëve të fundit. Por Dritan Agolli ka bërë një tender që ka parasysh nevoja e “Tetra” shpk, jo të bashkive. Procedura parashikon pajisjen e këtyre parkimeve me teknologji për pagesa, kontroll hyrje-dalje dhe menaxhim të përdoruesve, procese që sot gjenden të rregulluara.

“TETRA” pastron paratë e Leonidha Cobës

Kompania “TETRA” u krijua në vitin 2007 nga Genci Likoskëndaj dhe Sokol Qeraxhiu me emrin “CCS Solutions” shpk.

Në vitin 2010, emri i kompanisë u bë “TETRA SOLUTIONS” shpk, ndërsa në 2018 nisën transaksionet e brendshme të kompanisë. Në këtë kohë ndodhi dhurimi i 9% te kuotave te kapitalit nga Genci Likoskendaj në favor te Sokol Qeraxhiut. Katër vjet më vonë, në tetor 2022, Qeraxhiu i kthen përsëri në formë dhurimi këto kuota Likoskëndajt. Pa kaluar dy muaj, në dhjetor 2022, ndodh dhurimi i 20% te kuotave të shoqërisë nga ortaku Sokol Qeraxhiu në favor të Genci Likoskëndajt.

Transaksonet në “TETRA” vazhdojnë në mars 2023. Sokol Qeraxhiu i shet 100% të aksioneve tek Genci Likoskëndaj, me çmimin qesharak 1000 lekë. Ndërsa në maj 2023, emri i kompanisë bëhet “TETRA” shpk.

Pas këtij ndryshimi, në qershor 2023 hyn në lojë Leonidha Çobo. Ky i fundit ka shumë lekë të përfituara nga gjatë drejtimit të Bankers, të cilat i ligjëron duke faturuar në kompani të ndryshme.

Çobo i pagoi Likoskëndajt 8 milionë e 425 mijë për 20%  të aksioneve.

Ish-Administratori i Bankers, Leonidha Çobo punoi në Bankers nga viti 2010 deri në vitin 2019 dhe në total ka përfituar si pagë dhe shpërblime një vlerë jo të zakonshme. Plot, 584,741,220 lekë, ka përfituar Çobo nga puna në Bankers ku vlen të përmendet shuma prej 172,803,098 lekë gjatë vitit 2016.

Më tej, zbulohet sesi Leonidha Çobo përzgjedh për mbi 1 dekadë kompaninë e familjes së tij, pa asnjë tender apo procedurë konkurruese. Bëhet fjalë për subjektin “TEA-CO shpk”, në pronësi të Artur dhe Antigone Çobo, vëllai dhe kunata e Çobos.

Nga viti 2005 deri në vitin 2019, kompania “Tea Co” mori nga Bankers përmes faturimit një vlerë prej 45 milionë euro.

Në dosje thuhet se në 15 vite, xhiroja e kompanisë me vlerën e 45 milionë euro lidhet direkt dhe vetëm me ‘Bankers’. Prokuroria vijon më tej duke thënë se “Tea CO”, kompania e vëllait dhe kunatës së Leonidha Çobos i kanë kaluar paratë te llogaria e bashkëshortes së tij. I vetmi kontraktor i kësaj kompanie është Bankers.

Dhe skema zbërthehet me largimin e Çobos, ku menjëherë në vitin 2020, të ardhurat e kësaj shoqërie ranë në mënyrë drastike, çka sugjeron se fitimet ishin të lidhura drejtpërdrejt me pozicionin e tij në Bankers.

Një tjetër skemë e Leonidha Çobos dhe daljen e parave nga Bankers është bërë me një subjekt “Leonidha Çobo Person Fizik”, të cilin administratori i Bankers e krijoi pak përpara largimit nga posti. E njëjta skemë është përsëritur edhe me subjektin “Tetra shpk” ku vetë Çobo është aksioner.

Ky subjekt pa staf përfitoi mbi 180 milionë lekë nga Bankers në dy vite.

Për të pastruar paratë e vjedhura me Bankersin, Leonidha Çobo është ndihmuar edhe nga ish- drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca. Në kohën e saj Çobo rreth 500 mijë euro nga fondet e BE-së për bujqësinë.

Zonja Krifca ka kopsitur letrat duke i dhënë Çobos 198 mijë euro për ndërtimin e një sere në Fier, përmes kompanisë Agventure shpk, me pronar Leonidha Çobo. Natyrisht që ai nuk kishte nevojë për 200 mijë euro të Krifcës nga fondet e BE për fermerët, por grandi e ka ndihmuar të fshehë pastrimin e parave. Frida Krifca i ka dhënë Lonit të Bankers edhe 284 mijë euro për një tjetër serë në Lushnje.

Çobo do të përdorte një rrjet prej 20 kompanish që të kryente transfertat dhe faturimet në funksion të pastrimit të parave. Në rastin e fundit është drejtori i FSHZH, Dritan  Agolli që e ndihmon të qarkullojë paratë me kompaninë “Tetra” ku është aksioner.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Dritan AgolliGenci LikoskendajLeonidha Çoboparking VloratenderiTETRA

Lajme të lidhura

Meksikani Gimenez drejt largimit, e kërkon Porto, Milan bisedon me Genk për El Ouahdi
Breaking Views

Meksikani Gimenez drejt largimit, e kërkon Porto, Milan bisedon me Genk për El Ouahdi

15:00 - 11/08/26
UEFA krijon ‘Clear Line’, platformën që revolucionon sistemin VAR
Breaking Views

UEFA krijon ‘Clear Line’, platformën që revolucionon sistemin VAR

14:45 - 11/08/26
U përplas me autobusin, kamionçina përfundoi në kanal, pasagjerët në panik dalin në rrugë
Aktualitet

U përplas me autobusin, kamionçina përfundoi në kanal, pasagjerët në panik dalin në rrugë

14:27 - 11/08/26
Para
U përplas me autobusin, kamionçina përfundoi në kanal, pasagjerët në panik dalin në rrugë

U përplas me autobusin, kamionçina përfundoi në kanal, pasagjerët në panik dalin në rrugë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meksikani Gimenez drejt largimit, e kërkon Porto, Milan bisedon me Genk për El Ouahdi
Breaking Views

Meksikani Gimenez drejt largimit, e kërkon Porto, Milan bisedon me Genk për El Ouahdi

15:00 - 11/08/26

Duhet të ishte qendërsulmuesi që do të duhej te drejtonte repartin e avancuar prej vitesh, por Santi Gimenez do të...

Lexo më shumë
UEFA krijon ‘Clear Line’, platformën që revolucionon sistemin VAR

UEFA krijon ‘Clear Line’, platformën që revolucionon sistemin VAR

14:45 - 11/08/26
U përplas me autobusin, kamionçina përfundoi në kanal, pasagjerët në panik dalin në rrugë

U përplas me autobusin, kamionçina përfundoi në kanal, pasagjerët në panik dalin në rrugë

14:27 - 11/08/26
Agolli shpik projektin 1 MLN Euro për Likoskëndajn dhe Çobon/ Ish-drejtori nën hetim i Bankers merr tenderin për sistemin me kartë tek trau i parkimit në Vlorë

Agolli shpik projektin 1 MLN Euro për Likoskëndajn dhe Çobon/ Ish-drejtori nën hetim i Bankers merr tenderin për sistemin me kartë tek trau i parkimit në Vlorë

14:13 - 11/08/26
Përplasen makinat në Levan-Telelenë, dy të plagosur transportohen me urgjencë në spital

Përplasen makinat në Levan-Telelenë, dy të plagosur transportohen me urgjencë në spital

13:28 - 11/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com