GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

(Dokumentet) Ja si Veliaj shkeli ligjet për inceneratorin e Tiranës

12:10 - 04/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtësi me regji/ Si të lëshon dhe si të mban Edi Rama rreth vetes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Endrit Braimllari i ka kërkuar SPAK që të thellojë hetimet lidhur me inceneratorin e Tiranës, ndërsa thekson se Erion Veliaj ka shpërdoruar detyrën, duke shpërfilluar Këshillin Bashkiak, dhe duke firmosur vetë, i nxitur nga egoja e sëmurë për të mbushur xhepat.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë u shpreh se SPAK i ka provat aty prej kohësh, dhe nuk duhet të humbasë më asnjë moment për të vepruar.

Braimllari tha se e gjithë Shqipëria tashmë e di se Erion Veliaj është përgjegjës dhe përfitues kryesor i krimit të ndodhur me inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, pasi me firmën e tij të paligjshme, ai ndryshoi fatin e koncesionit, duke i dhënë dritën jeshile miratimit të tij.

“Me këtë firmë të paligjshme, të vendosur me synim realizimin e vjedhjes më të madhe të shekullit, atë të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin rrëmbehu me vetëdije kompetencat e këshillit bashkiak duke dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit të inceneratorit të Tiranës, atribut ky që është vetëm i keshillit bashkiak dhe jo i kryetarit të bashkisë Tiranë.

SPAK do duhet të shkojë sa më parë në Bashkinë e Tiranës, për të parë se si në raste të ngjashme, ka qenë Këshilli Bashkiak ai që ka dhënë këtë miratim, ndërsa Erion Veliaj ka firmosur në shpërdorim të pastër të detyrës, i nxitur nga egoja e sëmurë për mbushur xhepat me paratë e shqiptarëve.

Por, Erion Veliaj nuk mund të fshihet për rolin e tij shumë të errët në krimin e inceneratorit të Tiranës, edhe sepse, në Komisionin e Dhënies me Koncesion, dy përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë, Z. Taulant Tusha dhe Z. Namik Simixhiu, të emëruar nga Veliaj vetë, kanë zbatuar në cdo hap porositë e kryetarit të tyre, dhe bashkarisht janë përgjegjës për përfshirjen e Bashkisë Tiranë në këtë skenë kriminale”, tha Braimllari.

Në vijim, ai thekson se në mbledhjen e komisionit të dhënies me koncesion, të datës 12 Prill 2017, pasi Erion Veliaj kishte hedhur firmën e paligjshme për miratimin e studimit të fizibilitetit, dy përfaqësuesit e bashkisë Tiranë, janë shprehur në Komision se tashmë Bashkia Tiranë është totalisht e angazhuar për rolin e saj në financat që do ti duheshin inceneratorit.

“Në mbledhjen e datës 31 Gusht 2017, komisioni për dhënien me koncesion, ka kërkuar “futjen në kontratë të detyrimit për miratimin e kontratës me Vendim të Këshillit Bashkiak përpara hyrjes në fuqi të saj”, sërish, dy bashkëpunëtor kriminal të Erion Veliaj,  Taulant Tusha dhe Namik Simixhiu e kanë refuzuar këtë kërkesë.

Pra, Kryetari i Bashkisë firmos në mënyrë të paligjshme, ndërsa bashkëpunëtorët e tij në komisionin e dhënies me koncesion të inceneratorit të Tiranës, bënin çdo gjë, që koncesioni të miratohej sa më parë, që edhe pagesat e Bashkisë tiranë të nisnin sa më shpejt”, tha Braimllari.

Etiketa: BraimllariinceneratorVeliaj

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
Ndërhyhet nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Gjalicës

Ndërhyhet nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Gjalicës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com