GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokumentet/ Vendimi me shkrim dore, si u bë Merita Hajdari pronare e kompanisë së dytë

17:33 - 15/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumentet/ Vendimi me shkrim dore, si u bë Merita Hajdari pronare e kompanisë së dytë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është thelluar edhe më tej skandali i kompanive “tabelë” që të vetmin aktivitet kanë patur qarkullimin e faturave fiktive mes tyre dhe kompanive të inceneratorëve me qëllim justifikimin e gjoja punimeve të bëra për llogari të këtyre të fundit si edhe përfitimit nga skema e TVSH-së.
Në dokumentet e nxjerra, rezulton se Merita Hajdari, e cila në fakt jeton duke mbledhur kanaçe dhe nuk ka lidhje me manipulimet, të jetë autorizuar nga pronarja në letra e kompanisë “Elvis 03 shpk”, Gjyste Serrmi që të kryejë veprime në QKB në emër të saj. Merita Hajdari rezulton pronare, madje me 100% të aksioneve edhe e një tjetër kompanie, që ka patur të njëjtin rol, lëshimin e faturave fiktive ndaj kompanive të inceneratorëve.
Siç duket edhe nga dokumentet e mëposhtme, Merita Hajdari rezulton pronare e kompanisë “ELJADI shpk” me NIPT L07619302L.
SKEMA
Kompania “ELJADI shpk” është regjistruar për herë të parë në QKB në vitin 2010 nga Drita Frangaj me adresë fshatin “Rrashbull” në Durrës. Për katër vjet me radhe ajo nuk ka patur aktivitet. Kompania i është rikthyer aktivitetit në vitin 2014 ku dyshohet se është përfshirë në skemën e faturave fiktive.
Në 24 korrik 2014, pronarja e vetme e kompanisë “ELJADI shpk”, Drita Frangaj autorizon me letra pikërisht Vjollca Ymerajn që të kryejë veprime në emër të saj në QKB. Ymeraj rezulton se ka dorëzuar në korrik bilancin e kompanisë, e cila ke deklaruar një total prej 218 milion lekësh shitje ndaj të tretëve në këtë periudhë.
Kompania vijon kështu të lëshojë fatura dhe deklarojë shitje gjatë viteve në vijim, ndërsa në vitin 2016, Drita Frangaj emëron veten e saj edhe për një mandat tjetër si administratore e kompanisë.


Në fillim vitit 2017 rezulton se Drita Frangaj ia ka shitur Merita Hajdarit të gjitha aksionet e saj në kompaninë “ELJADI shpk”. Tani, sipas atij që ka përgatitur skemën, Hajdari është pronare e kompanisë, kurse Drita Frangaj është e autorizuar nga Merita Hajdari që të kryejë veprime në emër të saj në QKB. Pas kalimit të kompanisë nën pronësi të Merita Hajdarit, autorët e skemës së mashtrimit fusin një tjetër qytetar në lojë. Bëhet fjalë për Agim Demën, i cili tashmë është i autorizuari i Merita Hajdarit që të bëjë veprime në QKB në emër të kompanisë. Kompania ka kryer aktivitet deri në prill 2017 dhe më pas nuk ka gjurmë të saj në QKB, ndërkohë, në vitin 2020 rezulton se Drita Frangaj është dënuar me 1.8 vite burg për evazion fiskal pas një operacioni të madh të prokurorisë.

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Sakrifikoi jetën për dy të mitur/ Anri Kashiku shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Djali i vdiq si hero, rëngjeth babai i Anri Kashikut: Më pati premtuar se pas vitit të ri do të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com