GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dokumenti i ri tronditës për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare (VIDEO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti i ri tronditës për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke kanë publikuar të tjera detaje lidhur me krimin e rëndë, atë të vrasjes së 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjina Murati, e cila u ekzekutua në muajin e 3-të të shtatzënisë nga bashkëjetuesi i saj dhe një shoku i tij.

Në videon e regjistruar nga një kamera sigurie, tregohen dy burrat, partnerin e gruas fatkeqe dhe shokun e tij, duke mbajtur trupin e saj në natën e ndërrimit të viteve në Kalamaria.

Në videon specifike prej 13 sekondash fiksohen lëvizjet e autorëve rreth 4.5 orë pas vrasjes që ata kryen në shtëpinë e 41-vjeçares në Kalamari. Konkretisht, ata duket se po mbajnë një dyshek të ri sipër mjetit dhe do ta çojnë në banesë.

Rreth dy orë më herët autorët kanë zhvendosur trupin e gruas në një zonë të shkretë të Halkidikit, dhe më pas janë kthyer në shtëpi, kanë hequr dyshekun nga shtrati plot gjak dhe e kanë hedhur rreth 150 metra larg.

Më pas ata morën një dyshek të ri, atë të paraqitur në video dhe e vendosën në shtrat për të mbuluar gjurmët.

“Shoku im bëri gjithçka”, thotë partneri i 41-vjeçares. Dy autorët japin versionet e tyre të ndryshme për atë që ka ndodhur.

“Nuk kam asnjë përfshirje në vrasje, nuk dija asgjë. Unë isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket shoku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ndodhej trupi”, argumenton partneri i 41-vjeçares Gjeorgjina Murati.

Sipas avokatit mbrojtës të 39-vjeçarit, Othona Papadopoulos, i pandehuri mohon përfshirjen e tij në vrasje, pohon se nuk ka pasur asnjë përfshirje dhe se nuk ka pasur dijeni për vdekjen e saj. Ndërkohë, 39-vjeçari ka gjithsej 45 rekorde për raste të ndryshme, përfshirë rrahje, dhunë në familje dhe akuzë për përdhunim të motrës.

Nga ana e tij, i pandehuri i dytë, 34 vjeç, pretendon se nuk dinte asgjë për aktin e vrasjes dhe se qëllimi i tij atë natë ishte grabitja e viktimës. “Nuk ka pasur asnjë motiv tjetër, aq më pak qëllim vrasjeje”, thekson avokati që e përfaqëson, Giorgos Parigoris.

“Fillimisht ka marrë pjesë në imobilizimin e gruas dhe më pas, pas një tundje me kokë nga i akuzuari i parë, është nisur për në katin e poshtëm ku ka qëndruar për një kohë. Më pas i akuzuari i parë ka zbritur nga banesa dhe e ka njoftuar se gruaja ka vdekur”.

34-vjeçari pretendon se viktima ishte gjallë për sa kohë ka qenë prezent në banesë, ndërsa pranon se ka marrë pjesë në procesin e transportimit të kufomës në zonën pyjore të Selanikut.

për të parë videon e re klikoni KETU

Etiketa: Kryesore1PamjetshqiptarëVrasja

Lajme të lidhura

Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Para
“Basha të tregojë të vërtetën për paratë ruse”, Berisha: Ndaj Metës po bëhet gjueti shtrigash

Arrestimi i Berishës, Basha: Më vjen keq, po paguan zgjedhjen e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26

Për një individ, familje apo të ri që kërkon të blejë një shtëpi sot, blerja e një banese është bërë...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com