GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Dominon skenën politike në Bosnjë/ Dodik konfirmohet president i Republikës Srpska

në Uncategorized
Kohë leximi: 1 min
A A
Kërcënime dhe korrupsion, SHBA-të vendosin sanksione ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorak Dodik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë e Hercegovinës zyrtarisht njoftoi se pas rinumërimit të votave, Millorad Dodik, kreu i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, fitoi më së shumti vota për t’u zgjedhur në pozitën e presidentit të Republikës Sërpska. Dodik u shpall zyrtarisht fitues i Presidencës së njësisë serbe të vendit pas një procesi të rinumërimit që ndodhi me kërkesë të opozitës.

Rinumërimit i parapriu raportimi i një mori shkeljesh në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Bosnje e Hercegovinë. “Në lidhje me rezultatet origjinale të Zgjedhjeve të Përgjithshme për nivelin e presidentit dhe zëvendëspresidentit të Republikës Sërpska, kontrolli i rinumërimit konfirmoi se Millorad Dodik është kandidati me numrin më të madh të votave”, tha presidenti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnje e Hercegovinës, Suad Arnautoviq.

Një numërim paraprak pas zgjedhjeve i dha fitoren Dodikut për Presidencën e Republikës Sërpska. Dodik fitoi 48 për qind të votave derisa kundërkandidatja, Jelena Triviq, nga opozita fitoi 43 për qind. Megjithatë, një ditë pas zgjedhjeve partitë opozitare akuzuan Dodikun dhe partinë e tij për “plaçkitje të organizuar të zgjedhjeve” dhe kërkuan rinumërim. Republika Sërpska është një prej tri entiteteve në Bosnjë e Hercegovinë. Opozita ka protestuar disa herë me kërkesën që disa persona të ndiqen penalisht, përfshirë edhe Dodikun, i cili është subjekt i sanksioneve perëndimore për shkak të aktiviteteve të tij për ndarjen e Republikës Sërpska nga Bosnja.

Etiketa: BosnjeDodikzgjidhet

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
“U thashë lërini marrëzitë”, Meta zbulon prapaskenat: Isha kundër djegies së mandateve

“Po sikur KQZ të regjistrojë PD e Alibeajt?”/ Ja si përgjigjet Meta: Jemi të përgatitur...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka mbështetur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si...

Lexo më shumë
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com