GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Donald Trump i rikthehet fushatës elektorale mes pikëpyetjeve të forta në kampin demokrat mbi kandidimin e presidentit Biden

22:57 - 09/07/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Donald Trump i rikthehet fushatës elektorale mes pikëpyetjeve të forta në kampin demokrat mbi kandidimin e presidentit Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Donald Trump i rikthehet fushatës të martën në një takim me votuesit në shtetin e tij në Florida.

Demokratët ndëkohë vazhdojnë të përballen me pikëpyetje të forta nëse Presidenti Joe Biden duhet të jetë kandidati i tyre për zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Trump po i afrohet afatit përfundimtar që të shpallë se cili do të jetë kandidati e tij për nënpresident, por duket se ai nuk ka nxitim për këtë pasi shumica e vëmendjes është ende e përqendruar tek pikëpyetjet në lidhje me aftësinë e zotit Biden për të qeverisur për një mandat tjetër katërvjeçar.

Disa demokratë kanë bërë thirrje edhe publikisht që zoti Biden të tërhiqet për shkak të paraqitjes së tij të dobët në debatin e parë presidencial.

Si zoti Biden, 81 vjeç ashtu edhe zoti Trump 78 vjeç, janë të paktën dy dekada më të vjetër se shumica e presidentëve amerikanë, sipas Qendrës Kërkimore Pew. Po sipas organizatës mosha mesatare për të gjithë presidentët e amerikanë në inagurimin e tyre të parë ka qenë 55 vjeç.

Por kjo nuk e ka penguar zotin Trump të argumentojë se ai është më i fortë se zoti Biden, i cili gjatë debatit të tyre më 27 qershor pati vështirësi në lidhjen dhe përfundimin e mendimit.

Zoti Trump u kritikua nga demokratët për deklarata të rreme gjatë debatit në lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol si dhe kur tha se emigrantët që hynin në mënyrë të paligjshme në vend po merrnin punët afrikano-amerikanëve apo komuniteti hispanik.

Në një intervistë të hënën me gazetarin e ‘Fox News-it’ Sean Hannity, zoti Trump tha se mendonte se zoti Biden “mund të qëndrojë në garë pasi askush nuk do të dëshironte të hiqte dorë aq lehtë nga një gjë e tillë, dhge aq më shumë në këtë mënyrë, kur ka përpjekje për të të detyruar të largohesh”.

Pikëpyetjet dhe shqetësimet në mesin e demokratëve lidhur me zotin Biden ndoshta i ka dhënë zotit Trump një arsye për të pritur dhe për të mos shpallur ende kandidatin e tij për nënpresident, si një mënyrë për të mos tërhequr vëmenden nga problemet me të cilat po ndeshet kundërshtari i tij. Këshilltarët e lartë dhe aleatët kryesorë të tij thonë se ende nuk e dinë se kë pritet të zgjedhë zoti Trump dhe shumë besojnë se zgjedhja është ende në proces e sipër.

Duke folur për rrjetin televiziv MSNBC të hënën, presidenti Biden kritikoi kundërshtarin tij duke thënë se ai nuk kishte zhvilluar asnjë aktivitet që nga debati, duke e kaluar gjithë kohën në fushën e tij të golfit./VOA

 

Etiketa: BidenTrump

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Iberikët finalistët e parë të Evropianit, rekord nga Yamal (VIDEO)

Iberikët finalistët e parë të Evropianit, rekord nga Yamal (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26

Komanda Qendrore Amerikane ka publikuar një video të bombarduesve të fshehtë B-2 që përgatiten të vendosen në Iran. Avionët po...

Lexo më shumë
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com