GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama: Na kritikojnë shqiptarë “pa din e pa iman” e të huaj kompetentë

17:15 - 04/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama: Na kritikojnë shqiptarë “pa din e pa iman” e të huaj kompetentë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së, tha se kur kthejmë kokën pas kemi 1001 arsye për tu ndjerë krenarë për atë që kemi arritur në 10 vitet e qeverisjes.

Rama mbajti një fjalim që do ia kishte zili edhe Beluli në skeçin e estradës së Fierit “a doni më për Belulin”.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re, është në një nivel të ri. Ka plot arsye që e pohojnë këtë. Por dy janë pohimet më të mëdha, e para sezoni i turistik dhe e dyta impakti i pazakonshëm i organeve të reja të drejtësisë. Ky është vetëm një fillim i ri nga një nivel i ri dhe nuk është maja ku duam të arrijmë në fund të kësaj. Shqipëria 2030 është ende përpjetë dhe sfidat janë ende më të mëdha. Sa më shumë bëjmë progres aq më shumë rritet nevoja për fuqizim politik”, tha Rama.

Kryeministri nuk kurseu aspak të flasë për arritjet, veçanërisht në turizëm, ndërkohë që mazhoranca që drejton është përfshirë në skandale, ndërsa bashkëpunëtorët më të afërt të tij, ose janë nën hetim nga SPAK ose janë në arrati, pas fletë-arresteve nga Prokuroria Speciale. Mjafton të shikoni emrat që çdo ditë kalojnë derën e SPAK dhe merren në pyetje për të kuptuar se në ç’situatë ndodhet Qeveria, pavarësisht arritjeve imagjinare të artikuluara nga Kryeministri.

Sipas tij, Shqipëria 10 vjet më parë nuk kishte turistë europianë, ndërsa shihej si një vend i pasigurtë, një vend i Botës së tretë.

“Turistët e pakët vinin nga vendet ish-komuniste, industria turisktike ishte inekzistente, ndërsa turistët më të shumtë ishin emigrantët shqiptarë, që vinin për pushime në Shqipëri”, tha Rama, duke përdorur kartën e turizmit si një sukses të Qeverisë.

Rama tha se turizmi ka qenë një kockë pa mish, ndërsa tentohej të nxirrej dhjamë nga pleshti, me se të mundej.

“Në Korçë kishte vetëm një hotel dhe ndonjë bujtinkë. Në Berat nuk shkohej dot, kishte vetëm një hotel. Numërohej si turist edhe Kryeministri kur kthehej në Shqipëri nga jashtë vendit, ndërsa këtë vit patëm një bum të vërtetë turistik në Korçë, Berat, Gjirokastër”, tha Rama.

Duke u ndalur te Tirana, Rama tha se deri disa vite më parë në korrik kryeqyteti kishte si banorë vetëm punonjësit e administratës dhe ata që nuk kishin makinë për të ikur në Durrës, ndërsa sot numëronte me mijëra turistë, që janë akomoduar edhe në banesat me qera ditore.

“Aty ishin deri dje edhe Sahati, edhe Muzeu, edhe kisha edhe xhamia, madje edhe liri-demokracia aty ishin, por për Shqipërinë dhe Tiranën flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa iman”, tha Rama. Sipas tij, këta shqipfolës kanë lënë pa gojë edhe miliona turistë, të cilët vijnë me kureshtje dhe largohen të mahnitur nga mikpritja, pastërtia, siguria.

Në fjalimin e tij, Rama tha se Shqipëria renditet në vendin e fundit përsa i takon vjedhjes së banesave, ndërsa shtoi se edhe numri i vrasjeve është në minimumin historic, duke rënë nga viti në vit.

“Ata 1 mln shqiptarë që na mbështesin me votë, shtoi këtu edhe miliona të tjerë që na mbështesin nga larg, dhe miliona e miliona të huaj, janë një shtysë e pazëvendësueshme për të ecur vetëm përpara, ama me këmbë në tokë”, tha Rama.

Kryeministri nuk kurseu kritikat edhe ndaj atyre të huajve që përpiqen t’ua hedhin fajin shqiptarëve, edhe kur në vendet e tyre nuk shkojnë gjërat siç duhet.

“Disa miq anglez më çuan hartën e vjedhjeve të banesave në Europë, Shqipëria në vendin më të ulët, e Britania me shifrën më të lartë. Nuk ke çfarë vjedh në shtëpitë e shqiptarë, ku nuk ke as bukë për të ngrenë u kishin thënë.

Ndërsa një tjetër u kishte thënë se kanë shkuar shqiptarët atje. Mos e vet hiç, siç thonë në Kosovë. Por edhe vrasjet kanë shënuar numrin më të ulët.

Por mendje mëndje është kjo dynja, por për ne vazhdon përpjekja për ta futur Shqipërinë në hartë e sigurisë. Miliona të huaj po vizitojnë çdo vit e më shumë këtë vend. Edhe ata që na duan të vdekur mua bashke më këtë forcë udhëheqëse për Shqipërinë Europiane.

Edhe ata kompetentë të huaj që duan ti shohin shqiptarët si fajtorë për probleme të vendit të tyre, janë një shtysë për të ecur vetëm përpara.

Por ama me këmbët në tokë. Me sytë hapur për të hedhur hapat e duhur duke parë nga e ardhmja për të kuptuar realitetin e të tashmes.

Ky realitet është më mirë se ai i djeshmes, por më problematik se ai i të ardhmes, ndaj detyra jonë është të kuptojnë se korrigjimi i të tashmes është arsyeja e ekzistencës tonë politike”, tha Rama.

Etiketa: AsambleaKryesore1PSRamaturizmi

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Ancelotti do takojë Perez dhe Sanchez, fokusi do jetë te…

Ancelotti do takojë Perez dhe Sanchez, fokusi do jetë te…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com