GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Dora që s’e lëshuam kurrë”, mesazhi i Kim në 30-vjetorin e partneritetit mes dy vendeve

10:01 - 21/12/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dora që s’e lëshuam kurrë”, mesazhi i Kim në 30-vjetorin e partneritetit mes dy vendeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përcjellë një mesazh adresuar shqiptarëve në ditën e sotme që përkon me 30-vjetorin e mbërritjes së ambasadorit të parë amerikan në vendin tonë. Kim shkruan  se 30 vite më parë populli shqiptar shtriu dorën drejt lirisë, ndërsa SHBA e rrokën atë dorë dhe nuk e kanë lëshuar kurrë.

‘Tridhjetë vjet më parë si sot, Uilliam Rajerson paraqiti letrat kredenciale si Ambasadori i parë i SHBA në një Shqipëri të sapofutur në demokraci. Pasi theu vargonjtë e komunizmit dhe diktaturës, populli shqiptar shtriu dorën – në miqësi dhe liri – drejt popullit amerikan. Shtetet e Bashkuara e rrokën atë dorë me gëzim dhe nuk e kemi lëshuar kurrë që atëherë”, shkruan Kim.

Kim kujton momentin që do vinte në Shqipëri me rolin e ambasadores së SHBA-ve dhe kujton bisedën me ambasadorin e parë në Shqipëri, i cili sipas saj ka treguar se mbi 300 mijë shqiptarë entuziastë po prisnin ardhjen e tij në sheshin Skënderbej, duke shënuar një fillim të ri për dy vendet.

“Ndërkohë që përgatitesha për të ardhur në Shqipëri, u takova me Ambasadorin Rajerson për të marrë këndvështrimin dhe këshillat e tij. Më tregoi për ndjenjën e shpresës që kishte shënuar vitin 1991 dhe se sa i emocionuar kishte qenë si dëshmitar i vizitës së Sekretarit të Shtetit Xhejms Bejker. Mbi 300,000 shqiptarë – thuajse dhjetë përqind e popullsisë së vendit – ishin mbledhur në Sheshin Skënderbej për t’i uruar mirëseardhjen – për të përqafuar një fillim të ri midis Shqipërisë dhe Amerikës” shprehet Kim.

Teksa kujton një moment që ka shënuar kujtesën e ambasadorit Rajeson, Kim premton se SHBA do të jetë partner strategjik i Shqipërisë për të ecur drejtnjë të ardhmeje më të ndritur.

‘Ambasadori Rajerson kujtoi se kishte qëndruar pranë një polici të gjatë dhe të ngrysur shqiptar dhe kishte parë lot t’i rrëshqisnin në faqe kur Sekretari Bejker kishte thënë fjalët e famshme, “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne.” Ato fjalë mund të shihen si një premtim që i bëmë njëri-tjetrit – një premtim që e kemi mbajtur besnikërisht për 30 vjet, një lidhje e pathyeshme midis vendeve demokratike dhe të lira që zgjedhin të jenë partnerë, zgjedhin të jenë të çliruar nga e kaluara për të ecur përpara sëbashku drejt një të ardhmeje më të ndritur”, përfundon Kim.

Etiketa: SHBAShqiperiYuri Kim

Lajme të lidhura

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Para
Kosova refuzon “Open Balkan”, shpërthen Vuçiç: Më ka ardhur në majë të hundës

Kosova refuzon “Open Balkan”, shpërthen Vuçiç: Më ka ardhur në majë të hundës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

Kryeministri Edi Rama doli në mbledhjen me tregtarët e naftës duke i përgëzuar për “çmimet e lira” në vend, ndërkohë...

Lexo më shumë
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com