GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dorëheqja e Bashës, Kadilli: Do krijojë dhe ai ‘Foltoret’ e tij

18:32 - 22/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi Kombëtar i PD, Kadilli: Njerëzit nuk janë për Berishën, por janë të pakënaqur nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, anëtari i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës i cili e ka quajtur një tërheqje taktike e tij për të shfryrë situatën e krijuar dhe sulmet ndaj tij dhe për të kandiduar sërish për kreun e partisë pas zgjedhjeve lokale të 2023. Ish-kandidati për kreun e PD-së që u mposht nga Basha, Kadilli shtoi se Basha do të krijojë ‘Foltoret’ e tij njësoj si Berisha për t’u rikthyer sërish në drejtimin e partisë.

“Çdo dorëheqjes është një akt për t’u përshëndetur, po a është dorëheqje e vërtetë? Unë e shoh si një tërheqje taktike. I ndodhur në një pozicion ku as shërbëtori i tij më i afërt nuk gjendet dot më një kauzë për ta nxjerrë nga situata. Fakti që nuk pranon përgjegjësinë për humbjen por thotë se nuk mbajta dot partinë atëherë do të bëjë edhe ai foltoren e vetë, ku do të hyjnë në një proces analizimi të brendshëm për ringritjen. Besoj e do të kandidoj pas zgjedhjeve lokale 2023, sot nuk do të jetë më në shënjestër siç ishte deri dje dhe do të shihet si viktime e mundshëm e një loje politike ku ai nuk kishte ndonjë faj të madh” – tha Kadilli.

Zgjidhjen për ringritjen e Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në një shpresë për qytetarët, Kadilli e shikon me bashkimin e demokratëve dhe largimin e Bashës dhe Berishës duke rikthyer demokratët te procesi i vlerave dhe parimeve dhe jo tek adhurimi i lidershipit. Nëse kjo nuk arrihet tha Kadilli, atëherë edhe në zgjedhjet e 2023 PD do të shkojë e përçarë dhe do të dalë sërish humbëse.

“Ne duhet të merremi me krijimin e një opozite të re dhe të merremi me parimet tona dhe të heqim dorë nga liderët. Demokratët duhet të heqin dorë nga adhurimi i liderit. Ka vetëm një shans për ringritje dhe demokratët të mos i shërbejnë ambicieve të Bashës dhe Berishës. Unë dua që PD të ketë një proces unik dhe jo dy gara më vetë mes PD dhe Rithemelimit. PD duhet të heq dorë nga një brez i tërë i konsumuar politik. Të dy do të përpiqen të mbajnë për pjesën e tyre dhe nuk do tentojnë drejt bashkimit, zgjedhjet e ardhshme nuk do të shkojmë të bashkuar shanset janë inekzistente, do shkojmë në dy grupe të përlarë dhe Rama do fitojë. Duhet ti them po parimeve dhe vlera dhe jo liderit” – u shpreh Kadilli.

Dy të metat që shikon te Basha që nuk arriti dot të çojë partinë në fitore, për Kadillin janë mosmarrja e vendeve por zvarritja e tyre si dhe mospërballja me qytetarët.

“Basha ishte i pazotë të shihte politikën me sytë e tij, por i ka parë më sytë e Berishës dhe ekuilibrave partiak, ndërkombëtar. Njeriu duhet të marrë vendime, mosmarrja e vendimeve dhe tërheqja zvarrë ka qenë një nga cenet më të mëdha që e kanë penguar për t’u bërë lider dhe e dyta është mospërballja me njerëzit. Shkollën e politikën e Berishës nuk ë bën dot, dhe do të hiqet perëndimor po me sjelljen e Berishës kjo nuk ndodh” – shtoi ai.

 

Etiketa: doreheqjaFatbardh KadillifoltorjaLulzim Basha

Lajme të lidhura

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV
Aktualitet

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26
Para
Vrau partneren në Itali, jepet vendimi për ish-policin shqiptar

Vrau partneren në Itali, jepet vendimi për ish-policin shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll
Breaking Views

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com