GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dorëheqja e Çyrbjes/ PD: Strategji e Rilindjes për të shmangur ndëshkimin nga drejtësia

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Jurgis Çyrbja

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatori rajonal për Tiranën në Partinë Demoekratike, Klevis Balliu, komentoi manovrën e deputetit spocialist, Jurgis Çyrbja për të dhënë dorëheqjen në mënyrë që të shmangë hetimin nga SPAK.

Ai tha se kjo është një strategji e Rilindjes për të shmangur ndëshkimin.

“Në edicionet informative, me siguri e keni hasur lajmin se deputeti i Ramës, Jurgis Çyrbja, ka dhënë dorëheqjen duke dorëzuar mandatin. Ai ka përmendur si shkak të tërheqjes një sëmundje të papërcaktuar. Njerëzisht do t’i uronim “shërim të shpejtë!”, por ne dime, ashtu siç, me siguri edhe ju se, sëmundja e vetme nga e cila vuan Çyrbja dhe shumë kolegë të tij të Rilindjes në Kuvend apo qeveri, është babëzia dhe shkelja e ligjit. Sëmundja e Çyrbjes, lënia e mandatit, paraqitja në SPAK dhe komunikimi i akuzës “shpërdorim detyre” nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e skemës ku, jo për habi, bën pjesë edhe Prokuroria e Posaçme. Duke lënë mandatin, pak muaj para mbarimit të tij, Çyrbja u jep mundësi kolegëve të SPAK që të deklarojnë moskompetencë, dhe t’ia kalojnë çështjen prokurorive të rretheve, në këtë rast Durrësit. Çyrbjes së Ramës i jepet kështu mundësia t’i shpëtojë ndëshkimit për shkeljet dhe të dënohet me shërbim prove apo tyë dalë pa lagur. Në këtë mënyrë ai i jep rast kreut të mobokracisë dhe shefit të tij Edi Rama, që të rrahë gjoksin se Rilindja e respketon drejtësinë dhe heq dorë nga mandatet vullnetarisht. Por të dyja nuk mund të jenë: Rilindja ose është e sëmurë ose e respekton drejtësinë aq shumë sa heq dorë nga privilegjet”, tha Balliu.

“Të nderuar qytetarë!mËshtë e gjitha një skemë që u mundëson hajdutëve të zgjedhjeve dhe taksave tuaja që të mos ndëshkohen nga ligji dhe të rikthehen te vjedhja e zgjedhjeve dhe taksave tuaja. Kur kjo bëhet me bashkëpunimin e ‘kolegëve të SPAK’ është edhe më e rëndë. Nuk ka drejtësi të re, por ka hile të reja. Në planin politik Jurgis Çyrbja është deputeti i tretë në qarkun e Durrësit që mbetet pa mandat pas Lefter Kokës dhe Rrahman Rrajës. Epidemia dhe viruset kanë bërë namin në kampin e Ramës. Të gjithë janë nga pak sëmurë dhe kanë ngapak dorë. Kjo është fytyra e vërtetë e Rilindjes dhe mobokracisë së Edi Ramës. Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve të ndershëm që t’i bashkohen aksionit opozitar për shpëtimin e Shqipërisë, nëpërmjet një qeveri teknike që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe çon aty ku ka vendin krimin e veshur me pushtet dhe pushtetin e zhytur në krim. O sot, o kurrë”, shtoi ai.

Etiketa: Jurgis Çyrbja

Lajme të lidhura

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Para
U kap me pistoletë në Tiranë, Koshena u arrestua edhe si pjesë e laboratorit të drogës në Fier

U kap me pistoletë në Tiranë, Koshena u arrestua edhe si pjesë e laboratorit të drogës në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes
Aktualitet

Përfundon mandati i Sokol Sadushit/ Hapet gara për kryetarin e ri të Gjykatës së Lartë, afatet dhe procedurat e zgjedhjes

17:35 - 21/08/26

Gjykata e Lartë ka çelur zyrtarisht procedurën për zgjedhjen e kryetarit të saj të ri, i cili do të marrë...

Lexo më shumë
Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

Futbollisti serb arrestohet në Portugali me 1.5 ton kokainë dhe armë lufte

17:15 - 21/08/26
Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

Grushtet dhe racizmi pas finales së Botërorit, FIFA dënon rëndë Argjentinën dhe lojtarët e saj

17:08 - 21/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

Zjarri del jashtë kontrollit në Pukë, digjen 3 banesa

16:55 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com