GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dorëheqja e Jorgo Goros, reagon nga qelia Beleri: Kukull e Ramës!

13:19 - 24/12/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëheqja e Jorgo Goros, reagon nga qelia Beleri: Kukull e Ramës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i zgjedhur i Bashkise se Himarës, Fredi Beleri ka reaguar nga qelia pas lajmit se Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen.

Nëpërmjet një deklarate, Fredi Beleri thotë se Goro “nuk dha dorëheqjen në fakt, por hoqi dorë nga kryebashkiaku i humbur prej kohësh.

Në fund të fundit, ai ishte një kukull”.

Reagimi i Fredi Belerit

Edi Rama kërkon kryetar bashkie!

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në një postim të tij në rrjetin X (ish Twiter) më 22 dhjetor 2023, hodhi dy hapa shumë të rëndësishëm drejt realitetit. Shtatë muaj pas zgjedhjeve vendore ai kuptoi se qytetarët e Himarës 1) më zgjodhën mua si kryetar bashkie dhe 2) dërguan në shtëpi ish kryetarin, i cili ishte zgjedhje personale e kryeministrit.

Menjëherë pas njoftimit të z. Rama, njeriu që qëndroi për shumë muaj si kryetar bashkie në shkelje të të gjitha standardeve demokratike botërore, nxitoi të jepte “dorëheqjen”. Realisht nuk u “dorëhoq” por braktisi postin të cilin e kishte humbur prej kohësh. Gjithsesi, ai veç një marionetë ishte.

I mirëpres hapat e rëndësishëm të z. Rama drejt realitetit. Megjithatë, në raport me çfarë duhet të bëjë në mënyrë imediate, ky është vetëm një gjysëm hapi. Jam informuar se kryeministri po kërkon personalisht të vendos dikë si kryetar bashkie tranzitor. Madje, në postimin e tij ai u shpreh se do të ndjekë “praktikat më të mira evropiane”. Po e ndihmoj edhe unë në këtë kërkim të tij duke nënvizuar se:

Çdokush që do të marrë përkohësisht postin e kryetarit të bashkisë deri në lirimin tim nga burgu dhe kryerjen e betimit, duhet medoemos të jetë njëri prej këshilltarëve bashkiakë, pjesë e kualicionit zgjedhor fitues të zgjedhjeve vendore të majit 2023. Ky person kurrsesi nuk mund të jetë dikush që nuk ka asnjë lidhje me votën e popullit të Himarës dhe aq më shumë nuk mund të jetë nga një zonë tjetër që nuk i përket Bashkisë Himarë. Këtë thonë “praktikat më të mira evropiane”. Çdo përpjekje e z. Rama për të “mbjellë” një njeri të tij, larg interesave dhe zgjedhjeve të popullit të Himarës, vjen në kundërshtim me parimet demokratike dhe është rrënjësisht e gabuar.

Fredi Dhioniosios Beleri

PS: Shtatë ditë pas rrëzimit të kërkesës sime për leje të posaçme, Edi Rama, në rolin e zëdhënësit të Gjykatës, publikoi vendimin e gjykatës. Unë dhe avokatët e mi, nëntë ditë më mbrapa akoma nuk e kemi marrë këtë vendim. Si e gjeti z. Rama vendimin në një kohë ku ai nuk është palë në gjykim? Shkoi gjyqtari “i paanshëm” tek z. Rama dhe i dha vendimin?

 

Etiketa: beleriKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve
Lajme

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli
Breaking Views

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

15:53 - 24/02/26
Para
Kakavijë, bien në pranga edhe gjashtë të tjerë për mallra kontrabandë

Kakavijë, bien në pranga edhe gjashtë të tjerë për mallra kontrabandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com