GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dorëheqja si kryebashkiak dhe arrestimi i Erion Veliajt ishin mesazhet që dominuan protestën e kësaj të premteje para Bashkisë së Tiranës.

Përmes pankartave dhe fjalimeve nga megafoni i protestës, qytetarë, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të opozitës kërkuan dorëheqjen e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës. Po ashtu u kërkua arrestimi i tij për procedimin penal të njohur si “5D”, që disa ditë më parë çoi pas hekurave drejtorët e Veliajt dhe njëkohësisht bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Të revoltuan, protestuesit e cilësuan Veliajn “hajdut” dhe shprehën bindjen se aferat korruptive të vartësve të tij janë bërë me bekimin e kryebashkiakut dhe kanë mbushur xhepat e tij. Vezët dhe mollët e lëshuara drejt fasadës së zyrës së Veliajt nuk munguan.

Protesta e thirrur nga grupimi “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, e nisur rreth orës 11:00, zgjati thuajse për 1 orë e 30 minuta dhe u zhvillua kryesisht e qetë.

Momente tensione mes protestuesve dhe policisë pati vetëm në disa momente, teksa efektivët ndaluan me forcë futjen e qytetarëve në ambientet e brendshme të bashkisë.

Pakënaqësi për veprimet e policisë shfaqën këshilltarët e opozitës në bashki, të cilët po ashtu nuk u lejuan të hyjnë brenda institucionit. Ilir Alimehmeti sqaroi se qëllimi i tyre ishte të dorëzonin në zyrën e protokollit kërkesën për mbledhje urgjente lidhur me çështjen “5 D”. Kërkesë që e dorëzoi vetëm në mbyllje të tubimit, pas shpërndarjes së protestuesve.

E teka qytetarët kërkonin para zyrës së Veliajt dorëheqjen dhe arrestimin e tij, një detaj interesant për vendndodhjen e Veliajt u dha nga ish-deputeti demokrat Belind Këlliçi. Nga megafoni i protestës, ku lajmëroi se protestat si kjo e sotmja do kthehen në periodike deri në largimin e Veliajt nga posti i kryebashkiakut, ai zbuloi se kreu i Bashkisë Tiranë kishte shkuar për drejtë “me anëtarët e tjerë të korruptuar të stafit”.

“Ndërkohë që ne jemi këtu në protestë, ndërkohë që anëtarët e këshillit bashkiak kërkojnë informacione për vjedhjet që kanë ndodhur, ndërkohë që jemi në ditë pune dhe anëtarët e këshillit bashkiak kanë gjithë të drejtën ligjore për t’u future në Bashkinë e Tiranës, a e dini ku po shkon Erion Veliaj? Po shkon të drekojë me pjesën tjetër të bandës së ‘5D’-së në restorantin e një banditi tjetër, administratorit të njësisë Farkë, Narit të Lundrës që nuk ka lënë tokë të fshatarëve e qytetarëve pa grabitur”, u shpreh Këlliçi.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1protesta te bashkiaVeliaj

Lajme të lidhura

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit
Aktualitet

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos
Aktualitet

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Para
Java e 30-të e Superiores, spikat Partizani – Vllaznia

Java e 30-të e Superiores, spikat Partizani – Vllaznia

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Një vatër e re zjarri është regjistruar ditën e sotme në zonën e Mallakastrës, e cila po afrohet drejt fshatit Drenije,...

Lexo më shumë
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26
Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Ekstradohet pas 30 vitesh Sokol Hoxha/ Sherri për një kasetofon solli vrasjen e dy vëllezërve në Patos

16:19 - 06/08/26
Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com