GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dorëhiqet deputetja e Macron, bleu të brendshme 2000€ me fondet e seminareve

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëhiqet deputetja e Macron, bleu të brendshme 2000€ me fondet e seminareve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një deputete franceze është tërhequr ditën e sotme nga zgjedhjet e pritura parlamentare pasi u zbulua se ka shpenzuar mijëra euro të fondeve për rroba dhe të brendshme.

Gjithashtu, Coralie Dubost raportohet se i kishte kërkuar ndihmësave të saj të kontrollonin punonjësit shtëpiakë dhe të merrnin veshjet e saj nga pastrimi kimik.

39-vjeçarja do të kandidonte për parlamentin me partinë e presidentit Emmanuel Macron derisa një raport i brendshëm i agjencisë së mbikëqyrjes së parlamentarëve u publikua papritur në media.

Nga ana tjetër mediat vendase bëjnë me dije se ajo kishte shpenzuar më shumë se 2000 euro në veshje, para të ruajtura për shërbime parlamentare.

Zonjusha Dubost ka shpenzuar gjithashtu pjesën më të madhe të rrogës së saj rreth 6000 euro në muaj, për udhëtime në plazh, sipas mediave vendase, madje trajtonte stafin e saj me fjalë ofenduese.

Pas publikimit të pretendimeve, gruaja e pamartuar tha: “Ka ardhur koha të tërhiqem nga jeta politike dhe t’i kushtohem familjes. Jam bërë objekt sulmesh të padrejta që kanë dëmtuar grupin tim politik.” Më tej ajo justifikohej: “Jam budallaqe, nuk jam dinake”, teksa sugjeronte se këshillimi i dobët nga ndihmësit e saj kishte kontribuar në shpenzimet e ekzagjeruara.

Zonjusha Dubost u votua për herë të parë në parlament si përfaqësuese e Herault në jug të Francës në 2017. Hetimet ndaj saj janë një siklet për partinë në një kohë kritike para nisjes së fushatës. Megjithëse partia e Macron ‘En Marche’ kryeson në sondazhe bashkimi i të majtës mund të jetë sfidë e ashpër për të.

Ndërsa së fundmi e djathta e Frontit Kombëtar me gjithë humbjen e ngushtë në presidenciale, shkon e fortë në zgjedhje. Marine Le Pen mori 41.5% të votave muajin e kaluar, që është më e larta që e djathta radikale ne France ka arritur ndonjëherë.

Etiketa: deputeteFranceMacron

Lajme të lidhura

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim
Botë

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Nga gara për Dhomën e Përfaqësuesve, te “lufta” për Senatin! Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit
Botë

Nga gara për Dhomën e Përfaqësuesve, te “lufta” për Senatin! Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesmandatit

15:29 - 03/11/26
21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)
Aktualitet

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

10:23 - 03/11/26
Para
3 emrat e Ramës për president, kryeministri zbulon detajet

Kandidatë nga opozita për presidentin e ri? Rama: Në këtë çështje jemi në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com