GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Dorëzohet kryebashkiaku i Londrës: Brexit nuk po funksionon

14:38 - 12/01/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëzohet kryebashkiaku i Londrës: Brexit nuk po funksionon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan ka pranuar faktin se Brexit nuk po funksionon. Ai është njëkohësisht dhe lider laburist i opozitës në Britaninë e Madhe. “Pas dy vitesh mohim dhe shmangie, tani duhet të përballemi me të vërtetën e vështirë: Brexit nuk po funksionon.Brexit ka dobësuar ekonominë tonë, ka thyer unitetin tonë dhe ka dëmtuar reputacionin tone. Unë nuk mund të hesht për dëmin e madh të shkaktuar nga Brexit,” theksoi Khan.

“Ne kemi nevojë për harmonizim më të madh me fqinjët tanë europianë, një ndryshim nga ky Brexit ekstrem dhe i vështirë”, i cili kryesisht kërkon “një debat realist për meritat e anëtarësimit në bashkimin doganor dhe tregun e vetëm”, theksoi ai.

Kjo kritikë, që i drejtohet qeverisë, ndryshon edhe nga qëndrimi zyrtar i opozitës laburiste, lideri i së cilës Keir Starmer, i cili është edhe kundërshtar i Brexit dhe ka premtuar se do të pranojë vullnetin e shprehur nga votuesit “për të rimarrë kontrollin”.

Starmer thotë se laburistët mund të rregullojnë problemet e marrëveshjes së daljes nga BE dhe “ta bëjnë Brexit-in të funksionojë”. Sipas kryebashkiakut të Londrës, “askush nuk dëshiron të shohë një rikthim në ndarjen dhe bllokimin që ka dominuar trupin tonë politik për pesë vjet”.

Por “realiteti është se City”, qendra e fuqishme financiare e Londrës, “po goditet rëndë nga humbja e kontratave dhe talenteve”, në të mirë të qyteteve të tjera europiane, si Parisi apo Amsterdami, nënvizon ai.

Mbështetja për Brexit nuk ka qenë kurrë kaq e ulët në Mbretëria e Bashkuar, me më pak se një e treta e britanikëve të cilët mendojnë se ishte vendimi i duhur, sipas një sondazhi të nëntorit nga instituti YouGov.

 

Etiketa: Britani e MadhekryebashkiakLonder

Lajme të lidhura

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?
Botë

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

18:29 - 26/03/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump kritika anëtarëve të NATO-s: Nuk kanë bërë asgjë për të na ndihmuar, nuk do ta harroj

15:07 - 26/03/26
Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër
Botë

Moment historik për Kishën e Anglisë, kurorëzohet Kryepeshkopja e parë femër

14:45 - 26/03/26
Para
Bullizmi në rrjete sociale, pse ndodh dhe si të ndalohet?

Bullizmi në rrjete sociale, pse ndodh dhe si të ndalohet?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë
Breaking Views

Takimi në Paris, Kurti bisedon me Macronin për sigurinë e Kosovës dhe raportet me Serbinë

20:08 - 27/03/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar për sigurinë e shtetit dhe raportet e vendit me Serbinë me presidentin e...

Lexo më shumë
Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

Në gjendje të dehur, 30-vjeçari plagos veten me thikë, përfundon me urgjencë në spital

19:44 - 27/03/26
Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

Zv/kryeministri i RMV, Nikoloski mbron Metën: Po mbahet në burg pa asnjë dosje, Rama e arrestoi me dajak

18:20 - 27/03/26
Mungon Rama, Nancy VanHorn mbledh ministrat dhe u jep porositë e Trump

Mungon Rama, Nancy VanHorn mbledh ministrat dhe u jep porositë e Trump

18:20 - 27/03/26
Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë

Pas daljes së Shqipërisë, mbyllet një kapitull: Botërori pa trajnerë brazilianë

17:48 - 27/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com