GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dosja “Babale”/ Shtyhet seanca ndaj Salianjit, deputeti: Prokuroria ka bërë një paçavure

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Apeli shtyu vendimin, Salianji: Manipuluan procesin me një dëshmitar të rremë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është shtyrë sërish në Apel seanca gjyqësore për deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë lidhur me dosjen “Babale”. Mësohet se seanca është shtyrë për më datë 9 nëntor në orën 14:00.

Pas daljes nga Gjykata, Salianji u shpreh se është gjetur sërish një sebep për të shtyrë seancën ndërsa shpjegoi edhe prezencën e deputetëve të opozitës në sallë ditën e sotme. Ai u shpreh se ata kanë qenë aty për të inkurajuar drejtësinë të bëjë punën e saj, ndërsa shtoi se është maxhoranca ajo që bën presione për të fshehur shkeljet e ministrave të vet.

“Për të vazhduar analogjinë është në pritje çështja tjetër. U gjet sebepi për ta shtyrë sërish seancën gjyqësore. Në publik ditën e parë që është bërë denoncimi ai që ka bërë akuzën dhe unë sot jam në gjykatë ka shkuar për të kryer dënimin e tij. Prokuroria ka bërë një paçavure. Unë nuk e di. Kjo çështje duhet të përfundonte me shpejtësi., Çështja ka dalë për të mos pasur një rishortim. Fakti që është hedhur një short drejtësia duhet të vazhdonte me shpejtësi. Nuk duhet të jetë avokati. Publiku pret të themi provat dhe ne presim drejtësi të shpejtë. Pjesëmarrja e deputetëve të opozitës në seancë gjyqësore është inkurajim për drejtësinë. Nuk kanë asgjë deputetët e opozitës përveç fjalës. Maxhorancat dhe qeveritë bëjnë presione ashtu si ka ndodhur në këtë rast”, tha Salianji.

Çështja “Babale” solli  dorëheqjen e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërsa Salianji akuzon edhe vëllain e ish-ministrit, Geron Xhafa si të lidhur me trafik droge. Sipas prokurorisë, kjo gjë nuk ishte gjë tjetër veçse një skenar që përfshiu dëshmitarin “X” dhe një shok të tij të joshur për përfitim personal.

Por Albert Veliu, njohur ndryshe si Babalja, u largua për azil politik, kurse bashkëpunëtori i tij, Fredi Alizoti, i vetmi që bëri burg sipas Gjykatës së Apelit u tërhoq nga apelimi, pasi e ka vuajtur dënimin.

Në këto kushte, Salianji pret të jetë dyfish i akuzuar, jo vetëm nga prokuroria por edhe nga Geron Xhafa për të cilin Gjykata e Apelit kërkoi të njoftohet për nisjen e procesit, pasi ka statusin e viktimës dhe të dëmtuarit.

Etiketa: dosjeKryesore1Salianji

Lajme të lidhura

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të
Breaking Views

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët
Breaking Views

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët

20:10 - 06/10/26
Para
“Asnjë reagim nga qeveria”, Lëvizja Studentore nuk tërhiqet nga protesta: Do luftojmë për dinjitet

“Asnjë reagim nga qeveria”, Lëvizja Studentore nuk tërhiqet nga protesta: Do luftojmë për dinjitet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti,...

Lexo më shumë
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com